Makina “Benz” del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, banorët shpëtojnë babë dhe bir!
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...

Pyetja që shtrohet është: mos vallë pas gjithë kësaj zhurmënaje për sigurinë kombëtare fshihet tentativa për të vjedhur shumë para? Mos vallë servirja e skandalit si një sherr biznesmenësh tenton të sfumojë një koncesion të konceptuar që në fillim si një mundësi për të grabitur?
Për të gjetur origjinën e këtyre dilemave Lapsi.al, ndryshe nga emisionet që merreshin me spektaklin e përplasjes Pacolli-Ademi, ka gërmuar në origjinën e projektit të aeroportit të Vlorës. Aty gjen çudira… Që në vitin 2017, Edi Rama planifikoi të jepte pa garë dhe pa tender tek një kompani turke këtë aeroport. Madje në parlament u depozitua një projektligj special “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negociimin dhe Lidhjen e Kontratës ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Colin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës”. Për zbatimin e tij u caktuan të negocionin kontratën në janar 2018 ministrat Ahmetaj e Gjiknuri.
Me sa duket ligji special binte ndesh me direktivat e BE-së, mbi partneritetin publik privat. Dhe tatktika ndryshoi. Do bëhej një garë, por ajo do ishte fallco. Kështu u ra dakord me Behgjet Pacollin i cili do të merrte formalisht kompaninë turke YDA Group, që ishte e domosdoshme për të plotësuar kriterin e një partneri që kishte eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve.
Por dredhitë nuk përfundojnë këtu. Në tenderin e shpallur në fund të 2020-ës kishte një varg shkeljesh. Fillimisht ishte kërkuar që të ndërtohej një aeroport për 10 milionë pasagjerë dhe me dy kulla kontrolli. Që fituesit të ishin ata që u shpallën katër ditë para garës, kapaciteti u zbrit në 2 milionë dhe kullat përfunduan në 1.
Për më tepër kompania tjetër konkurente, AL-DE, ndonëse me kushte shumë më të favorshme për interesin publik, u skualifikua nga gara me justifikimin banal se nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e plotë. Britanikët e AL-DE Corporation LTD e denoncuan garën e paregullt dhe për këtë çështje SPAK ka njoftuar se ka hapur hetim, për shpërdorim detyre, favorizim të palëve të caktuara dhe shkelje të pabarazisë në tendera.
Qeveria Rama, atë që nuk e realizoi me goditjen e parë për të mos zhvilluar fare garë, e përmbushi me të dytën duke e bërë atë të gënjeshtërt, sa për sy e faqe. Që këtu dyshimet se ky qe një projekt i dizenjuar për grabitje fillojnë e bëhen serioze. Por nuk përfundon këtu. Në këtë fazë, pas marrjes së tenderit fiktiv kompania fituese kishte tre aksionerë: Mabco Construction e Pacollit me 58 për qind, YDA Group, e turqve që kishin ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit me 40 për qind dhe 2A Group e Valon Ademit me 2 për qind.
YDA Group, siç u tha, ishte përfshirë në koncesion për shkak të përvojës së saj për ndërtimin e aeroportit, pa të cilën nuk mund të justifikohej përmbushja e kritereve të garës. Prandaj ajo u “shpërblye” me 40 për qind të aksioneve.
Po ç’ndodhi? Ndonëse u shpallën fitues, turqit e YDA Group u tërhoqën menjëherë pas përfundimit të procesit duke paguar një shumë qesharake, 4200 euro për 40%-shin e tyre.
Që këtu autoritetet shtetërore duhet të ndiznin sinjalin e kuq të alarmit sepse ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat detyron që përpara ndryshimit të çdo aksioneri në kontratat koncesionare, duhet marrë fillimisht miratimi i Autoritetit Kontraktor dhe Ministrisë së Financave. A e bënë këtë gjë? Natyrisht që jo. A dëshmon kjo se ishin palë në organizimin e një gare fiktive me një kompani turke të futur vetëm për letra? Natyrisht që po. Këtë e vërteton fakti se shitja e 40% të aksioneve që kaluan nga turqit tek Pacolli, në dhjetor të vitit 2022 (pikerisht ato aksione për të cilat po bëhet sherri i sotëm), është miratuar nga titullari i Autoritetit Kontraktor, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrja e Financave!
Jo vetëm ministret e tij, por edhe vetë Edi Rama ka qenë në djeni të gjithë këtyre manovrave. Kur shkoi ta inaguronte veprën para zgjedhjeve, ai nuk u çudit që aty ishin vetëm Pacolli dhe Valon Ademi dhe jo kompania turke që sipas ligjeve të këtij shteti ishte e vetmja që mund të kualifikohej për të fituar një aeroport.
Pra, për ta përmbledhur, në vitin 2017-2018, qeveria Rama inicioni një ligj special për ta dhënë pa garë aeroportin e Vlorës. Pastaj zgjodhi në 2021-2022 një rrugë tjetër atë të organizimit të një gare fallco. Madje edhe pasi e realizoi këtë veproi në paligjshmëri duke mos zbatuar as rregullat që pati vendosur vetë. A nuk ngre kjo dyshimin se ka pasur diçka shumë të madhe për të fshehur? Një qëllim për përfitim kolosal? A mos ata që imagjinuan gjithë këtë plan po kërkojnë sot pjesën e tyre? A mos vallë pas përplasjes Pacolli-Ademi fshihen pretenduesit e kësaj pjese, që sipas studimeve, në fund të koncesionit, do të kushtojë mbi gjysëm miliardi euro.
Pikërisht këto dilema që mëtojnë të ngrejnë pikpyetje mbi përfitimin që imagjinonin ata që organizuan një maratonë trukimesh u munduan të fashisin emisionet televizive të mbrëmjes. Ato e vunë theksin tek një sher banal, mes dy biznesmenësh, për të mos folur për një korrupsion qeveritar. Ato u rekën të tërheqin vëmendjen tek spektakli i kacafytjes së Behgjetit me Valonin për të anashkaluar Belën dhe Edin./Lapsi.al
Një 26-vjeçar nga Tropoja është zhdukur në rrethana misterioze, ndërsa kishte dalë ditën e hënë me në...
Specialistët e Krimeve në Tiranë kanë referuar materialet në Prokurori ndaj shtetasit Jetmir Llanaj, 46 vjeç, i cili ndodhet a...
Një vatër zjarri është shënuar mesditën e sotme në afërsi të Leskovikut, duke përfshirë një prej o...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë 16-vjeçare ka dëmtuar veten me thik&e...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar vendimin për pushimin e çështjes ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sef...
Një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një të re, ka rënë në prangat e policisë...
Tom Nikaj, 50-vjeç, është arrestuar në Han të Hotit, pasi është dënuar me 9 muaj burg nga Gjykata. Mësohet se ...
Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën për çështjen ndaj avokatit Ulian Barjami, duke vendosur transferimin e saj në Pro...
Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të martë në Fier, Rahmel Osmani u kap me doza kanabi...
Nga Tom Kelly, Daily Mail Jeta luksoze duket se ka marrë një fund të papritur për të dy vëllezërit shqiptarë ...