AKTUALITET

Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u eliminuan Skerdilajd Konomi dhe Kleanthi Koçi?

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Tetor 2025, 20:49
Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar këtë të martë dhe disa ngjarje të rënda në vite që lidhen me vrasjet e disa gjyqtarëve të njohur në systemin e drejtësisë, si Skerdilajd Konomi dhe Kleanthi Koçi, që lidhen me çështjen e pronave.


Kleanthi Koçi ishte një gjyqtar i njohur në qarqet e drejtësisë në Shqipëri.

Ai lindi në vitin 1939 në Gjirokastër. Dhe në moshën 22 vjeçare në vitin 1961, përfundoi shkëlqyeshëm studimet e larta në degën e Jurisprudencës në Tiranë.

Më pas ai ushtroi detyrën e tij si gjykatës në Shkodër, Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë.  Ku nga viti 1968 deri në vitin 1990, ai mbante detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Zhvillime demokratike që e gjetën atë fillimisht si kryetar të kësaj gjykate. Ndërsa në vitin ’92 ai zgjidhet kryetar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë.


Detyrë të cilën e mbajti deri më datë 21 Shkurt 1999.  Ditë, kur ndërsa po kalonte në Sheshin ‘Skënderbej’ për të shkuar në banesën e tij, qëllohet me armë zjarri nga dy persona ende të panjohur edhe sot për drejtësinë.  Tre plumba të qëlluar ndaj tij që e lanë të plagosur rëndë, fare pranë atij që në gjuhën urbane njihet si 15 Katëshi.

Me gjasa një person me të cilin Kleanthi Koçi kishte njohje.  Pasi sipas dëshmive të kohës, një nga agresorët ishte afruar dhe para se ta qëllonte diçka kishte komunikuar me gjyqtarin.

Gjyqtari i cili ishte i njohur për aftësitë e tij profesionale në fushën e jurisprudencës, por që kishte kaluar apo kishte në duar çështje të rëndësishme që lidheshin me pronat.

Dëshmi të njohjes së gjyqtarit me autorin që u përforcuan edhe më shumë pas deklarimeve të tij të dhëna në atë kohë përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

Ku ai u tha atyre se do të fliste mbi personin apo personat që e qëlluan, menjëherë sapo shëndeti i tij të përmirësohej. Shëndet i cili në të vërtetë u përmirësua.

Por ajo që ndodhi më tej la pas një tjetër histori misterioze, e cila edhe sot mbetet e tillë.  Ajo që ka lidhje me kurimin e gjyqtarit. I cili pasi për 3 javë mori mjekim në spital dhe duket se i mbijetoi plumbave, u vendos që të çohej për kurim në Itali.

Por ndërroi jetë pikërisht në avionin që po e transportonte drejt Italisë.  Si pasojë u tha e një komplikacioni në zemër.

Por që ndërkohë mbërritja e tij në Rinas, për të udhëtuar me një avion të sjellë nga Ministria Italiane e Drejtësisë, kishte shkaktuar një konflikt midis pilotit të avionit dhe ish-shefit të Rinasit në atë kohë, komisar Gani Malushit.

Piloti që merrte përsipër që Kleanthi Koçi të udhëtonte edhe pa pasjen e një vize, ndërsa shefi i policisë së Rinasit, nuk e lejonte një gjë të tillë.  Vonesë e cila zgjati për afro katër orë.

Dhe që u pasua me fluturimin fatal për shëndetin e gjyqtarit. I cili duhet thënë se gjatë kësaj kohe kishte në duar disa çështje sensitive pronash.

Midis të cilave edhe një që kishte të bënte me një pronë që ndodhej në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Kleanthi Koçi i cili ndërsa oficerët e policisë i vendosën përpara disa fotografi të personave që dyshohen se e qëlluan, insistoi duke thënë se do të fliste vetëm pasi të bëhej mirë.

Duke marrë me vdekjen e tij kështu edhe të vërtetën mbi arsyet që çuan në plumbat që më pas i morën jetën. Por vrasja më e rëndë dhe makabre që ka tronditur sistemin e drejtësisë është ajo  gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi.

Konomi ishte magjistrat i çështjeve civile në Gjykatën e Vlorës. Ai ishte 33 vjeç dhe baba i dy fëmijëve kur në mënyrë mizore iu ndërpre jeta në mes.

Mesditën e datës 9 Shtator 2011, gjyqtari Konomi ishte duke udhëtuar me automjetin e bashkëshortes së tij në bulevardin kryesor të Vlorës, kur makina të cilën drejtonte u hodh në erë me anë të një shpërthimi të telekomanduar.

Atë mëngjes kur po bëhej gati të shkonte në punë, për shkak të ngarkesës së madhe të gjyqeve që kishte, u desh të ndërronte makinën e tij me atë të bashkëshortes.

Kjo pasi çuditërisht makina e tij e kishte gomën e shpuar.  Në fakt e gjithë kjo kishte qenë një kurth për të.

Pasi kjo ishte bërë me qëllim që ai të ngjitej në makinën e së shoqes ku rezultoi se ishte vendosur edhe sasia e madhe e eksplozivit.

Ajo që pasoi dhe u transmetua në të gjitha mediat ishte një tmerr. Vetëm pak metra pasi gjyqtari Konomi udhëtoi në drejtimin e makinës së bashkëshortes, një ‘Mercedes Benz’ i vjetër, makina u hodh në erë.

Pista e parë mbi eleminimin e gjyqtarit Konomi ishin vrasja për shkak të detyrës që mbante si gjykatës dhe konfliktet për çështje pronësie.

Edhe pse në vitin 2013, Prokuroria e Krimeve të Rënda e rihapi çështjen, vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, mbeti pa autor.

Ashtu siç ka mbetur edhe sot, 14 vite nga ekzekutimi i tij.

Por të dhënat thonë se gjyqtari Skerdilajd Konomi u bë target i vrasësve të tij menjëherë pasi fitoi një proces në Gjykatën e Lartë, ku i njihej pronësia e 3500 hektarëve në Gjirin e Lalzit.

Me 14 qershor 2011 Gjykata e Lartë me votim 4 me 1 dha vendimin në favor të trashëgimtarëve të përfaqësuar nga Skerdilajd Konomi.

Por edhe pse Skerdilajd Konomi gjatë gjithë verës së vitit 2011, priti që Gjykata e Lartë të zbardhte vendimin në favor, ky vendim mungoi. Kjo pasi siç u tha në atë kohë, gjyqtarët ishin me pushime.

Dhe menjëherë në shtator, do t’i vinin në dispozicion vendimin.  Me të cilin më pas gjyqtari do të shkonte në hipotekë për të marrë certifikatën e pronësisë.

Por gjyqtari Konomi nuk pati mundësi ta shikonte këtë vendim.  Kjo pasi ai u ekzekutua më datë 9 shtator 2011.

Ndërsa zbardhja e vendimit doli vetëm një ditë më pas më datë 10 shtator, kur ai nuk ishte më në jetë.

Dosja Skerdilajd Konomi

Më datë 10 Shtator 2011 Gjykata e Lartë zbardhi vendimin duke vënë në dijeni familjen Konomi. Por familja Konomi nuk e ka marrë ende çertifikatën e pronësisë për 3500 hektarët e fituar me vendim të Gjykatës së Lartë në Gjirin e Lalzit.

14 vite më pas, më 12 Shtator 2025, familja e gjyqtarit Konomi kërkoi sërish të rihapen hetimet për vrasjen e njeriut të tyre.

Në një pingpong midis institucioneve.

Ku pasi SPAK shpalli moskompetencën, kjo çështje i kaloi Prokurorisë së Vlorës dhe më pas asaj të Fierit, që sërish e kanë pezulluar.

“Institucioni i SPAK-ut është ngritur me qëllimin për të hetuar pikërisht raste ku krimi, korrupsioni, përfitimi i padrejtë dhe ndikimi mbi drejtësinë kanë bashkëjetuar në dëm të qytetarëve dhe shoqërisë. Nëse SPAK nuk merret me çështje si kjo, atëherë përse ekziston?”, kërkojnë familjarët e gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi të cilët kërkojnë nga SPAK, si institucioni kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, që ta rikthejë këtë dosje në prioritet të tij.

“Po ashtu, i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë, KLP dhe KLGJ që të bashkëpunojnë ngushtë për një hetim të thelluar”, thuhet në deklaratën e familjarëve të gjyqtarit të ndjerë.

Sot pas 14 vjetësh pritjeje, frikë dhe heshtje, ne si familjarë kemi vetëm një pyetje për ju. A do të guxojë ndonjëherë drejtësia shqiptare të përballet  me të vërtetën, sado e hidhur apo e rrezikshme të jetë ajo?.

Ai u vra sepse kishte guximin të kërkonte të drejtën e tij, pronat e trashëguara familjare, të cilat i fitoi përmes një procesi të rregullt gjyqësor. Por plumbat nuk do të vononin të qëllonin edhe mbi grate magjistrate.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan