Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Sistemi i burgjeve në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë, me një numër alarmant të paraburgosurish që tejkalon çdo normë dhe me kushte që rrezikojnë kolapsin e plotë. Një situatë e rëndë që jo vetëm vë në pikëpyetje funksionimin e drejtësisë, por edhe ngarkon taksapaguesit me një kosto financiare të jashtëzakonshme.
Sipas të dhënave të analizuara, realiteti brenda hekurave është tronditës: nga çdo tre persona të burgosur, dy prej tyre janë në paraburgim, pra pa një vendim dënimi nga gjykata. Sipas gazetarit Artan Hoxha që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, ky fenomen nuk është i ri, por një problematikë e akumuluar ndër vite, e cila ka gjetur pasqyrim edhe në raportin e fundit të Këshillit të Evropës, duke e kthyer Shqipërinë në një rast shqetësues në rajon.
Burimi i këtij "stoku" të madh të paraburgosurish lidhet drejtpërdrejt me politikat penale të ndjekura nga qeveria. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai tha se, “politika të tilla si dënimi me burg për mospagesën e faturave të energjisë elektrike apo të ujit, të cilat u aplikuan sidomos në mandatin e parë qeverisës që nga viti 2013, kanë kontribuar në mbipopullimin e burgjeve”. Kjo situatë ka bërë që sistemi të mbingarkohet, duke e bërë administrimin thuajse të pamundur dhe duke krijuar një problem madhor për të gjithë sistemin e drejtësisë.
Pasojat janë të prekshme dhe të rënda. Përveç mbipopullimit, burgjet përballen me kushte tejet problematike. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka ngritur alarmin se dy burgje, ai i Rrogozhinës dhe i Kosovës së Lushnjës, duhet të mbyllen urgjentisht pasi nuk plotësojnë asnjë kusht minimal sigurie apo jetese. Ndërkohë që sistemi vuan nga mungesa e investimeve në infrastrukturë, qeveria ka alokuar fonde për përmirësimin e mjeteve të transportit për të dërguar të paraburgosurit në gjykata, por jo për përmirësimin e kushteve të tyre apo për pagesën e gardianëve.
Sipas gazetarit Hoxha, kostoja financiare e kësaj situate është marramendëse. Mbajtja e një të paraburgosuri i kushton buxhetit të shtetit, dhe rrjedhimisht taksapaguesve shqiptarë, një minimum prej 50 eurosh në ditë.
Artan Hoxha: Ne kemi në çdo tre të burgosur, dy janë të paraburgosur, pra janë të padënuar. Ky është halli më i madh që kemi. Pra, ne kemi burgosur njerëz pa i dënuar. Dhe është bërë një shqetësim kaq i madh sa edhe raporti i fundit i Këshillit të Evropës nuk e shmangte dot këtë element. Sigurisht që ky stok, në të vërtetë është, problematikë shumë e madhe e drejtësisë sonë. Nuk është krijuar për një ditë, nuk është krijuar për një vit, për një mandat qeverisës si me thënë, se ishte mandati i katërt zotëria që qeveris vendin sot. Pra, ky numër i madh është grumbulluar në vite dhe sot ne ndodhemi para këtij fenomeni, i cili është kthyer me të vërtetë në një shqetësim të madh dhe gati i ka bërë të vështirë administrimin e burgjeve.
Dhe këtu kemi të bëjmë me politika shtetërore. Pra, nuk kemi të bëjmë thjesht me një menaxhim që e bën vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Por kemi të bëjmë me një mënyrë qeverisje. E cila siguron fondet, e cila siguron ambientet, e cila garanton për zbatimin, i krijon kushtet, në mënyrë që aty të zbatohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Mjafton të kujtoj vetëm para disa ditësh ka dalë një raport i kontrollit të lartë të shtetit dhe ai thotë që Rrogozhina dhe Kosova e Lushnjës, do të mbyllen urgjentisht se nuk plotësojnë asnjë masë. Pra, kemi një situatë tjetër e cila është bërë jashtëzakonisht problematike. Mirëpo, qeveria jonë ka dhënë fonde… për çfarë? Ka çuar fonde vetëm për të përmirësuar transportin e të paraburgosurve nga burgu në gjykatë ose në prokurori. Pra kemi çuar mjete të transportit, i kemi të reja, të mira. Por nuk, paguajmë gardianët. Pra ata që ruajnë, ose që mirëmbajnë, ose që kujdesen për këto ambiente paraburgimi. Politikat tona penale deri tani që më në fund u kujtua dhe kryeministri jonë, janë të tilla që i kemi burgjet plot.
Dhe që në mandatin e parë në 2013-ën, kryeministri e nisi me burg për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike. Pastaj burg për, ata që nuk paguajnë ujë. Pastaj burg, burg, burg, dhe ja si u mbushën burgjet. Dhe sot ndodhemi në këtë situate. Ai fillon dhe u uleret e bërtet por kujt i bërtet unë nuk e di, se ai e ka në dorë këtë punë. Qeveria harton politika penale. Dhe ka një kosto ditore. 50 euro në ditë. Pra, 50 euro në ditë i kushton minimumi se ka 70, ka 50, varet nga vendi ku ai ndodhet. Dhe është një kosto jashtëzakonisht e madhe, për të cilën sigurisht, ka politika penale. Që ata që ndodhen në burg të jenë për të vuajtur dënimin, jo paraburgimin. Dhe pastaj ndodh ajo që tha zonja Qeleshi, që gjykata thotë i dënoj me kohën e paraburgimit. Që as mos t'i dëshshpërblejmë mbrapa, i fut me kohën e paraburgimit dhe mirupafshim e zgjidhëm këtë punë.
Unë e kam ngritur më përpara këtë pjesën e diferencimit të të burgosurve në burgje. Por mendoj që nuk është ky problemi i madh. Kjo është një, fenomen, por nuk është problemi shqetësues në momentin që ne tani jetojmë. Unë i kam parë vetë, i kam vizituar vetë kohët e fundit se çfarë bëhet aty brenda. Dhe problemet e mëdha nuk është thjesht kjo. Shiko, edhe në burg, ai që ka para, sigurisht që ka më shumë favore se ai që nuk ka para. Kjo ndodh dhe për shkak sepse ai arrin të përballojë, të ketë akses, të marrin shërbime që një tjetër nuk i merr dot. Një qytetar i zakonshëm nuk arrin t'i marrë dot, se nuk ja mban as xhepi. Është e vërtetë që ne deri tani kemi diskutuar dhe për burgje private, por ende nuk kemi licensuar ndonjë burg privat. Nuk do të çuditem edhe nëse do ta bëjnë ndonjë ditë. Sot ne ndodhemi para një momenti të vështirë. Aleatët, ata që ne i quajmë aleatë, na kanë vënë para një kushti. Na thonë, keni shumë të burgosur në vendet e Bashkimit Evropian. Duhet t'i sjellim në Shqipëri dhe ata të vuajnë dënimin në Shqipëri. Ne skemi ambiente… sepse politika penale që kemi ne këtu na ka çuar….
I ftuar në emisionin "Kafe Shqeto", në Syri TV, gazetari Elton Qyno foli mbi zhvillimet e fundit të çështjes hetimore ndaj ish-mini...
Banorët e Rrjollit, vijojnë protestën për të mbrojtur pronat e tyre nga zaptimi i Bashkim Ulajt, i cili do të ndërtojë...
Tetë vjet pas ngjarjes tragjike ku një shqiptar humbi jetën pasi ra në një pus të fshehur, teksa mblidhte manaferra ilegalisht n...
Policia e Gjirokastrës njofton se ka shpallur në kërkim 35 vjeçarin me inicialet D. Xh., banues në Tiranë, pasi...
Personi në foto është 36-vjeçari Oltion Klosi, personit të cilit iu vendos tritol në makinën e tij që e kishte t&eum...
Një skemë mashtrimi në masë, e operuar nga call center-a në Shqipëri me në shënjestër kryesisht pensionistët...
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë punonjësi i Ndërmarrjes së Shërbimeve në Komunitet n&e...
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku një person qëlloi me armë zjarri teksa efektivët tent...
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me tritolin e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të 36-vje&c...
Shkatërrohet një grup kriminal që merrej me trafik armësh, kryesisht nga Mali i Zi. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave...