AKTUALITET

Korrupsioni me kontratat e mbetjeve po saboton turizmin në Vlorë

r.ll Përditësimi i fundit 19 Shtator 2024, 21:35
Korrupsioni me kontratat e mbetjeve po saboton turizmin në Vlorë
landfilli ne vlore

VLORË- Për vite me radhë gjatë sezonit turistik, Vlora gdhihet e mbuluar nga tymi i plehrave që digjen në fushën e grumbullimit në periferi të qytetit.  Skenat apokaliptike të tymit që mbulojnë Vlorën, si ajo e 25 korrikut, i lënë gojëhapur turistët që vizitojnë qytetin dhe rrethinat e tij për të shijuar detin dhe i ka vënë në vështirësi operatorët turistikë. Banorët e qytetit ndërkohë vuajnë prej vitesh erën e rëndë që vjen nga fusha e mbetjeve dhe problemet shëndetësore që sjellin ato.

“Unë jam shumë larg, 1.5-2 kilometra në vijë ajrore, por natë për natë ne ndjejmë aromën e mbetjeve që digjen në fushën e mbetjeve në Vlorë,” thotë Niko Dumani, një aktivist lokal i mjedisit.

Dumani dyshon se djegia e përvitshme e mbetjeve në fushë të hapur është e qëllimshme dhe synon të eleminojë malin me mbetje, për shkak se planet për vënien në punë të landfillit të ri në Sherishtë dështojnë vit pas viti.

“Kjo po cënon drejtpërdrejt jetën e qytetarëve të Vlorës dhe atyre që vizitojnë qytetin, pasi mbetjet që digjen, kryesisht plastika, emeton dioksina dhe gazra të tjerë helmues,” shtoi ai.

Landfilli i Sherishtës është pjesë e një projekti të integruar për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Vlorës me vlerë 20.8 milionë euro i financuar nga KfW, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi që paguhen nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër grante.

Projekti iu besua kompanisë “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos dhe ka ngecur në vendnumëro që prej sekuestrimit të kompanisë me vendim të Gjykatës së Posaçme dhe arratisjes nga drejtësia të pronarit të saj, i dënuar dy herë nga gjykata për korrupsion dhe pastrim parash me koncesionet e incineratorëve në Elbasan dhe Fier.

Punimet në landfillin e Sherishtës duhej të kishin përfunduar në vitin 2021 dhe zyrtarisht, përfaqësues të Bashkisë së Vlorës kanë deklaruar disa herë se landfilli do të vihet në punë.

Megjithatë, Bashkia e Vlorës i tha BIRN përmes një përgjigje me shkrim se nuk ka ende një projekt për mbylljen e punimeve që mbetën rrugës dhe as një afat për vënien në punë të landfillit.

“Përfundimi i punimeve të parealizuara do të mundësojë vënien në funksionim të Landfillit të Sherishtës, por nuk mund të parashikojmë në këtë moment një afat të saktë për përfundimin e punimeve dhe marrjen në dorëzim të impiantit nga ana e Bashkisë Vlorë,” thuhet në përgjigjen zyrtare.

Qyteti i Vlorës nuk është i vetmi në një situatë të emergjencës mjedisore, edhe pasi qeveria shqiptare shpenzoi miliona euro për koncesionet e ndërtimit të incineratorëve apo landfilleve si ai i Sherishtës, të cilët mbetën gjithashtu të papërfunduar.

Këto projekte ranë në duart e Klodian Zotos dhe partnerit të tij në biznes, Mirel Mërtiri dhe rrethit të tyre të ngushtë, tashmë të dënuar nga Gjykata e Posaçme për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Si rrjedhojë, inceneratori i Elbasanit punon vetëm pjesërisht duke sjellë një mal mbetjesh buzë lumit Shkumbin. Inceneratori dhe landfilli në Fier janë të papërfunduar dhe depozitimi i mbetjeve aty pa një impiant trajtimi të ujërave të ndotura e ka kthyer atë në një bombë ekologjike për zonën. Situata është e ngjashme edhe në Tiranë, ku incineratori nuk u ndërtua asnjëherë.

Punimet në landfillin e Sherishtës u bllokuan pas sekuestrimit të kompanisë “Integrated Technology Services” dhe është e paqartë se sa punë duhet për t’i përfunduar ato.

Aktivisti i mjedisit, Niko Dumani thotë se në takimet e bëra autoritetet pretendojnë se vetëm 7 për qind e projektit ka mbetur pa përfunduar. “Por se çfarë është ky 7% nuk e thotë njeri”, tha Dumani, ndërsa vuri në dyshim pretendimet e ngritura.

Bashkia e Vlorës po ashtu nuk është në gjendje të thotë se çfarë ka mbetur pa përfunduar nga projekti dhe sa do kushtojnë këto punime shtesë. Në përgjigje të kërkesës për informacion, Bashkia i tha BIRN se po bashkëpunon me një konsulent teknik për të mundësuar rifillimin e punimve të ngecura që prej vitit 2021, duke lënë të kuptohet se edhe për ta është e paqartë se çfarë punimesh duheshin kryer.

“Konsulenti Teknik është duke punuar për përgatitjen e projekteve të punimeve të parealizuara ende të Komponentit ” Ndërtimi i Landfillit të Sherishtës ” dhe si dhe të Komponentit “Mbyllja e vend depozitimeve ekzistuese”. Në përfundim të këtyre projekteve, do të kemi një parashikim të plotë dhe të saktë të punimeve që janë për t’u kryer dhe kostot përkatëse për kryerjen e këtyre punimeve,” tha Bashkia e Vlorës.

Për sa kohë zgjidhja mungon, pavarësisht se janë shpenzuar miliona euro, Vlora mbetet në mëshirë të tymit që del prej mbetjeve që digjen vazhdimisht.

“Gjendja është tej mase kritike. Banorët e Vlorës janë të gjithë të ekspozuar vazhdimisht ndaj një tymi kancerogjen, pa pikë dyshimi,” thotë Ermal Çukani nga lëvizja Community Hub Vlorë.

Biznese dhe aktorë të shoqërisë civile në Vlorë kanë pak besim se situata do të zgjidhet. Mikel Zinxhiria, një prej operatorëve turistikë në qytet, thotë se keqmenaxhimi i mbetjeve dhe djegia e tyre e vazhdueshme i ka dëmtuar dhe shpesh i ka vënë në pozitë të vështirë para turistëve.

“Nuk dinim si t’ua shpjegonim çfarë po ndodhte, pasi situata vazhdoi në më shumë se një javë në gusht dhe smogu dhe tymi mbytën qytetin deri ne Karaburun e Sazan,” thotë ai.

“Ka pas ndikim të lartë në imazhin dhe punën tonë. Pasi këtë vit ishin 2 herë nga më shumë se 1 javë ku qyteti ishte i mbytur në tym dhe erë të keqe,” shtoi ai.

Zinxhira thotë se është pesimist që situata do të rregullohet sa kohë autoritetet lokale nuk kanë ende një plan. Ai vë gjithashtu në dukje se ata si grup interesi nuk dëgjohen dhe takimet bëhen sa për sy e faqe.

“Fakti që s’ka asnjë afat tregon që të paktën dhe vitin tjetër do kemi të njëjtin fat si ky vit. Mbetjet hiqen me metoda primitve, pavarësisht buxhetit të disbursuar për këtë punë,”, thotë Zinxhira.
Edhe Ermal Çukani nuk ka shpresa se kriza do të zgjidhet shpejt, ndërsa thekson se ankesat dhe peticionet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

“Situata është tragjike dhe  banorët e zonës janë të ekspozuar  thuajse çdo ditë ndaj erës dhe tymit. Kemi organizuar një seri peticionesh para një viti që nuk janë dëgjuar. Kemi bërë takime me kryetarin e bashkisë, prefektin, dhe deputetët, por fjala nuk na është dëgjuar. Bashkia e Vlorës, sot që flasim, nuk ka asnjë plan si kjo situatë te ndryshojë,” përfundoi ai./Reporter.al

vlore landfilli ne sherishte te vlores

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan