Gazetarja Lindita Çela ka dhënë detaje mbi dokumentarin investigativ austriak që pritet të publikohet së shpejti dhe që fokusohet te korrupsioni dhe zhvillimet politike në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV, Çela tha se dokumentari ndodhet aktualisht në fazën e editimit, ndërsa paralelisht po kryhet edhe kontrolli i fakteve.
Sipas saj, bëhet fjalë për një produksion investigativ të ndërtuar mbi dokumente, dëshmi dhe një proces të gjatë verifikimi.
Çela shpjegoi se e njeh personalisht regjisorin e dokumentarit dhe vlerësoi qasjen e tij ndaj evidencave dhe fakteve.
“Unë besoj se është në proces të editimit, por edhe të kontrollit të fakteve sepse është një dokumentar investigativ. Nuk është të themi një intervistë apo dy intervista, katër intervista. Është siguruar me aq sa unë di për shkakun sepse të themi regjisorin e njoh, kemi marrëdhënie miqësore, ia njoh punën e tij, di sa skrupuloz është në raport me evidencat, me faktet, por edhe me tregimin e një historie.
Dhe ajo që e ka bindur për të bërë një dokumentar, për t’u përfshirë në një dokumentar në Shqipëri, është pikërisht, gjykoj unë ose sa kam komunikuar, është ajo narativa që është thënë të themi në 5 vitet e fundit. Ndoshta që kur patëm rastin e parë të arrestimit të Saimir Tahirit. Ju kujtohet që në fillimisht zoti Tahiri asokohe dha dy-tre deklarata dhe më pas u pranua të dënohej për shpërdorim detyre, ranë të gjitha akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, mbushjes së Shqipërisë, sepse në qoftë se para 2014-ës ne kishim Lazaratin, po 2015-2016 e tutje u mbush gjithë Shqipëria, nuk u fol më.
Pastaj kemi dëgjuar zotin Ahmetaj që del dhe thotë që shiko se vendimi apo urdhëri për të mbushur Shqipërinë me kanabis ishte marrë nga kryeministri dhe të paktën sa kam dëgjuar në televizionin tuaj intervistën, ai thotë që ka pasur edhe debat me kryeministrin. Pastaj kemi pasur ministra të tjerë, po nis në nivelin e ministres në sektorë si shëndetësia, arsimi, mjedisi, e të tjera e të tjera.
Dhe sërish narativa e thënë apo justifikimi pa u futur… dhe debati apo beteja që kryeministri ka patur qoftë edhe me drejtësinë, sepse ka një standard të dyfishtë. Në momentin kur ishte nën akuzë zonja Balluku dhe tani kemi sërish një qasje tjetër të kryeministrit që i mbron dhe më pas thotë që ajo historia që të gjithë hanë dardha pas shpinës së tij.
Unë mendoj që fokusi i gazetarëve apo dhe regjisorit, mendoj që ata persona që janë nën akuzë nuk kanë ngrënë dardhat, kanë ngrënë një bisht të vockël nga dardha në qoftë se do e vazhdojmë këtë lloj narative”, tha Çela.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Shtator21:00
Del fotoja e ‘bosit’ shqiptar i arrestuar në Rusi, furnizonte me kokainë kartelet e drogës. Bisedat për 20 milionë euro cash
Është arrestuar në Rusi, me qëllim ekstradimi, Shpëtim Aliu, i njohur edhe me emrin Salvatore, i shpallur në kërkim nga SPA...
AKTUALITET
23 Shtator20:47
“Tabela e rezultateve”, loja e rrezikshme që po përhapet në rrjete sociale mes të rinjve
Një “lojë” e rrezikshme po qarkullon në rrjetet sociale mes të rinjve në Britani, ku incidentet e dhunshme kthehen në...
AKTUALITET
23 Shtator20:41
EMRI/ U dënua me 15 vite burg nga GJKKO, 47-vjeçari arrestohet në Itali. Këto janë krimet që rëndojnë mbi të
Një 47-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Alo...
AKTUALITET
23 Shtator20:30
Mbushi me drogë Europën/ Kush është Shpëtim Aliu, bashkëpunëtor me tre grupet më të fuqishme shqiptare të trafikut të kokainës
Salvadore alias Shpëtim Aliu është personi kyç i aksionit të qershorit të SPAK ndaj grupeve kriminale të trafikimit të...
AKTUALITET
23 Shtator20:29
EMRI/ Furnizonte me kokainë grupet shqiptare të trafikut të drogës, kush është bosi shqiptar i arrestuar në Rusi
Salvatore alias Shpëtim Aliu, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe i konsideruar nga SPAK si një prej...
AKTUALITET
23 Shtator20:12
“Po na digjet Shqipëria, reagoni!”/ Profesori Lush Susaj apel qytetarëve: Bashkohuni me ne
Profesori Lush Susaj u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kundër qeverisë dhe të dalin në “s...
AKTUALITET
23 Shtator20:09
“SPAK ka nisur hetimet", aktivistja në protestën e 116-të: Rrjolli ka shënuar një fitore të madhe sot
Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë protestës së 116-të kundër qeverisë, deklaroi se nisja e hetimeve nga SPAK për ç...
AKTUALITET
23 Shtator19:35
Të dielën ‘Tiranathlon’/ Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi dhe linjat urbane qe do devijojnë
Tirana do të presë “Triathlon”, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në nj&...
AKTUALITET
23 Shtator19:22
EMRI/ I maskuar, i riu shqiptar shpërndante dy lloje droge! Grupi në WhatsApp i “shtoi telashet”
Një shpërndarës droge i maskuar si korrier i kompanisë “Just Eat” u kap nga policia teksa shpërndante lëndë narko...
AKTUALITET
23 Shtator19:12
16 vite nga zhdukja misterioze/ SPAK: Nuk rezulton të ketë çështje të regjistruar për Bleona Matën
Prej disa ditësh është rikthyer në vëmendje çështja e Bleona Matës, e cila prej 16 vitesh rezulton e zhdukur. Sot n&eu...