AKTUALITET

Kulla e ish-ministres dhe dajës së saj ngrihet në mes të pallateve dhe shkollës në Tiranë, banorët thirrje kandidatëve për deputetë: Ejani shihni nga afër krimin urban

M.B. Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 19:45

Kulla e ish-ministres dhe dajës së saj ngrihet në mes të

TIRANA- Banorët e tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” ku po ndërtohet një kullë 16-katëshe i kanë drejtuar një thirrje publike kandidatëve për deputetë të qytetit të Tiranë. Në rastin e këtij ndërtimi përmendet dhe emri i ish-ministres së Kulturës Elva Margaritit si dhe i dajës së saj Agron Lufit, profesor i arkitekturës. Ndërkohë, banorët thonë se u drejtohen me këtë thirrje kandidatëve për t’u përballur së bashku me një krim urban që, sipas tyre, po merr formë në zemër të kryeqytetit. 

Banorët dhe stafi pedagogjik i shkollës shtojnë se po rrezikohet jeta dhe siguria e banorëve, nxënësve dhe mësuesve, për shkak të gërmimeve të thella në një truall të kufizuar. Ata shtojnë se po rrezikohet dhe integriteti struktural i pallateve ekzistuese dhe i godinës së shkollës si dhe e drejta e qytetarëve për një mjedis të sigurt, transparencë dhe zhvillim të drejtë urban.

Gjithashtu ata ftojnë kandidatët të enjten, më 24 Prill 2025, ora 17:00, në sheshin mes tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” për të dëgjuar zërat e banorëve, prindërve dhe mësuesve që preken drejtpërdrejt dhe për të parë nga afër kantierin e ndërtimit që sipas tyre është një krim urban dhe me pasoja për jetën dhe siguri.

"Për të shprehur publikisht qëndrimin tuaj për: Pezullimin e menjëhershëm të punimeve derisa çështja të vlerësohet nga gjykata civile dhe gjykata e SPAK u; Anulimin e lejes së ndërtimit të dhënë jahstë cdo norme urbaniztike dhe standarti europian kundër interesit publik duke favorizuar interesat e dy tre individëve. Revokimin ose rishikimin e kuadrit ligjor që lejon vendime arbitrare të KKT së në dëm të interesit publik; Rikthimin e truallit në funksion publik (hapësirë e gjelbër / kopësht komunitar). Për të nënshkruar një angazhim moral e politik për të mbrojtur sigurinë, ligjin dhe interesin publik mbi interesat e ngushta klienteliste dhe korruptive", shkruajnë banorët.

Thirrja drejtuar të gjithë kandidatëve për deputetë të qytetit të Tiranë

Tiranë, 22 Prill 2025

Të nderuar kandidate dhe kandidatë për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,

Ne, banorët e tre pallateve përreth shkollës 9 vjeçare “Emin Duraku”, si dhe prindërit e qindra nxënësve dhe stafi pedagogjik i kësaj shkolle, ju drejtohemi me këtë thirrje të hapur për t’u përballur së bashku me një krim urban që po merr formë në zemër të kryeqytetit: ndërtimi i një kulle 16 katëshe me katër kate parkim nëntokë, mes banesave tona dhe në afërsi të menjëhershme të shkollës Emin Diraku

Çfarë po ndodh?

Leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me çdo standard sigurie dhe logjike urbanistike, vetëm pese metra arg pallateve dhe ngjitur me oborin e shkollës dhe nga klasat ku mësojnë fëmijët tanë.

Punimet kanë nisur më 29 Mars 2025, pavarësisht protestave të banorëve s ë vazhdueshme të banorë ve si dhe prindërve të nxënësve. Pas projektit fshihen lidhje klienteliste, nepotike dhe politike, të dokumentuara gjerësisht në materialet që do t’ju vëmë në dispozicion.

Çfarë rrezikohet?

Jeta dhe siguria e banorëve, nxënësve dhe mësuesve, për shkak të gërmimeve të thella në një truall të kufizuar. Integriteti struktural i pallateve ekzistuese dhe i godinës së shkollës. E drejta e qytetarëve për një mjedis të sigurt, transparencë dhe zhvillim të drejtë urban.

Thirrja jonë publike :

Ne ju ftojmë të Enjten , më 24 Prill 2025, ora 17:00, në sheshin mes tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” :
Për të dëgjuar zërat e banorëve, prindërve dhe mësuesve që preken drejtpërdrejt. Për të parë nga afër kantierin e ndërtimit - një krim urban dhe me pasoja për jetën dhe sigurinë tonë.

Për të shprehur publikisht qëndrimin tuaj për:

Pezullimin e menjëhershëm të punimeve derisa çështja të vlerësohet nga gjykata civile dhe gjykata e SPAK u;
Anulimin e lejes së ndërtimit të dhënë jahstë cdo norme urbaniztike dhe standarti europian kundër interesit publik duke favorizuar interesat e dy tre individëve. Revokimin ose rishikimin e kuadrit ligjor që lejon vendime arbitrare të KKT së në dëm të interesit publik; Rikthimin e truallit në funksion publik (hapësirë e gjelbër / kopësht komunitar). Për të nënshkruar një angazhim moral e politik për të mbrojtur sigurinë, ligjin dhe interesin publik mbi interesat e ngushta klienteliste dhe korruptive.

Të nderuar kandidatë për deputetë

Kjo lejë ndërtimi është dhënë në Maj të vitit të kaluar një , një kompanie ndërtimi që është themeluar më 2023 dhe ka kapital vetëm 1000 euro. Firma e ndërtimit ka pritur një vit, në mënyrë që të përurohet shkolla e re Emin Duraku për të filluar ndërtimin sapo nisi fushata elektorale , ku vëmëndja e autoriteteve dhe institucioneve është e pakët. Kjo lejë ndërtimi është dhënë me 2024 .Megjithëse me një vendim gjyqësor të formës së prerë të vitit 1999, është refuzuar ndërtimi I një pallati katër katësh. Dhe tani pas njezet e pesë vjetësh jepet lejë ndërtimi për 16 kate megjithëse asnjë prej kushteve për të cilat më 199 u rëzua dhënia e lejës për katër kate, nuk ka ndnryshuar.

Në jemi të vendosur të cojmë në gjyq dhe aktualsiht po përgatisim padinë për në spak për cdo institucion dhe zyrtar por edhe për cdo përfaqësues të kompanisë së ndërtimit që ka thyer ligjin dhe rregullat. Prej tre ditë kompania e ndërtimit ka ndërprerë furnizimin me ujë si dhe ka shkatëuar sistemin e ujërave të zeza ndërsa policia e shtetit nuk u përgjigjet thirrjes se banorëve ndërsa vijon punimet deri në mesnatë.

Të nderuar kandidatë për deputetë,

Rasti I këtij krimi urban në zemër të Tiranës, është një mundësi e mirë për të gjithë ju, që të bëheni bashkë, qoftë edhe njëherë të vetme dhe të mbështesni interesin publik. Ju presin në datën 24 Prill ora 17.00 , ju kandidatëve për deputetë, si dhe përfaqsues të të gjithë medias dhe organzatave të të drejtave të njeriut.

Me respekt

Banoret e tre pallateve , dhe prindër të nxënësve të shkollës Emin Duraku

edi rama tirana elva margariti

tirana

video

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13