Tabaku sfidë socialistëve: Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë! Provoni të ikni njëri nga ju në protestë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Një moment i tensionuar është regjistuar gjatë protestës para Kuvendit, ku policia ka përdorur ujë me piper në drejtim t...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugë...
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kan&eum...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...
Prokuroria e Fierit ka lëshuar 10 ma sigurie për zyrtarët e drejtorisë së transportit rrugor në Fier nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Më konkretisht, Prokuroria kërkon masën e sigurisë për shtatë teknikë të kolaudimit, të cilët kanë kolauduar automjete në kundërshtim me rregullat.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dha masa sigurie për dhjetë persona, zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rajonal Fier për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i krimit”, të parashikuara nga nenet 248, 244/1, 259/1 e 25, dhe 300, të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1173, datë 14.09.2023, filluar mbi bazën e materialeve të referuara nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se shtetasit A.M, S.K, M.G., E.S., J.V, L.M. dhe E.Sh., punonjës të Qendrës së Kontrollit Teknik, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si specialistë të kontrollit teknik, me veprime dhe mosveprime, kanë nxjerrë kalues në kontrollin teknik automjete me defekte teknike që përbëjnë rrezik për qarkullimin rrugor, që pëmbajnë elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në rrethanën rënduese “më shumë se një herë”, parashikuar nga neni 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal.
Po ashtu, ka dyshime se personat nën hetim D.H. dhe J,.Q., në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë dhënë shumën prej 2000 (dymijë) Lek punonjësve të DRSHTRr, Fier, për të nxjerrë kalues në kontrollin teknik automjetin e shtetasit nën hetim J.Q., që përmbajnë elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, prg.1, dhe 25, të Kodit Penal, si dhe të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i Kodit Penal.
Nga hetimi, gjithashtu ka rezultuar se shtetasi nën hetim D.N., gjatë një komunikimi telefonik i ka ofruar përfitim të parregullt me vlerë të pacaktuar, shtetasit nën hetim J.V, punonjës i Qendrës së Kontrollit Teknik, në DRSHTRr, Fier, për procedurën e kalimit të kontrollit teknik të një mjeti. Shtetasi nën hetim J.V. e ka kaluar mjetin dhe nuk e ka kallëzuar këtë krim në organet e ndjekjes penale.
Në kuadër të kësaj çështje penal, është kërkuar masë sigurimi dhe u caktua masa e sigurimit për dhjetë persona nën hetim, si më poshtë:
- Caktimin e masave të sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore ”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.K., E.S, M.G, L.M. dhe E.Sh., sit ë dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore ”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim J.V., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal, si dhe vepërn penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300, i Kodit Penal
- Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personave nën hetim D.H. dhe J.Q, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, prg. 1, e 25 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim D.N., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244, prg. 1, i Kodit Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin për hetimin me përparësi të grupveprat që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.
Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje në lidhje me rastin e efektivit të policisë në Këlcyrë, i cili dyshohet se...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Skënderbeg”, pranë Fakultetit të Infermierisë, ku një ...
Kjo godinë e ndërtuar për akomodimin e studentëve, me fonde të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimit Europian, me stan...
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku shoferi i një Prokurori të SPAK është vë...
Lirohet në sallën e gjykatës italiani Davide Pecorelli i cili u akuzua se kishte inskenuar vdekjen e tij. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ra...
Është duke u zhvilluar projekti kryesor për rindërtimin e 25 kilometrave të linjës hekurudhore nga Podgorica deri në kufirin ...
Qeveria ka përfshirë në programin e saj për “Infrastrukturën Moderne” një projekt ambicioz që titullohet “R...
Vrasja e Pëllumb Metës në Shënvlash, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të birin Hysni Meta. Më ...
Në Gjykatën e Posaçme, seanca për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për në 23 shtator ora 10:0...
Dyshohet se pastroi dhomën ku i biri vrau 22-vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula, duke hequr gjakun me lecka dhe detergjent. Kjo është ajo q&...