Policia e Tiranës ka nisur verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, duke sekuestruar dokumentacionin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për kontrollet e kryera ndaj kompanisë private “SORI-Al”, e cila furnizonte me ushqim studentët.
Sipas policisë, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës ka marrë të gjithë dokumentacionin që disponon AKU për kontrollet e ushtruara ndaj këtij subjekti privat.
Dokumentet e sekuestruara përfshijnë periudhën nga janari i këtij viti deri më tani, me qëllim verifikimin nëse kompania është kontrolluar sipas procedurave dhe kërkesave ligjore.
Hetuesit po verifikojnë nëse ka pasur parregullsi gjatë kontrolleve të kryera nga institucionet përgjegjëse, të cilat mund të kenë ndikuar në helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë, rast i cili është përsëritur dy herë.
“Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon AKU për kontrollet që janë nënshtruar për subjektin privat SORI-Al.
Oficerët e policisë kanë marrë dokumentet në këtë institucion që nga janari deri më tani për të parë nëse kompania private është kontrolluar siç e parashikon ligji. Policia e Tiranës kërkon të zbulojë nëse ka parregullsi në kontrollet e ushtruara, që mund të kenë ndikuar në helmimin dy herë të studentëve të akademisë së sigurisë.
Grupi hetimor është në pritje të analizave zyrtare për të përcaktuar shkakun e vërtetë të helmimit të 64 studentëve të cilët u dërguan në spital me shenja të dukshme helmimi si dhimbje barku, të vjella, temperaturë etj.
Në varësi të përgjigjes së analizave që do merren në dispozicion nga institucionet, mund të ketë edhe urdhër ndalime për persona përgjegjës për helmimin e studentëve”,– thuhet në njoftimin e policisë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
27 Qershor11:42
E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën nga rrufeja
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Përmetit, ku një 68-vjeçar nga Ballabani ka humbur jetën pasi është go...
AKTUALITET
27 Qershor10:49
Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?
Nga Ola Xama
Që instalacioni i vendosur në ndërtesën e Kryeministrisë është kopshti privat i Edi Ramës nuk ka asnjë...
AKTUALITET
27 Qershor10:43
EMRI/ Pas sherrit për celularin, qëlloi me automatik servisin. Detaje të reja nga arrestimi i 18-vjeçarit në Babrru
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Babrru. Qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të një s...
AKTUALITET
27 Qershor10:38
FOTO- Zgjerohet skandali/ Pas tharjes së vaskave te Banjat e Bënjës në Përmet punimet e strukturës jashtë çdo standardi
Prej disa ditësh, opinioni publik është përballur me skandalin e tharjes së vaskave në Banjat Termale të Bënjës, ...
AKTUALITET
27 Qershor10:20
Skandali me ‘Tigrat 1 dhe 2’ në Vlorë/ Ferrunaj: Grabitqarët që po zhvatin 70 milionë euro, Balluku, Verdho e Elezi, përgjegjës
Ambientalisti Lavdosh Ferunaj ka vijuar me denoncimet ndaj TEC-eve në Vlorë, të ashtuquajturit ‘Tigrat 1 dhe 2, të cilët prej vit...
AKTUALITET
27 Qershor10:18
Parcelë me kanabis në Shkodër, arrestohen dy persona, procedohet kryeplaku
Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Terri...
AKTUALITET
27 Qershor09:48
E rëndë në Lezhë/ Godet vjehrrën me makinë për ta vrarë, arrestohet 28-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë, ku një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dysho...
AKTUALITET
27 Qershor09:43
Pronat në Orikum dhe Dukat, Prokuroria kontrolle të befasishme në banesat e ish-zyrtarëve të Hipotekës
Disa kontrolle të befasishme tek ish-zyrtarë të hipotekës së Vlorës dhe zyrat e këtij institucioni janë kryer të pr...
AKTUALITET
26 Qershor22:36
Edhe plazhet publike do të bëhen me pagesë
Pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka prezantuar disa vendi...
AKTUALITET
26 Qershor21:54
“Rama në siklet!” – Qytetarët vërshojnë me vendosmëri në rrugët e Tiranës: Jepe dorëheqjen!
Marshimi masiv i qytetarëve në Tiranë nuk ndalet. Për të 27-ën ditë në këtë cikël të gjatë tubi...