AKTUALITET

Kryeministri dhe presidenti shqiptar, paga rekord në Ballkan; 5 herë mbi mesataren e vendit

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Korrik 2026, 07:24

Kryeministri dhe presidenti shqiptar, paga rekord në Ballkan; 5 herë

Disa vjet më parë, kryeministri Rama hyri në garë me rajonin, teksa premtoi që shumë shpejt, paga mesatare në vend do të arrinte vendet e Ballkanit perëndimor, si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja, që e kishin në atë kohë rrogat 30-50% më të lartë sesa ne.

Paga mesatare mujore në vend vërtet është rritur, duke arritur në 860 euro bruto për vitin 2025, por edhe të tjerët nuk kanë mbetur në vend. Në Serbi, paga mesatare mujore bruto ka arritur në 1290 euro, në Bosnjë Hercegovinë 1245, në Mal të Zi 1203 euro, në Maqedoninë e Veriut, 1100 euro, sipas një publikimi të mëparshëm të Monitor bazuar mbi të dhënat zyrtare nga agjencitë statistikore të vendeve përkatëse.

Deri tani gara për të punësuarit ka qenë e humbur, teksa pagat në vendet e rajonit vijojnë të mbeten 30-50% më të larta sesa në Shqipëri.

Në fakt, kryeministri e ka mbajtur premtimin, por vetëm për veten dhe presidentin e vendit.

“Monitor” në bashkëpunim me korrespondentët e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor raporton pagat e niveleve të larta të qeverisjes, si presidenti, kryeministër në të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bosnjë Hercegovina dhe Shqipëria kryesojnë listën, për pagat, ndërsa Shqipëria është absolutisht e para për pagën e drejtuesve në raport me pagën mesatare në vend.

Në Shqipëri, Presidenti ka një pagë mujore bruto prej 425 mijë lekë, ose 4,470 euro me kursin aktual. Paga e tij është 5.2 herë më e lartë sesa rroga mesatare në vend.

Kryeministri shqiptar ka një pagë mesatare mujore bruto prej 393 mijë lekësh, ose 4130 euro. Paga e tij është 4.8 herë më e lartë se ajo mesatare në vend dhe më e larta nga të githë kryeministrat e Ballkanit.

Kryeministri dhe presidenti shqiptar, paga rekord në Ballkan; 5 herë

Bosnjë Hercegovinë, struktura administrative është e komplikuar. Bosnjë dhe Hercegovina nuk ka një President të vetëm të shtetit. Në vend të kësaj, ajo drejtohet nga një Presidencë treanëtarëshe, e cila përfaqëson tre komunitetet kryesore etnike të vendit. Vendi ka dy kryeministra, nga një për secilin prej dy entiteteve të saj: Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republikën Srpska. Për kryeministrat, paga mesatare bruto (e llogaritur si mesatare e dy pagave) është rreth 4 mijë euro dhe për presidentët, mesatarja është rreth 4600 euro, më e larta në Ballkan. Megjithatë, në raport me pagën mesatare në vend, difernca është më e ulët se me Shqipërisë (përkatësisht 3.7 herë për presidentin dhe 3.2 herë për kryeministrin) për shkak të rrogës më të lartë në Bosnjë Hercegovinë.

Për pagat neto, presidenti dhe kryeministri shqiptar kryesojnë Ballkanin, pasi Bosnjë Hercegovina ka një ngarkesë më të lartë fiskale. Paga neto e presidentit shqiptar është rreth 320 mijë lekë, ose gati 3400 euro, përkundrejt 3 mijë euro mesatarja presidenciale në Bosnjë.

Kryeministri dhe presidenti shqiptar, paga rekord në Ballkan; 5 herë

Kryeministri shqiptar është absolutisht më i paguari, pasi merr neto 302 mijë lekë, ose gati 3200 euro, përkundrejt 2600-2700 euro të kryeministrave të Bosnjës. Madje kryeministri shqiptare ka një pagë neto më të lartë se pagat bruto të shumicës së homologëve në Ballkan.

Kryeministri dhe presidenti shqiptar, paga rekord në Ballkan; 5 herë

Vendet e tjera të Ballkanit, ndonëse kanë paga mesatare më të larta janë më modestë në shpërblimet e drejtuesve të lartë, që udhëheqin politikat e vendit.

Mal të Zi, presidenti ka një pagë bruto prej 2700 eurosh, ose 2.2 herë mbi pagën mesatare të Malit të Zi. Në nivele të ngjashme e ka pagën dhe kryeministri i vendit.

Serbia është shteti që ka arritur të ketë pagën mesatare më të lartë bruto në rajon, por që në kontrast i paguan më pak drejtuesit e vendit. Presidenti ka një pagë bruto prej 338 mijë dinarë, ose 2,740 euro, vetëm 2.1 herë më shumë se paga mesatare në vend. Kryeministri ka një pagë bruto prej 282 mijë denarësh, ose rreth 2300 eurosh, 1.8 herë mbi pagën mesatare në vend.

Maqedoninë e Veriut nuk janë të deklaruara pagat, por mediat kanë raportuar se presidenti dhe kryeministri marrin secili nga rreth 140 mijë denarë maqedonas neto, që i korrespondon një page bruto prej 206 mijë denarë, ose rreth 3300 euro, ose tre herë mbi pagën mesatare në vend.

Kosovë, paga bazë mujore bruto e presidentit është 1980 euro, ose 1.64 herë mbi pagën mesatare në vend. Kryeministri ka një pagë bazë po bruto prej 1870 euro (1.55 herë mbi pagën mesatare).

Pagat e drejtuesve në raport me mesataren

Shqipëria është vendi ky presidenti dhe kryeministri kanë diferencën më të lartë me pagën mesatare në vend, me rreth 5 herë më shumë. Diferenca e dytë më e lartë është në Bosnjë Hercegovinë, me 3.2-3.7 herë. Më pas renditet Maqedonia e Veriut, me rreth 3 herë, e ndjekur nga Kosova me 2.6-2.8 herë. Në Mal të Zi pagat e drejtuesve të lartë janë 2.2 herë mbi atë mesatare dhe në fund renditet Serbia, ku drejtuesit marrin më pak se dyfishi i mesatares.

Ndërsa Serbia ka pagën mesatare mujore më të lartën në Ballkan dhe 50% më shumë se në Shqipëri, presidenti dhe kryeministri shqiptar kanë paga përkatësisht 63% dhe 80% më të larta sesa homologët serb. / Monitor 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan