The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...

Tajlanda ka shpërndarë parlamentin pas gati një jave përplasjesh përgjatë kufirit me Kamboxhian, me zgjedhjet e përgjithshme që pritet të thirren brenda 45 deri në 60 ditë.
Në një dekret mbretëror të publikuar këtë të premte, kryeministri Anutin Charnvirakul përmendi konfliktin vdekjeprurës në kufi, mes sfidave të tjera që qeveria e tij minoritare ka hasur që prej marrjes së detyrës tre muaj më parë.
“Zgjidhja e duhur është shpërndarja e parlamentit… që është një mënyrë për të kthyer pushtetin politik te populli,” tha ai, sipas BBC-së.
Anutin, një biznesmen i njohur, është kryeministri i tretë i Tajlandës që nga gushti 2023. Kur mori pushtetin në shtator, ai kishte deklaruar se do ta shpërndante parlamentin deri në fund të janarit. Megjithatë, përballë një votimi të afërt mosbesimi, Anutin vendosi ta përshpejtojë thirrjen e zgjedhjeve. Ai dhe partia e tij Bhumjaithai u kritikuan ashpër për menaxhimin e përmbytjeve të rënda që ndodhën në jug të Tajlandës muajin e kaluar, ku humbën jetën të paktën 176 persona.
Shpërndarja e parlamentit vjen në një kohë kur përplasjet e reja me Kamboxhian kanë shkaktuar të paktën 20 viktima dhe kanë zhvendosur qindra mijëra persona.
“Qeveria ka përdorur çdo mjet në administratën publike për të zgjidhur me shpejtësi çështjet urgjente që po e mbysin vendin… por drejtimi i vendit kërkon stabilitet,” shkroi Anutin në dekretin e miratuar nga mbreti Maha Vajiralongkorn.
“Si një qeveri minoritare, së bashku me rrethanat e vështira politike të brendshme, nuk ka qenë e aftë të kryejë administratën publike në mënyrë të vazhdueshme, efektive dhe të qëndrueshme,” shtoi ai.
Kriza politike është thelluar pasi Partia e Popullit, forca më e madhe në parlament, hoqi mbështetjen për Anutin dhe partinë e tij konservatore Bhumjaithai, duke e akuzuar për mosrespektim të marrëveshjes mbi reformën kushtetuese dhe shpërndarjen e parlamentit brenda katër muajve. Opozita kishte paralajmëruar një mocion mosbesimi, por vendimi i Anutin e parapriu atë.
Tajlanda ka qenë në krizë politike gjatë vitit të fundit, me dy kryeministra të shkarkuar nga gjykatat për shkelje etike.
Parardhësja e Anutin, Paetongtarn Shinawatra, u hoq për shkelje etike, pasi u dëgjua duke e quajtur ish-liderin e Kamboxhias, Hun Sen, “xhaxha” dhe duke kritikuar ushtrinë tajlandeze në një telefonatë të publikuar.
Ndërsa Srettha Thavisin, lideri para saj, u shkarkua gjithashtu për shkelje etike, pasi emëroi në kabinet një ish-avokat që kishte qenë i burgosur.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta kalojë çështjen 'Balluku' për shqyrtim në seancë. Çështja u ankimua nga Qeveri...
Dyshime për ‘Fshehje të të ardhurave’, Prokuroria Gjirokastër lëshon urdhra ndalimi për katër persona, sekuestr...
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2025, te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, ku u plagos rëndë, me se...
Avokati Artan Gjermeni ka folur lidhur me vendimin e tij për tu larguar nga çështja e Erion Veliajt, ditën e sotme, pas vendimit të...
Fiona Papajorgji është e vetmja kandidate që ka shfaqur interes për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese, pas ikjes së Holta Za...
Avokati Artan Gjermeni ka argumentuar arsyen pse u dorëhoq nga çështja e Erion Veliajt, ditën e sotme, pas vendimit të GJKKO pë...
Pensionistët në Belsh janë paraqitur për të tërhequr bonusin e pensionit, por ata shprehen se kjo ndihmë është e ...
GJKKO dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut, akuzat NJOFTIM PËR MEDIAT Prokuroria e Posa&cc...
Gazetari Osman Stafa ka marrë një mesazh kërcënuese përmes një profili anonim në rrjetet sociale, veprim që u dën...
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës dhe të Inspektora...