
Rritja e kostove të brendshme ka bërë që shumë marka të njohura të modës të tërheqin ose të kufizojnë ndjeshëm prodhimin në Shqipëri, evidenton një raport i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për ecurinë e fabrikave të prodhimit të këpucëve dhe tekstilit në vendin tonë.
Aktualisht, tendenca e përgjithshme midis markave dhe shitësve me pakicë është të tërhiqen nga Shqipëria. Për shembull, Esprit, New Look, PVH (markat Calvin Klein, Tommy Hilfiger), Bonprix (pjesë e Grupit gjerman Otto), VF Corporation (The North Face, Timberland, Altra, etj.) dhe Ralph Lauren nuk furnizohen më nga vendi ynë.
Në vitin 2019, Benetton kishte pesë furnizues nga Shqipëria dhe aktualisht nuk ka asnjë. E njëjta gjë vlen edhe për kompaninë amerikane Stitch Fix, e cila kishte dy partnerë biznesi në vitin 2023 dhe që atëherë ka ndaluar porositë në Shqipëri. Inditex dhe Zalando gjithashtu kanë zvogëluar prodhimin.
Shkëputja nga markat nuk lidhet vetëm me zinxhirin e furnizimit, por edhe me objektet e prodhimit. Markat e huaja, kryesisht italiane, po zhvendosen në vende me kosto më të ulët, si Tunizia dhe Egjipti.
Në janar 2024, marka italiane Cotonella njoftoi se po zhvendoste një pjesë të prodhimit të saj në rajonin Kashkadarya të Uzbekistanit, duke përmendur rritjen e kostove të prodhimit në Shqipëri, të cilat i atribuohen zhvlerësimit të euros dhe rritjes së pagës minimale. Cotonella erdhi në Shqipëri në vitin 1996 dhe në vitin 2008 fabrika e saj në Shkodër hapi një laborator modern për prerjen e pëlhurave, duke u bërë një qendër ndërkombëtare logjistike për markën.
Disa kohë më parë, Kral Shoes zhvendosi 30% të biznesit të saj në Tunizi dhe ka deklaruar se i gjithë prodhimi do të transferohet atje së shpejti.
Italia ka pasur një prani të fortë në industrinë e modës në Shqipëri për disa dekada. Në fillim të viteve 1990, markat italiane e panë Shqipërinë si një treg të ri për zgjerim. Shumë kompani të njohura ngritën objekte prodhimi në vendin tonë, duke siguruar punësim për mijëra njerëz. Megjithatë, varësia e madhe nga një treg specifik, si për këpucë ashtu edhe për veshje, e bën sektorin shqiptar të modës më të prekshëm ndaj luhatjeve të porosive.
Markat e huaja janë të pranishme në Shqipëri, drejtpërdrejt përmes ambienteve të prodhimit, por kryesisht përmes zinxhirëve të furnizimit.
Studimi tregon se pagat mesatare në sektorin fason janë 450–500 euro, ndërsa kufizimet në fuqinë punëtore nuk lejojnë përmbushjen e porosive. Gjithashtu, fabrikat shqiptare u përballën me humbje nga rënia e euros. Për të përballuar zhvlerësimin e monedhës dhe rritjen e pagave, fabrikat rritën çmimet dhe në këtë mënyrë humbën një pjesë të madhe të klientëve. Edhe në kushtet e inflacionit pas pandemisë dhe uljes së kërkesës në tregjet ndërkombëtare, shumë marka transferuan prodhimin në vende me kosto më të ulët, duke u tërhequr nga Shqipëria.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se eksportet e tekstile e këpucë ranë me 16.8% në 2024-n, në raport me vitin e mëparshëm. Tendenca ka vijuar negative edhe në 8 mujorin 2025, ndonëse me ritme të ngadalësuar, me shitjet jashtë vendit të këtij produkti që u tkurrën me 1%./ Monitor

Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Tetor07:22
Punimet në aksin Vorë-Ura e Dajlanit, plani i ARRSH për menaxhimin e trafikut
Për shkak të ndërhyrjeve për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Sh...
AKTUALITET
15 Tetor07:14
Parashikimi i motit për sot, 15 tetor 2025/ Ja si do jetë kjo e mërkurë
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellim...
AKTUALITET
14 Tetor22:37
U filmua duke marrë ryshfet në Rinas, Policia e Shtetit merr masa ndaj efektivit
Policia e Shtetit pezulloi nga detyra një efektiv policie që u denoncua në media duke marrë ryshfet. Briken Tereziu, u filmua në aeropo...
AKTUALITET
14 Tetor22:35
Merr flakë makina e një emigranti në Librazhd, detajet e para
Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur si Bushtricë,...
AKTUALITET
14 Tetor22:12
Zbardhet dëshmia e sekretares së Gjykatës të Apelit: Vendosa duart në kraharor, autori u kthye dhe qëlloi gjyqtarin Kalaja
Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.
Nga dosja e publikuar në media mësohet s...
AKTUALITET
14 Tetor21:58
SKANDALI/ Me zë dhe figurë, momenti kur polici në Rinas merr ryshfet
Fiks Fare vijoi të denoncojë mënyrën sesi shqiptarët po zhvaten në Aeroportin e Rinasit. Më datë 23 shtator u transmet...
AKTUALITET
14 Tetor21:50
Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të V...
AKTUALITET
14 Tetor21:33
E konfirmuar! SPAK merr nën hetim gjyqtaren Irena Gjoka, ja çfarë deklaroi kryeprokurori
Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në Komisiinin e Ligjeve nga demokrati Gent Strazimiri edhe për Irena Gjokën. Në përgjigje Duman...
AKTUALITET
14 Tetor21:19
Rifillojnë punimet për Vorë-Ura e Dajlanit, bllokohet qarkullimi! ARRSH: Përdorni rrugë alternative
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dalë me një njoftim lidhur me menaxhimin e trafikut në autostradën Tiranë...