Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

TIRANË- Ndryshe nga makaronat, importet e orizit kanë shënuar rënie gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në periudhën janar-mars janë importuar rreth 4,200 ton oriz, duke pësuar një rënie prej 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u importuan 5,500 ton. Në vlerë, importet ranë me 28%, nga 510 mijë euro në 368 mijë euro.
Në një analizë më të gjerë, sasia më e lartë e orizit të importuar në tremujorin e parë është regjistruar në vitin 2019, përpara pandemisë së Covid-19. Krahasuar me atë periudhë, importet e këtij viti kanë rënë me 35%.
Megjithatë, sipas grosistëve të tregut, kjo rënie nuk lidhet me rënien e konsumit, por me ndryshimet në politikat e magazinimit të kompanive. Disa prej tyre kishin siguruar sasi të mëdha orizi gjatë muajve tetor-nëntor 2024, me qëllim mbulimin e kërkesës për një periudhë më të gjatë.
Përfaqësues të kompanisë “Teuta”, që operon në fushën e importit dhe paketimit të mallrave ushqimore, thonë se konsumi i orizit është në rritje. Kjo tendencë po mbështetet nga ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Në vitet e fundit çmimet e shitjes së orizit në tregjet ndërkombëtare kanë pësuar luhatje, të cilat janë reflektuar në shitjet me pakicë në vend. Rritjen më të lartë çmimet e furnizimeve e pësuan në muajin mars 2022, për shkak të krizës ndërkombëtare me çmimet pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Në atë periudhë çmimi i orizit në tregun vendas së pakicës arriti 195-200 lekë për pako.
Rritje të çmimit të orizit në tregjet e huaja pati edhe në 2023, për shkak të ndalimit të eksportit të Indisë nga kushtet e motit që dëmtuan prodhimin. Kjo solli që në treg në atë periudhë të kishte mungesa për një serë varietetesh të produktit. Ndërsa shitjet për orizin e llojit “kokërrgjatë” që tregtohet me çmim të lirë me origjinë nga Pakistani dhe Tailanda sipas importuesve mbetën me shitje të larta.
Ndërkohë, importet e makaronave kanë ndjekur një trajektore të kundërt. Sipas Doganave, për tremujorin e parë 2025, sasia e makaronave të importuara u rrit me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në vlerë rritja ishte 8%. Viti me nivelin më të lartë të importeve të makaronave mbetet 2022, i ndikuar nga rritja e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë.
Shtimin sivjet të importit të makaronave përpunuesit e miellit e lidhin me rritjen e konsumit të produkteve të gatshme të brumit, përfshirë makaronat krahasuar me kërkesën për miell./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar lidhur me raportimet se kandidati për deputet në Kor&cc...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, i cili akuzohet për trafik t&eum...
policia TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një plan masash lidhur me garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesi...
DURRËS- Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme pasi dyshohet se ka qëlluar me armë gjat...
ITALI- Prokuroria ka kërkuar të zhvillojë një gjyq për 20-vjeçarin shqiptar, Andrea Kovaçaj. Ky i fundit, natën e ...
TIRANË- "Giro d'Italia", gara ndërkombëtare e çiklizmit ka mbërritur në kryeqytet. Tirana për dy ditë rresht do...
TIRANË- Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu përmes një mesazhi ka uruar Papën Leone XIV, i cili u zgjod...
foto ilustruese ITALI - Një konflikti mes shqiptarësh në Itali ka përfunduar me pasoja të rënda, ku si pasojë ka humbur...
pamje nga arrestimi TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor "Silent". Dy të a...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim në lidhje me planin dhe masat që do të merrën në kuad&...