Qeveria ka përfshirë në programin e saj për “Infrastrukturën Moderne” një projekt ambicioz që titullohet “Rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër”. Në letër, kjo iniciativë synon ngritjen e një shoqërie shtetërore, MobAl, vënien në funksion të rreth 100 autobusëve elektrikë dhe ofrimin e transportit shkollor në disa zona të vendit. Por, pas leximit me kujdes, programi ngre më shumë dyshime sesa garanci.
Shoqëria shtetërore MobAl – shërbim publik apo monopol?
Krijimi i një kompanie shtetërore për transport publik ngre pikëpyetje të forta: A do të hyjë kjo shoqëri në konkurrencë me operatorët privatë, apo do të marrë monopolin e shërbimit? Si do të financohet – nga buxheti i shtetit apo përmes kredive dhe PPP-ve? Deri më sot, nuk ka transparencë mbi modelin ekonomik që do të ndjekë MobAl.
Prioritet turizmi, jo qytetarët
Në fazën e parë, MobAl parashikon të ofrojë shërbim në 7 itinerare turistike kombëtare. Kjo lë të kuptohet se prioritet nuk janë qytetarët që përdorin transport publik çdo ditë, por imazhi turistik i vendit. Ndërkohë, transporti urban e ndërqytetas mbeten jashtë vëmendjes së programit.
Transporti shkollor – vetëm për tre zona
Një tjetër element është ofrimi i transportit shkollor në vetëm tre zona strategjike: veri, jug dhe juglindje. Po nxënësit në pjesën tjetër të vendit, që gjithashtu përballen me mungesë aksesesh? Ky kufizim e bën nismën të pjesshme dhe jo gjithëpërfshirëse.
Në fund, projekti për “Rrjetin kombëtar të transportit publik dhe të gjelbër” është një ide që në teori tingëllon moderne dhe e nevojshme. Por në mungesë të transparencës, detajeve konkrete dhe një plani financiar të qartë, mbetet të shihet nëse do të kthehet në realitet, apo do të mbetet një tjetër premtim i papërmbushur.
Premtimi:Rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër” është një nga pikat e programit qeverisës për Infrastrukutrën Moderne, pjesë e shtyllës së dytë “Rritja ekonomike e qëndrueshme”. Ndër të tjera, kjo pikë e programit parashikon vënien në funksion të një flote prej rreth 100 autobusë elektrikë, si dhe ngritjen e shoqërisë shtetërore MobAl.
Programi qeverisës për pikën “Rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër”
Ngremë shoqërinë shtetërore MobAl si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, që në fazën fillestare ofron shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare dhe ofron transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi në aksesimin e shkollës, duke garantuar mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë.
Vëmë në funksion një flotë prej rreth 100 autobusësh elektrikë, me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin.
Komplementojmë sistemet elektronike të biletave dhe GPS/AVL, duke garantuar menaxhim transparent, monitorim në kohë reale dhe shërbim të besueshëm për qytetarët.
Garantojmë përfitime sociale afatgjata: uljen e braktisjes shkollore, reduktimin e pabarazive territoriale dhe mbështetjen e fuqisë punëtore në turizëm, duke i dhënë vendit një transport publik që shërben për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik./Piranjat.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
18 Shtator14:59
Vrasja e Pëllumb Metës në Shënvlash, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të birin
Vrasja e Pëllumb Metës në Shënvlash, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të birin Hysni Meta.
Më ...
AKTUALITET
18 Shtator14:56
Dosja “Plumbi i Artë”/ Enver Diva: Edi Rama e SPAK-u janë bërë bashkë
Në Gjykatën e Posaçme, seanca për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për në 23 shtator ora 10:0...
AKTUALITET
18 Shtator14:18
Detaje makabre nga vrasja e Ilaria Sulës/ Nëna e autorit e ndihmoi të pastronte gjakun
Dyshohet se pastroi dhomën ku i biri vrau 22-vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula, duke hequr gjakun me lecka dhe detergjent.
Kjo është ajo q&...
AKTUALITET
18 Shtator14:11
Policia u bën apel shqiptarëve: Kujdes, ja si ju mashtrojnë dhe ju vjedhin online
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të tregojnë kujdes për të mos rënë...
AKTUALITET
18 Shtator14:04
Banorët e Durrësit në protestë kundër shpronësimeve për parkun arkeologjik: Mos na fshini historinë
Banorë të qendrës historike të qytetit të Durrësit protestuan, paraditen e së ejtës, kundër shpronësimeve dhe ...
AKTUALITET
18 Shtator13:46
Video/ Prindërit i dërgojnë fëmijët për shkollë, policia i tërheq zvarrë nga godina ‘të përkëdhelurit’ hyjnë me mik
Një skenë e rëndë është regjistruar sot pranë Drejtorisë së Konvikteve në Qytetin Studenti. Studentët q...
AKTUALITET
18 Shtator13:49
Polici shantazhohej me foto intime me 16-vjeçaren, lëshohen 4 urdhër-arreste. Në pranga njerku i minorenes për veprime të turpshme
Katër urdhër-arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, pasi një efektiv policie shantazhohej me foto intime që ai k...
AKTUALITET
18 Shtator13:30
‘Plumbi i Artë’/ Enver Diva rebelohet në gjykatë: I keni çuar kasetën Top Channel. Rama dhe SPAK janë bashkë
Shtyhet procesi gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë” për të martën në orën 10:00. Në seancë mungoi ...
AKTUALITET
18 Shtator12:58
Dhunoi gazetarin, policia arreston autorin (detajet)
Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Andi Zorba, pasi dhunoi gazetarin e emisionit “Stop”, A.P 34-vjeç.
Në njoftim theksohet se ag...
AKTUALITET
18 Shtator12:56
Zbulohen mijëra bimë kanabis në zonat e Shkodrës, kultiviuesit nuk gjenden! E pësojnë kryepleqtë e fshatrave. Pamje të policëve “alpinistë’
Mijëra bimë narkotike janë zbuluar dhe asgjësuar nga policia e Shkodrës, ndërsa kultivuesit e tyre nuk janë gjetur. Policia l...