AKTUALITET

Tenderët/ Në 2024 shfaqën problem me zbatimin 78 kontrata, nga vonesat tek ndërprerja e njëanshme

n.f Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 11:36

Tenderët/ Në 2024 shfaqën problem me zbatimin 78 kontrata, nga

TIRANË- Të paktën 78 kontrata që kanë objekte të ndryshme në përbërje të tyre kanë shfaqur probleme me zbatimin gjatë vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) tregojnë se nisur nga numri total prej 2615 raportimeve për zbatimin e kontratës, të dërguara pranë APP, 2.98 % e tyre kanë patur problematika gjatë zbatimit.

Konkretisht pjesën më të madhe të tyre e përbën problematika e vonesave në zbatim ku autoritetet kanë aplikuar penalitete ndaj kontratktorëve përkatës në 28 kontrata. Raporti i APP vlerëson se për 10 kontrata, raportohet aplikim penalitetesh, por pa dhënë arsyet ndërkohë që për 2 kontrata, raportohen vonesa në zbatimin e kontratës, por pa raportuar masat e marra.

Po kështu për 10 kontrata, raportohet mospërmbushje e detyrimeve kontraktuale, ku në 2 raste raportohet njëkohësisht edhe aplikimi i penaliteteve për vonesa në dorëzim për pjesën e zbatuar të kontratës. Para hyrjes në fuqi të ndryshimeve të LPP (ligjit për prokurimet publike), në rastet që autoritetet kontraktore nuk kanë raportuar për paraqitjen e kërkesës për përjashtimin e operatorëve ekonomikë, ka informuar Drejtorinë Juridike për situatën e raportuar.

Për 4 kontrata, raportohet se kontrata nuk është realizuar sipas kushteve të saj, por në vijim kontraktori ka korrigjuar mospërmbushjen. Për 1 kontratë, raportohen vonesa për marrjen në dorëzim, për shkak të mosparaqitjes së një anëtari të marrjes në dorëzim.

Sipas APP për një tjetër 1 kontratë raportohen problematika, pasi megjithëse kontraktori ka realizuar shërbimet objekt kontrate për mirëmbajtjen e printerit, ai vazhdon të mos funksionojë kurse për 7 kontrata, raportohen pezullime punimesh, apo vonesa në fillimin e zbatimit të kontratës, për shkak të problematikave që lidhen me lirimin e sheshit të ndërtimit, apo marrjen e lejeve të nevojshme për ecurinë e punimeve objekt kontrate, apo problematikave që ndikonin në realizimin e kontratës.

Autoritetet kanë raportuar se për 9 kontrata, ka pasur ndërprerje /përfundim të saj para afatit apo mosrealizim në vlerën e plotë të tyre, për shkak të ndryshimit të nevojave të autoritetit kontraktor, apo ndryshimit të çmimeve në treg për mallrat objekt kontrate.

Në fund për 2 kontrata, raportohet ndërprerje e njëanshme e kontratës nga kontraktori, pasi pretendonte se kishte llogaritur gabim ofertën e tij. Në këtë rast autoritetet kontraktore kanë paraqitur pranë APP kërkesë për përjashtim të operatorit ekonomik.

Për 4 kontrata raportohen problematika, pasi kontraktori edhe pse ka realizuar shërbimet, nuk ka paraqitur çdo muaj faturat e shërbimeve të dhëna, por ka paraqitur vetëm 1 faturë në përfundim të kontratës, si dhe raportohen probleme financiare./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë