Aksident në aksin Berat-Ura e Kuçit/ Automjeti përplas 40-vjeçarin me biçikletë
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Mësohet se n...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Mësohet se n...
Cagliari dhe Juventusi e mbyllën ndeshjen mes tyre me barazimin 1-1, por pas fërshëllimës së fundit të arbitrit u regjistruan mo...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të Kimberly Guilfoyle nga post...
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhu...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po vijon sulmet, pavarësisht njoftimit për një armëpushim energjetik të...
Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Pogragjë të Gjilanit, në Kosov&...
Presidenti ukrainasm Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është i gatshëm të organizojë zgjedhje në Ukrainë nëse preside...
Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në i...
Vijon marshimi i protestuesve në protestën e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë n&e...
Në moshën 63-vjeçare, Demi Moore duket se ka hyrë në një nga kapitujt më të lirë dhe më të qetë ...

Në 29 nga 30 kontratat e punëve publike të audituara në Ministrinë e Bujqësisë dhe strukturat e saj, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi diferenca mes volumeve të punimeve të likuiduara dhe atyre të kryera realisht.
Vlera për të cilën KLSH-ja kërkon rikuperimin e dëmit ekonomik arrin në 18.7 milionë lekë me TVSH, ndërsa auditimi ka gjetur edhe objekte të kolauduara e të marra në dorëzim pa dokumentacionin e kërkuar të ndërtimit.
Kontrolli përfshin kontrata të zbatuara gjatë periudhës 2019-2024. Nga 30 kontrata të përzgjedhura për auditim, vetëm në një prej tyre nuk u raportuan diferenca të tilla, ndërsa në 29 të tjerat KLSH gjeti volume punësh të pakryera në kundërshtim me kontratat e sipërmarrjes.
Për këto raste, audituesit i kanë rekomanduar Ministrisë së Bujqësisë të marrë masa për arkëtimin e rreth 18.7 milionë lekëve, të cilat përfaqësojnë vlerën e punimeve të likuiduara, por të pakryera. Në total, masat për shpërblim dëmi të lidhura me auditimin arrijnë rreth 19.1 milionë lekë, ku pjesa kryesore vjen pikërisht nga kontratat e punëve publike.
Gjetjet shtrihen në një numër investimesh infrastrukturore, kryesisht në veprat e ujitjes, kullimit, mbrojtjes lumore dhe objekte të tjera në administrim të Ministrisë. Vetëm gjatë vitit 2020, Ministria realizoi gjashtë procedura për punime ndërtimore me vlerë rreth 1.16 miliardë lekë pa TVSH, ndërsa në 2021 u realizuan 12 procedura me vlerë rreth 762.7 milionë lekë dhe në 2022, 23 procedura me vlerë 855.1 milionë lekë.
Nga auditimi nuk rezultuan vetëm diferenca në volumet e punimeve. KLSH-ja gjeti edhe pesë objekte të marra në dorëzim dhe të likuiduara pavarësisht problematikave me lejen e ndërtimit ose deklaratën paraprake të punimeve.
Mes tyre është “Rrëshqitja Lekël”, ku nuk ishte zgjatur leja në përputhje me afatin e punimeve; rehabilitimi i V-2 në Dropull, ku mungonte deklarata paraprake; mbrojtja nga lumi Vjosë në Kashishtë; rehabilitimi i argjinaturës së Tonës, segmenti Tarin-Perlat; si dhe Markata e Peshkut me Shumicë në Vlorë, për të cilën KLSH-ja konstatoi mungesën e lejes së ndërtimit.
KLSH-ja konstatoi gjithashtu mungesë të dokumenteve kryesore teknike në dosjet e zbatimit, të nevojshme për të provuar kontrollin e cilësisë së punimeve. Raporti thotë se kjo gjë dobëson gjurmueshmërinë e procesit të mbikëqyrjes, kolaudimit dhe certifikimit të sasive dhe materialeve përpara pagesës.
Në rekomandimet përfundimtare, KLSH-ja kërkon që Ministria të rikuperojë dëmin nga sipërmarrësit për punimet e likuiduara dhe të pakryera dhe që objektet të mos kolaudohen pa lejet dhe dokumentacionin teknik të kërkuar./ekofin.al
Tre shqiptarë, të moshës 19, 21 dhe 22 vjeç, u arrestuan në Rrugën Kombëtare Kalamata-Pylos nga oficerët e policis&e...
Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Tirana drejt Napolit është shoqëruar me momente tensioni për pasagjerët, pasi avioni n...
Policia ka reaguar me një informacion shtesë për shpërthimin e automjetit tip “Benz” në lëvizje në Gjirokast&eu...
Një shpërthim me lëndë plasëse tritol ka tronditur Gjirokastrën mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:0...
Në maj të vitit 1959, nga Bruklini i Amerikës, At Vasil Dhimitri i Kishës Ortodokse Shqiptare i shkruante Enver Hoxhës për lirim...
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë disa përmbytje në rrugët kryesore të qytetit të Vlorës, duke kri...
Personi në foto është Beqir Devolli, 48-vjeçari i cili humbi jetën orët e para të mëngjesit të sotëm ...
Pritet rënie e vlerave barike, duke bërë që në vendin tonë vranësirat dhe shirat të jenë prezente që në...
Të premten, më 9 tetor, gjykata e Nicës në Francë dënoi një muzikant me katër vjet burg, një prej të cilave ...
Vdekja tragjike e 16-vjeçarit shqiptar Asllan Gjana në një fushë futbolli në Thasos të Greqisë nxiti reagimin e menjëh...