AKTUALITET

Kriza politike, Burimi: Opozita duhet të përgatisë qeverinë teknike në hije...

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 10:41
Kriza politike, Burimi: Opozita duhet të përgatisë qeverinë

Në arenën politike shqiptare po rikthehet debati për një qeveri teknike si një mundësi për të dalë nga kriza politike dhe për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Ndonëse ende në kuadrin e zërave dhe diskutimeve pa një fakt konkret, kjo ide shihet si një mjet i domosdoshëm për të rikthyer legjitimitetin e procesit zgjedhor.

Sipas analistit Genc Burimi që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, kjo strategji kërkon përgatitjen e asaj që quhet një “qeveri teknike hije”, një projekt i mirëmenduar që duhet të përcaktojë qartë tre shtylla kryesore.

Së pari, përbërja e kësaj qeverie. Duhet përcaktuar nëse do të jetë një kabinet me ndarje 50-50 mes palëve politike, apo një trupë tërësisht teknike pa asnjë element politik, me kushtin themelor që kryeministri aktual, Edi Rama, të mos jetë pjesë e saj në asnjë formë.

Së dyti, kohëzgjatja. Opozita duhet të propozojë një afat të qartë për mandatin e qeverisë teknike, qoftë tre apo gjashtë muaj, një periudhë e mjaftueshme për të përgatitur vendin për zgjedhje të parakohshme.

Së treti, dhe më thelbësorja, tha Burimi gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, është reforma ligjore. Qeveria teknike duhet të vijë me një projektligj ose një paketë reformash për sistemin zgjedhor. Theksi vihet te nevoja për një “kod të ri elektoral penal”, pasi kodi aktual konsiderohet tepër “zemërgjerë” me abuzuesit. Për vepra si blerja e votës, sanksionet aktuale, si një gjobë prej 50,000 eurosh, shihen si të pamjaftueshme. Si kundërshembull përmendet Franca, ku figura si ish-presidenti Sarkozy u përballën me burg jo thjesht për vjedhje votash, por edhe për tentativën e financimit të paligjshëm.

Flavio Qarri: A mendoni se janë të parakohshme diskutimet dhe zërat për qeveri teknike në Tiranë? Apo janë të vonuara?

Genc Burimi: Shiko, nuk janë kurrë të parakohshme. Për radhë të parë, unë nuk jam më i mirë i pozicionuari për të thënë nëse ky thashetheme është i vërtetë apo jo. Për dy arsye, nga largësia, por edhe nga zanati im si gazetar, që neve i përmbajmë fakteve dhe sa fakti është që Rama e la vitin e kaluar me konferencën bolshevike të shtypit, kur në këtë pikë ai tha qartë që nuk lëviz nga istikami. Kam 83 mandate dhe nuk e shoh të arsyeshme pse mos të shkoj deri në fund të këtij mandati. Kështu që, nëse i kalojmë fakteve, këto mbeten në kuadrin e thashethemeve, plus edhe emri i asaj zonjës në Angli që përmendet, Lea Ypi. Ju kujtohet, është bërë pjesë edhe në listën, është atëherë kur Rama bëri ndryshimet në qeveri pas zgjedhjeve, kuptohet, po emra që qarkullojnë shpesh, pra mund të jetë dhe një lloj blloku. Por do të them këtë. Thashethem ose jo thashethem, kjo opozitë e përfaqësuar në këtë studio edhe nga zoti Paloka, duhet të mendojë dhe të marrë frymë sikur në Shqipëri, të paktën në 2026 do të ketë zgjedhje të parakohshme. Qeveria teknike për mua është thjesht një mjet, nuk është qëllimi. Është një mjet. Qëllimi final është që në këtë vend të rikthehet legjitimiteti i institucionit të zgjedhjeve, që është, përdhosur për tre zgjedhje rresht. Ky është qëllimi final. Ta kuptojnë të gjithë, si shqiptarët, si kjo qeveri e paligjshme, ashtu edhe ndërkombëtarët. Thënë kjo, duhet tani që zoti Paloka dhe Partia Demokratike në përgjithësi, të kenë gati atë qeveri teknike të hijes, si të thuash, po e bëj një përkthim shqip të asaj anglishtes, në kuptimin që cili do të ishte, cili do të ishte kuadri optimal për këtë opozitë, për një qeveri teknike në perspektivë të zgjedhjeve të parakohshme. Që do të thotë, një, cili duhet të jetë përbërja e saj?

Po dihet një kusht, që kjo parti Demokratike nuk është, është normale, nuk do në asnjë mënyrë që Edi Rama të filtrojë në një mënyrë prapë në qeveri. Pra, përbërja si do të jetë? 50% me 50%? Do të jetë pa asnjë element politik, i vetëm me teknikë? E para.

 E dyta, duhet që kjo, ëh, kjo opozitë të japë qartë po ashtu kuadrin e kohëzgjatjes së kësaj qeverie teknike. Sa do të jetë minimumi dhe maksimumi? Tre muaj, gjashtë muaj? Tre, cili do të jetë pastaj, qeveria teknike do të shkojë po ashtu dhe me një projektligj ose një projekt reformë që kjo opozitë duhet ta ketë gati për sistemin zgjedhor. Se mund të kesh qeveri teknike, po si të shkosh në zgjedhje me këtë sistem zgjedhor që ke sot, kur kjo parti-shtet bën çfarëdo qejfi dhe rrezikon thjesht një, duket se 50.000 euro gjobë me kuadrin aktual. E ça do bëjmë për këtë?

Flavio Qarri: Pra do një ri, kod të ri elektoral?

Genc Burimi: Unë do të flisja për një kod të ri elektoral penal. Kjo i mungon Shqipërisë sot.

Flavio Qarri: Kam përshtypjen se ligjet i kemi ne, implementimi i tyre na çon pak burimin.

Genc Burimi: Jo, nuk i keni fare. Jo. Kodi penal, kodi elektoral aktual është shumë zemërgjerë me abuzuesit. Edhe njëherë, sot me këtë kod, po të bësh shitje, një gjobë ke. Në Francë, shkoi në burg Sarkozy, në burg! Jo për vjedhje për zgjedhje, por për tentativë, financim ilegal nga Kadafi, tentativë! që i jepte pastaj atij një, ëh, një avantazh në zgjedhje. Pra dhe njëherë, të shërbejë ky thashethem, që dhe njëherë, thashë dhe njëherë, nuk e di, është i vërtetë apo jo. Të shërbejë që kjo parti Demokratike mos të humbasë kohë dhe të japë edhe njëherë kuadrin e saj, kushtet e saja për qeverinë teknike. Deri tani vetëm një kusht është dhënë. Është dhënë që mos të jetë Edi Rama. Po duhet të ketë dhe gjëra të tjera. Pra dhe njëherë, përbërja, kohëzgjatja dhe me çfarë kuadri të ri do shkojë Shqipëria në zgjedhje të parakohshme...

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?