Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 22 janar pushimin e gjykimit të çështjes së vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Gentian Hamiti, nga për rrjedhojë mbeti në fuqi konfirmimi në detyrë i këtij subjekti rivlerësimi. Vendimi për pushimin e çështjes erdhi pasi drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, u tërhoq nga shkaqet e ankimit gjatë konkluzioneve përfundimtare të enjten më 22 janar, duke i gjetur bindëse shpjegimet e subjektit për gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Gjyqtari Gentian Hamiti u konfirmua në detyrë më 19 mars të vitit 2024. Megjithëse Komisioni konstatoi pasaktësi dhe ngriti dyshime për një investim të kryer mbi truallin e zotëruar më parë prej subjektit në Delvinë, u bind nga shpjegimet e tij se ndërtimi ishte kryer nga vëllai dhe një kushëri. Po ashtu, nuk u gjetën probleme penalizuese dhe për marrëdhënien me kushëririn e dënuar për krim të organizuar, i cili kishte kyer investimin në tokën e blerë prej tij, si dhe për gjetjet në aspektin profesional.
Konfirmimi Hamitit u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili vlerësoi se gjetjet lidhur me veprimet e subjektit, e vendosin atë në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia e për rrjedhojë duhej shkarkuar. Braho i qëndroi ankimit gjatë parashtrimeve në seancën paraardhëse, por në konkluzionet përfundimtare tha se pasi ishte njohur me shpjegimet dhe provat e subjektit, i kishte gjetur ato bindëse.
Në deklaratën periodike të vitit 2007 të plotësuar në mars të 2008-ës, Hamiti ka shënuar përfitimin e të ardhurave në shumën 800 mijë lekë nga shitja e një trualli në Delvinë dhe kursime. Ndërkohë, sipas një kontrate të vitit 2004 të nënshkruar mes subjektit, vëllait dhe kushëririt për zhvillimin e truallit kundrejt shitjes së kësaj pasurie për çmimin 800 mijë lekë, shuma në fjalë ishte shlyer jashtë zyrës noteriale.
Braho konstatoi të enjten, se gjyqtari Hamiti, krahas shumës 800 mijë lekë, ka deklaruar edhe shitjen e truallit. Sipas drejtuesit të SPAK, deklarata para fillimit të detyrës e plotësuar nga subjekti nuk përmban datën e dorëzimit dhe për rrjedhojë e konsideroi këtë fakt në përputhje me pretendimin e Hamitit se e kishte dorëzuar në mars të 2008-ës. Po ashtu, Braho vlerësoi se duhet konsideruar se shuma 800 mijë lekë është përfituar në shkurt të vitit 2008.
Lidhur me shënimin në aktin e kontratës së sipërmarrjes të nënshkruar dhe nga subjekti në vitin 2004, se detyrimet ishin shlyer, Braho vërejti se bëhej fjalë për një marrëdhënie që mund të ndryshohej. Ai konstatoi se provat janë në përputhje me kontratën e shitjes së vitit 2008 dhe se deklarimi i Hamitit është i saktë.
Braho konkludoi se nuk kishte probleme penalizuese as në përfitimin e pronësisë së truallit. Sipas tij, trualli është blerë në vitin 2002 dhe leja është nxjerrë në 2004-ën, kohë para fillimit të detyrës.
Kontrata e shitjes së vitit 2008 dhe ajo e revokimit e 2009-ës, u konsideruan prej Brahos si veprime juridike që vijnë si pasojë e marrëdhënieve të mëparshme. Sipas drejtuesit të SPAK, nuk konstatohen rrethana që mund të cënojnë etikën e subjektit.
Për me një vendim gjyqësor lidhur me pronësinë e truallit, Braho vërejti se nuk ishte vendosur në ekzekutim, ndërkohë që palët e kishin zgjidhur konfliktin me marrëveshje. Për rrjedhojë nuk janë gjetur probleme.
Edhe për një shumë 2500 euro të depozituar në llogarinë e subjektit nga një magjistrat tjetër, mik i tij, u konstatua se nuk janë gjetur të dhëna që të vërtetojnë se kanë qenë për shitjen e një automjeti. Nisur dhe nga fakti se shuma është dhënë e kthyer brenda vitit, drejtuesi i SPAK vlerëson se subjekti nuk ka pasur detyrim ta deklarojë.
Lidhur me gjetjen për figurën, Braho u shpreh se nuk u provua që subjekti të kishte pasur dijeni për dënimin e kushëririt të tij për krim të organizuar. Po ashtu, nuk janë gjetur të dhëna për komunikim të vazhdueshëm mes tyre.
Për një vendimarrje të subjektit të vitit 2019, për sigurim padie, që është bërë atë herë objekt i debatit publik për shkak të heqjes së masës së pezullimit një kompleksi që nuk kishte lëshuar kupon tatimor, Braho konstatoi se Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nuk ka gjetur probleme.
Në përfundim, drejtuesi i SPAK kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Gentian Hamiti.
Gjyqtari Hamiti falënderoi drejtuesin e SPAK dhe kërkoi pushimin e çështjes, duke sjellë në vëmendje praktikën e KPA-së në raste të ngjashme.
Po të enjten, në orën 16:30, Kolegji vendosi pushimin e çështjes, me argumentin se pas tërheqjes së drejtuesit të SPAK nga shkaqet e ankimit, kishte humbur objekti i gjykimit. Pas kësaj vendimmarrje, konfirmimi i gjyqtarit Gentian Hamiti mbetet në fuqi.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bëri të ditur sot se ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produktit “NAN 1 OPTIPRO&rdq...
Dy pamje filmike të administruara në dosjen hetimore Nr.7559 që lidhet me vrasjen e biznesmenit të ndërtimit në Tiranë n&eu...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Jani Aliajt, 49-vjeçarit shqiptar që ndodhet i arrestuar në...
15 vite pas zhdukjes misterioze që tronditi opinionin publik shqiptar, një dëshmi e re dhe tepër e rëndë ka rikthyer në v&e...
Ditën e sotme në ambientet e GJKKO zhvillohet seanca për Ilir Metën. Avokati i tij, Kujtim Cakrani deklaroi për mediat se gjykata duh...
Policia e Tiranës ka arrestuar Rezart Hyskollari, 38 vjeç pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Gjykata e Durrësit, në ...
“Festimi është përgojuar që ka gjuajtur Titin, e ca të tjerë. Atij i pëlqente të njihej për këto. &Eum...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesë-padinë e PD, lidhur me ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për ç&e...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Network”, ndërsa janë zbuluar 3 apartamente me qira, në të cilat ushtrohej prostituci...
Reshjet e dëborës në Qarkun e Gjirokastrës kanë shkaktuar probleme duke bllokuar segmente rrugore në zonat malore. Sipas strukt...