Terapia hormonale/ ‘Protokolli, i përkthyer online’, Dasho: Britania dhe Suedia i kanë ndaluar rreptësisht
Një skandal i vërtetë duket se ka përfshirë sistemin e shëndetësisë në vend, lidhur me udhëzimin e ri mjek&e...
Një skandal i vërtetë duket se ka përfshirë sistemin e shëndetësisë në vend, lidhur me udhëzimin e ri mjek&e...
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në fshatin Cerrujë pas ...
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Mund të mos ketë një supertifoz më simpatik të Kupës së Botës se ai që endet rrugëve të ...
Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 mi...
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur n...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkoh&e...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësisht zbritjes ...
Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish sot në shesh e rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë kritikat se lufta me Iranin zbuloi kufijtë e aftësisë së tij për të ush...
Operacionet e fundit të ligjit ndaj rrjeteve të dyshuara të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave kanë hapur një debat të gjerë ekonomik, ligjor dhe social në Shqipëri, veçanërisht për fatin e pasurive të sekuestruara, ku përfshihen edhe komplekse ndërtimi luksoze të quajtura në opinion publik si “kulla të drogës”, me apartamente të blera paraprakisht nga qytetarët.
Këto zhvillime prekin jo vetëm oligarkët që kanë pastruar paratë dhe kompanitë ndërtuese, por edhe një kategori të tretë që shpesh mbetet në qendër të pasigurisë juridike: qytetarët që kanë blerë apartamente në këto projekte ende të papërfunduara ose në fazë ndërtimi.
Nga pikëpamja ligjore, sekuestrimi i vendosur nga gjykata me kërkesë të SPAK-ut është një masë preventive. Kjo do të thotë se prona nuk konfiskohet menjëherë, por bllokohet për të parandaluar tjetërsimin e saj deri në përfundim të hetimeve dhe procesit gjyqësor. Në këtë fazë, shteti nuk është ende pronar i pasurisë, por administrues i saj përmes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Vetëm nëse gjykata vendos konfiskimin përfundimtar, pasuria kalon në pronësi të shtetit.
Problemi më i ndjeshëm lind kur në këto pasuri ekzistojnë kontrata paraprake shitblerjeje me qytetarë të zakonshëm, të cilët kanë paguar shuma të plota për apartamente “në ajër”, që ende nuk kanë përfunduar.
Në rastet kur blerja është e dokumentuar rregullisht, me kontrata të noterizuara dhe transferta bankare të gjurmueshme, këta individë mund të paraqiten si palë të treta me interes të ligjshëm dhe të kërkojnë njohjen e të drejtës së tyre mbi pronën.
Në teori juridike, gjykata mund të ndajë pasurinë e sekuestruar duke përjashtuar pjesë që i përkasin blerësve të mirëbesimit, sidomos kur provohet se ata nuk kanë pasur asnjë lidhje me aktivitetin kriminal të hetuar.
Megjithatë, në praktikë, situata është shumë më komplekse. Nëse pasuria përfundimisht konfiskohet dhe kalon në pronësi të shtetit, qytetarët nuk përfitojnë automatikisht as apartamentin dhe as kthimin e parave.
Paratë e bllokuara në llogaritë bankare të subjekteve të hetuara trajtohen si pjesë e pasurisë së dyshuar kriminale dhe në rast konfiskimi, ato kalojnë në buxhetin e shtetit. Kthimi i fondeve për individët ndodh vetëm nëse gjykata i njeh ata si kreditorë të ligjshëm dhe vendos shprehimisht kompensimin e tyre, proces i cili kërkon prova të forta, dokumentacion të rregullt dhe një vendim gjyqësor të veçantë.
Nga këndvështrimi ekonomik, kjo situatë ka krijuar një pasiguri të re në tregun e pasurive të patundshme, sidomos në Tiranë, ku një pjesë e konsiderueshme e ndërtimeve të reja është financuar përmes parablerjeve.
Rreziku lidhet me faktin se një pjesë e kapitalit në ndërtim nuk ka qenë gjithmonë bankar dhe transparent, duke e bërë tregun të ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve të organeve të drejtësisë. Në momentin që një projekt ndërtimi bllokohet, zinxhiri financiar ndërpritet: ndërtimi ndalon, bankat ngrijnë ekspozimet, dhe qytetarët mbeten në një zonë gri mes kontratës civile dhe hetimit penal.
Tensione dhe incidente janë regjistruar këtë fundjavë në fshatin Dardhë, në Njësinë Administrative Hotolisht të...
Gjykata e Lartë, pas një kalvari dyvjeçar procesesh në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ka vendosur të shuajë d...
Nga Lustgarten, sheshin midis Altes Museum dhe Berliner Dom, në qendër të Berlinit, shqiptarët kanë dalë në protestë d...
Dy persona, Adi Hodo dhe Paola Zyber, janë arrestuar në qarkun e Korçës nën dyshimin e ngritjes së një skeme të orga...
Në fillim të marsit, anëtarët e Policisë Kombëtare Spanjolle kontrolluan një zonë pyjore pranë Marbej&e...
Hetimet e SPAK identifikojnë dy struktura paralele të trafikut të kokainës të drejtuara nga Alfredo Hamzai – një person i ...
Gazetarja e CNN, Isa Soares, e cila ndjek në mënyrë të vazhdueshme protestat qytetare në Tiranë, ka ndarë në Insta Sto...
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e 4 të tjerëve është...
Indrit Sinani është efektivi i Policisë Rrugore që dyshohet se i dha fund jetës në orët e para të mëngjesit të...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit...