Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Në 6 tetor në qendër të Tiranës, në një sallë të Gjykatës së Apelit jo shumë larg Kuvendit të Shqipërisë, u vra gjyqtari Astrit Kalaja, duke shënuar një nga ngjarjet më të rënda në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e alarmit për mungesën e sigurisë në gjykata.
Të martën në Kuvend, çështja e sigurisë në gjykata u bë pjesë e debatit për projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2026, ku sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, Ministria e Financave nuk ka plotësuar kërkesën për 340 milionë lekë për këtë qëllim.
“Bëhet fjalë për çdo element të sigurisë, detektorë, skanera, e elementë të tjerë që nuk i kemi marrë. Ky fond është marrë vetëm në 2023, por procedurat e prokurorimeve nuk kanë përfunduar. Tek ajo që kërkojmë përfshihet dhe 340 milionë për sigurinë në gjykata”- tha kryetari i KLGJ-së, Ilir Rusi para Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
Edhe pse buxheti për KLGJ ka pësuar rritje, përsëri KLGJ u ankua se buxheti i miratuar është 26% më pak se ai i kërkuar, pasi Ministria e Financave ka refuzuar kërkesën për 2 miliardë lekë, që parashikohej për investime në infrastrukturën e godinave dhe rritjen e sigurisë.
Rusi u tha deputetëve se investimet në infrastrukturë dhe siguri duhet të shkonin paralel.
“Mund të çojmë një detektor, por kur s’ka vend ku të vendoset ska vlerë”- tha ai për të ilustruar problematikën me mungesën e godinave.
Gjithsesi, Rusi tha se, edhe nëse fondi i kërkuar nuk do të miratohet Rusi tha se KLGJ ka parashikuar që nga fondet për investime një pjesë e tyre, 57 milionë lekë do të dedikohet për sihgurinë, ashtu siç ka ndodhur dhe në vitet e tjera.
Kreu i KLGJ-së u ankua po ashtu për mungesën e trojeve për ndërtimin e godinave të reja të gjykatave në rrethe në zbatim të hartës së re gjyqësore ose vendosjen në dispozicion të godinave ekzistuese në shërbim të gjykatave.
Edhe numri shtesë i punonjësve të miratuar nga ministria prej 100 specialistësh për gjykatat nuk ka kënaqur kërkesën e KLGj që ishte dyfish i kësaj shifre.
Kërkesat e KLGJ-së u mbështetën nga mazhoranca dhe opozita si të drejta dhe komisioni I kërkoi Ministrisë së Financave që të shikonte mundësinë e plotësimit të tyre para se buxheti të shkonte për miratim.
Kryetari i komisionit, Ulsi Manja, i sugjeroi Ministrisë së Financave që të ketë në vëmendje që KLGJ të marrë numrin më të madh të punonjësve kur të miratohet numri i punonjësve me kontratë.
“Është fati i 140 mijë familje që presin nga dosjet stok”- tha ai duke argumentuar propozimin e tij për shtim stafi për gjykatat, si një nga shërbimet më të rëndësishme për publikun.
Ndërsa për fondin e investimeve Manja e lidhi përgjigjen e ministrisë me mosrealizimin e zërit të investimeve të parashikuara për vitin 2025, ku institucioni ka shpenzuar deri më tani vetëm 9.1 përqind të fondit të akorduar.
Gjithsesi Manja la detyrë përfaqësuesve të ministrisë dhe relatorit të buxhetit në komision që të shqyrtohet mundësia për akordimin e buxhetit për sigurinë në gjykata.
“Duhet të dakordësojmë buxhetimin në këtë zë, na takon që ta mbështesim KLGJ, siguria në gjykata është primare”- tha ai.
Edhe nënkryetari opozitar i komisionit, Oerd Bylykbashi, mbështeti kërkesat e KLGJ-së dhe kërkoi që komisioni i Ligjeve të bëjë presion ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave që vijnë nga institucionet e drejtësisë.
“Qeveria të heqë dorë nga shpenzime luksi dhe këto para t’i transferohen KLGJ-së. Është thelbësore që sistemi i drejtësisë të funksionojë pa kthyer kokën në siklet nëse qeveria i jep para apo jo”- tha ai. /Birn/
Një atentat i mirëfilltë mafioz, ka ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, që konsiderohet si zona më e sigurt në vend. Gi...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokuroren e Tiranës, Miranda Bushi, duke lënë në...
42-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në vitin 2011 është bër&e...
Një atentat i mirëorganizuar ka tronditur zonën pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilman Dani dhe u plagos rënd&e...
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin e ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheq...
Pak minuta pas atentatit me armë zjarri në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, autorët dogjën automjetin në fshatin Halil. Bren...
Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi atentatin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në vendin e njohur si rr...
Në të njëjtën orë që ministrja e Brendshme Albana Koçiu deklaronte me krenari në komisionet parlamentare se &ldqu...
Gazetarja Klodiana Lala i ka quajtur autorët e atentatit të ndodhur në Rinas, si profesionistë dhe të mirë organizuar. Ajo u shp...
Euronews Albania ka kontaktuar burime nga Spitali i Traumës në Tiranë për të marrë informacionet më të fundit rreth gj...