AKTUALITET

Konkurrenca me hotelet dhe informaliteti deri në 50%

n.f Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2025, 07:18

Konkurrenca me hotelet dhe informaliteti deri në 50%

TIRANË- Turizmi mbetet një nga sektorët më informalë në vend. Deri në vitin 2022, kur janë të disponueshme të dhënat e fundit të INSTAT, të ardhurat nga shitjet neto në sektorin e akomodimit ishin 32 miliardë lekë, ose rreth 320 milionë euro dhe kishte rreth 12 mijë të punësuar.

Sipas listës zyrtare të Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, për strukturat akomoduese sipas kategorizimit, në korrik 2024 ishin 1845 struktura në të gjithë vendin, që ndahen në hotel, bujtinë, njësi fjetje me mëngjes. Deri në fund të vitit 2022, njësitë akomoduese të regjistruara kishin rreth 50 mijë dhoma dhe mbi 110 mijë shtretër, sipas INSTAT.

Gjatë dy viteve të fundit, numri i tyre vlerësohet të jetë shtuar pas investimeve në zgjerimin e “FAFA Resort”, ndërtimit të hotelit të “Melia” në Gjirin e Lalëzit dhe të shumë hoteleve të tjera.

Gjithsesi, të dhënat nga AirDNA tregojnë se sektori i turizmit të qirasë afatshkurtër ka marrë një zgjerim të madh, pjesa më e madhe e të cilit mbetet informal.

P.sh., të ardhurat e gjeneruara vetëm përmes qiradhënies nga platforma Airbnb në vitin 2024 ishin 85 milionë euro, ose 25% e të gjithë sektorit formal në 2022, ndërsa ishin mesatarisht rret 20 mijë njësi banimi të listuara. Aktorët e tregut pohojnë se platforma tjetër Booking sjell më shumë qiramarrës dhe një pjesë e madhe e tij, përveç hoteleve, sërish mbetet informale.

Në fund të vitit 2023, me kërkesë të autoriteteve shqiptare, platforma Booking, nëpërmjet një njoftimi, u ka kërkuar pronarëve të apartamenteve se nëse nuk deklarojnë NIPT-in, do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban Booking.

Synimi i Tatimeve ishte që përmes këtyre pagesave të identifikohen individët e regjistruar në këtë platformë, pasi të dhënat nga pagesat e kryera nga Booking do t’i dërgohen Drejtorisë së Tatimeve, por kjo nismë duket se ka mbetur pezull, për shkak të vështirësive në identifikimin e pronarëve.

Së fundmi, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pohoi se në kuadër të rritjes së turizmit dhe monitorimit të tij, do të krijohet platforma E-Visitor, që nga viti 2025 do të mbledhë të dhëna të sakta për numrin e vizitorëve dhe rezervimet nga platformat si Airbnb dhe Booking.

“Kjo platformë do të ndihmojë në uljen e informalitetit nga strukturat e akomodimit dhe në përmirësimin e monitorimit të sektorit turistik”, – tha ministrja.

Rritja e turizmit ka nxitur dhe investimet në hoteleri, sidomos në zonat bregdetare. Vitet e fundit është shtuar numri i hoteleve që renditen në listën e më të mëdhenjve, si nga xhiro, ashtu dhe fitimi.

Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, në vitin 2023, qarkullimi vjetor i 8 hoteleve më të mëdha në vend ishte 6.8 miliardë lekë, ose rreth 68 milionë euro, ndërkohë që të ardhurat e tregut të Airbnb ishin 50 milionë euro në 2023 dhe 85 milionë euro në 2024.

Në total për 2024 u regjistruan 1.28 milionë net-qëndrime nëpërmjet Airbnb, me rritje prej 70% me bazë vjetore, pjesa më e madhe e të cilave mbeten të padeklaruara. Vetëm në gusht u shënuan 271 net-qëndrime në AirBnb, që sipas të dhënave të tjera të INSTAT përbën rreth 23% të totalit për gushtin.

Nëse vlerësohet që po kaq net-qëndrime janë gjeneruar dhe nga Booking, informaliteti në këtë sektor është rreth 50%.

“The Plaza Tirana” është hoteli më i madh në vend dhe deklaroi të ardhura prej 1.15 miliardë lekësh në vitin 2023, me tkurrje prej 13% me bazë vjetore. Edhe fitimet ranë me 19% në 97 milionë lekë. Norma e fitimit ishte vetëm 8%.

Sipas burimeve nga kompania, ecuria negative lidhet kryesisht me zhvlerësimin e Euros, që ka ulur ndjeshëm të ardhurat, si dhe informalitetin e lartë në treg, që nuk e mundëson vendosjen e çmimeve të larta sipas kategorizimit të yjeve.

“Rafaeolo Resort” është struktura e dytë më e madhe hoteliere në vend. I vendosur në Shëngjin prej gati dy dekadash, është zgjeruar vit pas viti.

I nxitur nga kërkesa e lartë e turistëve nga Kosova, është ndër të parët që zbatoi konceptin e “all inclusive” (të gjitha të përfshira). Edhe ky hotel po vuan nga rënia e Euros. Të ardhurat në vitin 2023 ishin 1.14 miliardë lekë, me tkurrje 20% me bazë vjetore.

Edhe fitimet ranë me 68% në 179 milionë lekë. Norma e fitimit zbriti në 15.6%. Bledar Shima, Menaxher i “Maritim Rafaelo Resort” pohon se “kostot llogarisim se janë rritur diku te 15-20% dhe peshën kryesore e mban zhvlerësimi i Euros”.

“Management Hospitality Albania”, që ka në menaxhim hotelin “Melia” në Gjirin e Lalëzit, një investim i “Concord Investment”, dhe pjesë e zinxhirit spanjoll të hotelerisë, “Melia” ka deklaruar të ardhura prej 1.2 miliardë lekësh në vitin e parë të plotë të aktivitetit, duke u ngjitur në resortin e tretë më të madh në vend.

Fitimet ishin 224 milionë lekë, me një normë prej 18.7%. Juan Tuñon, Menaxher i Përgjithshëm i “Melia Durrës” pohon se “Melia” e identifikoi vizionin e turizmit pesë vjet më parë, “prandaj ne kemi nënshkruar tashmë 19 projekte me markën tonë për pesë vitet e ardhshme.

Hyrja e markave të tjera ndërkombëtare do të rrisë konkurrencën e destinacionit. Shumëllojshmëria e segmenteve të tregut do ta bëjë vendin më tërheqës, por është thelbësore që këto segmente të përcaktohen qartë sipas zonës”.

“Golden Eagle”, që menaxhon “Rogner Tirana” raportoi gati 800 milionë lekë të ardhura, me tkurrje të lehtë vjetore 1%. Shoqëria rezulton me humbje.

“Grand Blue FAFA Resort” është struktura më e madhe hoteliere në zonën e Durrësit dhe Golemit. E hapur në vitin 2020, shoqëria realizoi të ardhura prej 756 milionë lekësh në 2023, me zgjerim prej 29% me bazë vjetore dhe fitime prej 48 milionë lekësh.

Struktura tjetër “FAFA Resort” raportoi të ardhura prej 700 milionë lekësh në vitin 2023 dhe fitime 171 milionë lekë. Të dyja strukturat së bashku qarkulluan gati 1.5 miliardë lekë, duke e bërë grupin “Fafa” më të madhin në vend nga të ardhurat sa u përket njësive akomoduese në bregdet.

“Ne aktualisht si grup kemi rreth 850 dhoma apo 1800 shtretër. Sigurisht që dëshira dhe planet tona janë për t’u zgjeruar, por mundohemi që të bëjmë hapa sipas mundësive që kemi”, pohon Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”.

Ai shton se kostot kanë shënuar gjithashtu rritje, “por ajo që realisht na ka rënduar më shumë është zhvlerësimi i Euros”. Po në zonën e Golemit “Brilant Hotel & SPA” dhe “Bonita” kishin të ardhura nga rreth 500 milionë lekë secila.

“Geci” që administron “Hotel Tirana”, raportoi të ardhura vetëm nga Hoteli prej 663 milionë lekësh, ose 27% të totalit të aktivitetit./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan