Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH.
Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi pritet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Apelimit. Berberi ishte pezulluar më herët nga detyra, ndërsa ndaj tij u zhvillua një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Pasi u lirua nga drejtimi i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ai ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në sektorin e Analizës.
Berberi është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, ku dyshohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe ka ushtruar presion verbal ndaj saj, i pakënaqur me detyrën e re që i ishte caktuar. Pas raportimit të ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të Berberit, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale nisi procedurat për hetim disiplinor.
Ndërkohë, drejtoresha e Burimeve Njerëzore depozitoi kallëzim penal pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke pretenduar se është ofenduar dhe kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës. Në përfundim të procedurës disiplinore është vendosur përjashtimi i Gentian Berberit nga radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa vendimi pritet të marrë formë të prerë pas shqyrtimit nga Komisioni i Apelimit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
27 Qershor15:40
Lëkundje tërmeti në vend, epiqendra dhe magnituda
Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në zo...
AKTUALITET
27 Qershor15:23
EMRI/ Zënka me shokun e qelisë, e nxjerr të burgosurin "zbuluar"
Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit, i vënë javët e fundit nën lupën e verifikimeve ...
AKTUALITET
27 Qershor15:11
Bregdeti 2026, mes kaosit të çmimeve dhe alarmit për sigurinë
Këtë sezon turistik, qeveria ka ndërmarrë një reformë të thellë për administrimin e vijës bregdetare, duke ndr...
AKTUALITET
27 Qershor14:20
Zjarr në periferi të Vlorës, flakët shumë pranë banesave
Një zjarr ka përfshirë periferinë e qytetit të Vlorës, mesditën e kësaj të shtune, ndërsa flakët janë...
AKTUALITET
27 Qershor13:55
EMRI/ U dyshua për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, pushohet çështja për ish-gjyqtarin e Sarandës
Gjykata e Sarandës ka pushuar çështjen penale ndaj ish-gjyqtarit të saj Elidon Papazisi, i cili po hetohej për 3 vepra penale &l...
AKTUALITET
27 Qershor13:53
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Hetimi “peng” i celularit të Elvis Shkambit
Hetimet mbi vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit me 6 tetor të vitit të kaluar, kanë mbetur në...
AKTUALITET
27 Qershor12:49
Helmimi te Akademia e Sigurisë/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e kontrolleve ndaj SORI-Al
Policia e Tiranës ka nisur verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Siguris&eum...
AKTUALITET
27 Qershor11:42
E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën nga rrufeja
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Përmetit, ku një 68-vjeçar nga Ballabani ka humbur jetën pasi është go...
AKTUALITET
27 Qershor10:49
Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?
Nga Ola Xama
Që instalacioni i vendosur në ndërtesën e Kryeministrisë është kopshti privat i Edi Ramës nuk ka asnjë...
AKTUALITET
27 Qershor10:43
EMRI/ Pas sherrit për celularin, qëlloi me automatik servisin. Detaje të reja nga arrestimi i 18-vjeçarit në Babrru
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Babrru. Qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të një s...