U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
KSHM i bashkohet Rrjetit SafeJournalists për të dënuar me forcë serinë e fundit të sulmeve të dhunshme dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në Shqipëri. Brenda pak më shumë se një jave, janë regjistruar tre incidente të ndara, duke shënuar një rritje alarmante të dhunës dhe intimidimit që synon gazetarët.
Më 13 shtator 2025, gazetari Edon Kuçi dhe një kameraman nga emisioni hetimor televiziv Piranjat u sulmuan ndërsa po raportonin nga stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë. Kuçi u kërcënua verbalisht me rrëmbim dhe pengmarrje nga Sinan Idrizi, aksioneri kryesor i Air Albania dhe presidenti i FC Flamurtarit, siç shihet në pamjet video të ngjarjes. Gjatë të njëjtit incident, Refik Halili, presidenti i FC Tirana, mori me forcë telefonin e Kuçit, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në punën e tij gazetareske siç raportohet nga gazetari dhe siç shihet në pamjet video.
Më 11 shtator 2025, gazetarja Lorena Resulaj dhe kameramani Nertil Mataj u sulmuan fizikisht ndërsa po raportonin nga një bar në rrugën “Islam Alla” në Tiranë. Pronari i barit dyshohet se kërcënoi dhe goditi me grushte të dy punonjësit e mediave pasi ata refuzuan të largoheshin gjatë raportimit. Policia më vonë arrestoi të dyshuarin dhe çështja u dërgua në prokurori për hetime të mëtejshme.
Më 5 shtator 2025, gazetarët Domenika Bajraktari dhe Enkel Elezi nga programi hetimor televiziv STOP u sulmuan në Kamëz ndërsa filmonin një histori me interes publik. Sulmi synonte të pengonte drejtpërdrejt detyrat e tyre profesionale dhe t’i ndalonte ata të raportojnë. Autori u arrestua dhe më pas u la me “detyrim paraqitje” nga gjykata.
KSHM mirëpret veprimin e shpejtë të policisë në dy raste, duke arrestuar autorët e sulmeve. Megjithatë, ne kërkojmë të njëjtën vendosmëri dhe përgjegjshmëri kur përfshihen aktorë të fuqishëm, siç është rasti i kërcënimeve dhe intimidimit ndaj Kuçit dhe ekipit të Piranjat. Këto akte të përsëritura dhune dhe intimidimi janë të papranueshme dhe përfaqësojnë një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën gazetareske, si dhe një shkelje të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar mbi çështje të interesit publik.
KSHM u bën thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të menjëhershme, të plota dhe të pavarura në të tre incidentet dhe të sigurojnë që autorët të ndiqen penalisht dhe të mbahen përgjegjës pa vonesë, përfshirë kur përfshihen aktorë me ndikim dhe të fuqishëm. Ne gjithashtu nxisim institucionet të sigurojnë masa ndjekjeje dhe mbrojtjeje për gazetarët që janë sulmuar ose kërcënuar. Është jetike të forcohen mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e gazetarëve dhe të garantohet qasje e sigurt për gazetarët në hapësirat dhe ngjarjet publike pa pengesa ose intimidim. Në këtë aspekt, ne përsërisim thirrjen tonë për krijimin e një mekanizmi të shpejtë reagimi për të siguruar që gazetarët nën kërcënim të marrin mbrojtje të menjëhershme dhe efektive.
KSHM solidaritzohet plotësisht me kolegët tanë Edon Kuçi, Lorena Resulaj, Nertil Mataj, Domenika Bajraktari, dhe Enkel Elezi.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsh&eum...
Avokati i Jamarbër Malltezit ka kërkuar pavlefshmëri absolute të akteve, pasi sipas tij akuza ndaj Malltezit në lidhje me çë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit. Një 63-vjeçar raportohet se ka humbur jetën n&eum...
Rrjeti SafeJournalists (SJN) dënon ashpër valën e fundit të sulmeve të dhunshme dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në ...
Kujtim Aliaj, 55 vjeç, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fuste në territorin shqiptar një sasi muni...
Monopatinat elektrike po bëhen një sfidë e re për sigurinë në rrugët e Shqipërisë. Eksperti i sigurisë rrugore...
Një 22-vjeçar nga Fushë-Arrëzi është zhdukur në mënyrë misterioze, duke lënë pas ankth dhe pasiguri tek...
Një 36-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Durrësit, pasi për të shmangur masën administrative për shk...
Një operacion i gjerë policor në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh ka çuar në zbardhjen e skemave piramidale online q&e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fashtin “Lefter Talo” në Vlorë, ku raportohet se dy të moshuar kanë rë...