Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANË- Kur mbeten edhe pak orë nga mesha tradicionale e Krishtlindjes, klerikët katolikë dhe ata ortodoksë i’u drejtuan besimtarëve me urimet për lindjen e Jezu Krishtit dhe me mesazhin e përvitshëm me rastin e kësaj feste.
Arqipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, u kujtoi besimtarëve se viti 2024 shënoi një nga momentet më të rëndësishme për kishën, atë të lumnimit të dy martirëve të rinj, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova.
“Si Kishë në Shqipëri, më 16 nëntor të këtij viti, morëm një hir të madh me Lumnimin e Martirëve tanë Luigj Paliqi dhe Gjon Gazulli: dy shembuj të mrekullueshëm të bashkëpunimit aktiv me Hyjin për shpëtimin e botës. Sakrifica e jetës së tyre, në fakt, nuk ishte qëllim në vetvete, por kontribuoi në rivendosjen e drejtësisë dhe të paqes në popullin e tyre: në këtë mënyrë ata u bënë instrumente në duart e Hyjit për shpëtimin e vëllezërve dhe të motrave të tyre që ndodheshin në vështirësi të mëdha”, deklaroi ai.
Përmes mesazhit të tij, imzot Massafra, uroi besimtarët që shpresa të mos mungojë kurrë në zemrat e tyre dhe që secili të bëjë më të mirën dhe të angazhohet në jetën kishtare dhe shoqërore.
“Të gjitha familjeve të kësaj toke të dashur shqiptarë dhe në veçanti atyre të kësaj Arqipeshkvie, ju uroj që të kenë marrëdhënie të shëndosha sipas modelit të Familjes së Shenjtë. Të rinjve ju uroj që t’i hapen jetës, që të mos shkurajohen në ndërtimin e të ardhmes së tyre duke ndjekur rrugën e të mirës. Atyre që ende jetojnë në vështirësi sociale dhe ekonomike, ju uroj që të gjejnë mbështetjen e institucioneve përkatëse”, tha imzot Massafra.
Ndërsa Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, thotë në mesazhin e tij se kremtimi i vërtetë i Krishtlindjeve duhet të jetë aktualizimi dhe përjetimi i kësaj ngjarje në vetë qënien e besimtarëve, sepse vetëm kështu krishti do të jetë i gjallë dhe i pranishëm në jetën e tyre.
“Bota po përballet me kriza të shumta ekonomike, luftëra dhe varfëri. Sot, më shumë se kurrë, është i nevojshëm rigjallërimi i një jete shpirtërore, sepse krizat ekonomike, luftërat dhe varfëria burojnë nga një krizë shpirtërore. Pa e shëruar krizën shpirtërore, nuk mund ta shërojmë atë ekonomike dhe nuk mund të kemi paqe dhe pa paqe do të kemi vazhdimisht luftëra, konflikte dhe varfëri”, deklaroi ai.
“Të mos mendojmë vetëm për veten tonë, por edhe për të gjithë të tjerët, sidomos për të varfërit dhe për njerëzit në nevojë” u shpreh në mesazhin e tij Mitropoliti Joan.
“Duhet të jemi të pranishëm në jetën e përditshme të shoqërisë, për të përhapur, jo vetëm me fjalë, po me vepra dhe me shembull personal, frymën e ngrohtë të dashurisë dhe dhembshurisë ndërmjet njerëzve, për të mos lënë shoqërinë njerëzore të ngrijë nga era e akullt e egoizmit dhe arrogancës dhe të fragmentohet nga indiferenca dhe apatia”.
Në mesazhet e tyre për Krishtlindjen, klerikët po u bëjnë thirrje besimtarëve që të reflektojnë për periudhën që po kalon shoqëria shqiptare si dhe për promovim të dashurisë për njëri-tjetrin dhe për mjedisin./VOA
GREQI- Një 50-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur ditën e sotme në Varkiza të Athinës nga bashkëkombasi i tij. Ndë...
TIRANË- Trafik i rënduar raportohet këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan. Mësohet se trafiku i makinav...
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 50-vjeçarit shiptar në Greqi. Mësohet se autori që e që...
GREQI-Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 50-vjeçarit shiptar në Greqi. Fillimisht policia greke ësht&e...
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Varkizas në Greqi, ku si pasojë ka mbetur i plagos...
TIRANA- Imzot Arjan Dodaj dha sot një mesazh për të gjithë besimtarët katolikë në vigjilje të festës së Kris...
Kampi GJADËR- Kampi i Gjadrit ka tërhqeur vëmendjen e mediave ndërkombëtare. "The Guardian" ka shkruar një tjetër a...
Te dhenat TIRANË- Ekonomia e vendit u rrit me 4.09% në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 si rrjedhojë e ecurisë pozitive ...
DURRËS- Një 56-vjeçar në Durrës ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka vjedhur katër bateri në kabinat e n...
policia e shtetit TIRANË- Policia e Shtetit ka shtuar vigjilencën dhe gatishmërinë për të garantuar mbarëvajtj...