Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...

TIRANË- Raporti i kredive me probleme pësoi një sërish një rënie të lehtë në muajin mars. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues ra në 4.02%, nga 4.06% që kishte qenë muajin e kaluar. Me bazë vjetore, raporti i kredive me probleme ka rënë me më shumë se 0.6 pikë përqindje. Treguesi i kredive me probleme ka arritur gjithashtu një nivel të ri minimnal për 17 vitet e fundit.
Tremujori i parë i vitit 2025 ka shfaqur tendenca të ngjashme me vitin e kaluar, i karakterizuar nga një rritje me ritme të shpejta e kreditimit dhe një rënie paralele e treguesit të kredive me probleme. Në fund të muajit mars, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 865 miliardë lekëve, në rritje me 13.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e kredisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme. Sidoqoftë, duke patur parasysh ritmet relativisht të larta të rritjes të portofolit në tërësi, kreditë me probleme, të shprehura në vlerë absolute, kanë pësuar ndryshime të vogla dhe vlerësohen në rreth 34.8 miliardë lekë, me një rënie të vogël prej 1.7% krahasuar me një vit më parë.
Ecuria pak a shumë e stabilizuar e kredive me probleme dëshmohet edhe nga vlerat e ulëta të shpenzimeve të bankave për fondin rezervë të kredive me probleme, megjithëse ato pësuan një rritje të lehtë në tremujorin e parë. Për këtë periudhë, vlera e provigjioneve për kreditë ishte 933 milionë lekë, vlerë kjo 10% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, fitimi neto i sektorit, sipas standardeve të raportimit të Bankës së Shqipërisë, pësoi rënie në rreth 8.5 miliardë lekë, 10% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia e fitimit është kryesisht rezultat i rënies së normave të interesit dhe I tkurrjes së të ardhurave neto nga interesat.
Cilësia e aktiveve të sektorit bankar po vazhdon të përmirësohet lehtë dhe gradualisht, por rritja e shpejtë e portofolit të kredisë në viett e fundit ka rritur shqetësimin e Bankës së Shqipërisë, të lidhur sidomos me segmentin e pasurive të paluajtshme. Pasi vitin e kaluar vendosi shtesa të posaçme kundërciklike të kapitalit, me qëllim ngadalësimin e rritjes së kreditimit, këtë vit Banka Qendrore ka kaluar në masa më të drejtpërdrejta.
Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës miratoi ndryshime në rregulloren për administrimin e rrezikut të kredisë, duke vendosur nivele tavan të kredisë ndaj çmimit të të blerjes së banesës së financuar, si edhe për vlerën e shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave totale të huamarrësve./ Monitor
GREQI- Një bombël gazi ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e një shqiptareje në Greqi. Mësohet se nga ngj...
ardit beshiri KLOS- Trupi i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur ditën e sotme pas gjashtë ditësh kërkimesh intens...
KLOS- Trupi i fadromistit në Klos është gjetur sot pas gjashtë ditësh kërkime intensive. 29-vjeçari Ardit Beshiri, i...
TIRANË- Ndryshe nga makaronat, importet e orizit kanë shënuar rënie gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. Sipas t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar lidhur me raportimet se kandidati për deputet në Kor&cc...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, i cili akuzohet për trafik t&eum...
policia TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një plan masash lidhur me garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesi...
DURRËS- Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme pasi dyshohet se ka qëlluar me armë gjat...
ITALI- Prokuroria ka kërkuar të zhvillojë një gjyq për 20-vjeçarin shqiptar, Andrea Kovaçaj. Ky i fundit, natën e ...
TIRANË- "Giro d'Italia", gara ndërkombëtare e çiklizmit ka mbërritur në kryeqytet. Tirana për dy ditë rresht do...