
Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës që Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhje.
Më 18 Nëntor, Këshilli Bashkiak i Tiranës iu drejtua me një letër Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Burgjeve, ku i kërkonte të lejonin Erion Veliaj që të merrte pjesë në mbledhjen e radhës, ditën e premte.
Por, SPAK nuk e ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak. Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025, dhe që atëherë nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Këshilli Bashkiak e shkarkoi nga detyra, por Veliaj u rikthye në postin e kryetarit nga Gjykata Kushtetuese.
Letra e Këshillt Bashkiak të Tiranës drejtuar SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve:
Të nderuar përfaqësues të institucioneve,
Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, e cila do të zhvillohet ditën e premte më datë 21/11/2025, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Tiranë.
Sipas Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, konkretisht:
Neni 58, pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.
Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështje të interesit publik.
Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:
– lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike,
ose, nëse kjo nuk është e mundur,
– mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).
Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.
Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Nëntor13:18
Meta: Rama mbrojti vjedhjet e fondeve të IPARD, prandaj SPAK nuk vepron
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas mbrojtjes që Edi Rama...
AKTUALITET
20 Nëntor13:17
''Balluku ka rënë politikisht''/ Gazetarja Lala: Dje në Kuvend dha mesazhe të koduara
Gjykata e posaçme Anti Korrupsion ka marrë sot masa sigurie pezullim dhe detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Gazetarja Klodiana Lala k...
AKTUALITET
20 Nëntor13:07
Si ra SPAK në gjurmët e Ballukut?/ Evis Berberi kishte ruajtur të gjitha bisedat në telefonin e bashkëshortes
Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerë detaje të reja për dosjen e Belinda Ballukut.
Nga hetimet rezulton se Evis Berberi kishte marrë masa q&...
AKTUALITET
20 Nëntor13:03
Balluku mund të jetë përgjuar dhe mbajtur nën vëzhgim ashtu si Ilir Beqaj
Detaje të reja kanë dal nga vendimi i GJKKO sot për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku si dhe blloki...
AKTUALITET
20 Nëntor12:54
Balluku pritet të dorëzojë sot detyrën/ Çfarë ndodh me mandatin e saj si deputete?
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, është tashmë n...
AKTUALITET
20 Nëntor12:47
Zgjerohen hetimet ndaj Ballukut, një tjetër tender miliona eurosh del në skenë
Pas hetimeve për ''Tunelin e Llogarasë, një tjetër tender ai i Unazës së Madhe është objekt hetimi për Belinda Ba...
AKTUALITET
20 Nëntor12:32
Belinda Balluku shkon me urgjencë në Kryeministri/ GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i bllokoi pasaportën
Pas zyrtarizimit të masave për Belinda Balluku nga ana e GJKKO, kjo e fundit ka shkuar me urgjencë në kryeministri, aty ku ndodhet dhe Edi...
AKTUALITET
20 Nëntor12:22
GJKKO pezulloi Ballukun, vjen reagimi i parë nga PD, Salianji: Rama të japë dorëheqjen
Pak pasi GJKKO pezulloi sot nga detyra Belinda Ballukun, duke i kërkuar të dalë menjëherë nga zyra, ka ardhur reagimi i parë nga...
AKTUALITET
20 Nëntor12:23
''Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe''/ BIRN: Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Ballukun dhe i bllokon pasaportën!
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda...
AKTUALITET
20 Nëntor12:18
SPAK thellon hetimet ndaj Ballukut: Pas tunelit të Llogarasë, del në skenë edhe një tjetër tender abuziv
Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë të re sa përket zëvendënës kryeministres Belidna Balluku.
Akuza është p&eu...