Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...

Vangjel Dhima: “Në çdo anë të tunelit ka hapje sheshesh ndërtimi për spital në kohë lufte, shtypshkronjë, furra buke, fabrika e miellit, janë plot 35 dhoma”!
Poshtë kodrës së Manastirit të 40 Shenjtorëve, në kryqëzim tek rrapi në hyrje të qytetit të Sarandës, zë fill tuneli ku shtrihet Saranda e nëndheshme, tunel që përfundon në kodrat e Volloderit. Vangjel Dhima, ish shef i sektorit ushtarak pranë komitetit të PPSH-së së Sarandës, tregon, se si dhe pse u ndërtua ky tunel me qytetin e nëndheshëm dhe shpreh çudinë e heshtjes së deritanishme e, mosshfrytëzimin e tij.
Zoti Vangjel, flitet se ekziston një tunel i nëndheshëm në Sarandë, ku brenda tij shtrihen institucionet kryesore të qytetit në raste emergjencash civile. Ç’mund të na thoni për këtë?
Po. E vërteta është se ekziston një tunel i tillë. Ndërtimi i tij filloi në vitin 1974 dhe përfundoi në vitin 1981. E veçanta është se ky tunel u bë pa fonde të qeverisë, me kontribut vullnetar dhe qeveria nuk e dinte se këtu po bëhej një tunel i tillë…!
Si dhe pse u mbajt kaq sekret, kur flitet për një kohë që ekzistonte një shtet që kontrollonte gjithçka?
Vendimi për këtë tunel u morr nga shtabi i Mbrojtjes së rrethit të Sarandës, ku në përbërje të tij ishin sekretari i parë i Komitetit të Partisë, zv/kryetar, kryetari i Komitetit Ekzekutiv, komandanti i Divizionit, komandanti i Forcave Vullnetare, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme etj. Qe koha e viteve të ashpra të Luftës së Ftohtë dhe fortifikimi qe në plan të parë. Duheshin marrë masa për strehimin e popullatës në raste agresioni apo, fatkeqësive natyrore. Ishte detyrë kryesore. Ku do shkonte ky popull në situata të tilla?!
Në këto kushte dhe situata u mendua që tuneli ekzistues 70-80 metra, të dilte në anën tjetër të kodrës, në Qafë-Gjashtë tek kodrat e Volloderit, në një shesh përball fshatit Bregas. Kështu u vendos, po ku do gjendeshin fondet? Por dhe kjo gjeti zgjidhje. Duke bërë planifikimin e fortifikimit me qendra zjarri dhe qendra mbrojtëse nga çdo ndërmarrje, që atëherë ishte e ligjshme, vendosëm tu shkurtonim numrin e ndërtimit të këtyre qendrave në këmbim të fuqisë punëtore, në dispozicion të Brigadës së MCR-së, që do merrej me hapjen e tunelit. Dhe kështu u veprua. Kontribut të madh dha parku i mallrave, ndërmarrja komunale, NPN-ja, miniera e kripës etj. Ky kontribut zgjati pesë vjet, deri sa përfundoi ky tunel-qytet.
Çfarë ka në brendësi të tunelit?
Siç e thashë tuneli përfundoi në vitin 1981 dhe është 1080 metra i gjatë, 3.5 metra i gjerë dhe 3.5 metra i lartë. Topografin i cili planifikoi dhe drejtoi punimet e shpimit tej për tej, Niko Qiricin, na i dha miniera e kripës në dispozicion. Në çdo anë të tunelit ka hapje sheshesh ndërtimi për spital në kohë lufte, shtypshkronjë, furra buke, fabrika e miellit, janë plot 35 dhoma të përfunduara dhe në gatishmëri të situatave emergjente, me ambientet për komitet partie e komitet ekzekutiv. Dhomat janë të siguruara me dyer çeliku, hermetike për t’u mbrojtur nga goditjet kimike e atomike. Po kështu të gjitha instalimet elektrike janë bërë hermetikisht të izoluara për mos dëmtim nga lagështia. Tuneli ka dy hyrje kryesore dhe një degëzim që del tek këto dhoma, si dhe një shesh që janë ndërtuar 20 dhoma të komandës së Forcave Vullnetare.
Për këto dhoma në sheshin tek dalja e tunelit, hodha idenë për azil pleqsh, po nuk më dëgjoi njeri. Më vjen çudi pse sot nuk shfrytëzohet ky tunel, qoftë si aset turistik, por kam hedhur dhe idenë e kalimit të tubacionit të ujësjellësit, duke kursyer miliona që u përdorën për ndërtimin e depos së ujit, rreth 600 mijë euro. Por edhe si rrugë automobilistike përdoret duke shkurtuar goxha rrugë e, lehtësuar trafikun e rrënduar në qytet. Pranë këtyre shesheve të nëndheshme mund të vendosen tabela ku të tregohet se si do të funksiononin në kohën e luftës. Mundësitë janë të shumta, por është lënur në harresë. Kjo tregon se çfarë është në gjendje fuqia njerëzore, të bëj me kontribut vullnetar.
Megjithëse shumë e guximshme kjo që t’i mbahej sekret një ndërtim i tillë shtetit të asaj kohe, kur e morën vesh, çfarë thanë?
I pari erdhi Kadri Hazbiu dhe përshkoi tunelin nga hyrja në dalje, duke na falënderuar dhe u shprehur se; paskemi bërë një mrekulli. Më pas erdhi Adil Çarçani dhe i shprehu sekretarit të parë të Komitetit të Partisë, Jashar Menzelxhiut, se; “Keni bërë kryevepër dhe pa shqetësuar qeverinë për fonde, sepse kur u bë tuneli i Sasajit, u mor e gjithë Byroja Politike me të. Kurse ju nuk kërkuat asgjë nga ne, Ju lumtë”! Sot duket si e pa vlerë, por mund të shfrytëzohet për strehim popullate në raste fatkeqësish natyrore e, jo të lihet pas dore!
Ai tunel është shpëtimi i qytetit të Sarandës dhe jo ta braktisin, sa në dalje të tij e kanë mbuluar ferrat. Dhe një kuriozitet tjetër, sa mistik aq dhe i vërtetë. Gjatë ndërtimit të tunelit, u hap vetvetiu në mënyre vertikale një oxhak 500 metra që na shërbeu si ventilator. Nga brendësia e tunelit shikohej qielli. Ky oxhak natyror, pastronte ajrin nga ndotja e barominave dhe eksplozivit që përdorej. Ata punëtorë qenë heronj dhe u shpreh mirënjohjen. Memorie.al
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin përgjatë vite...
Rreth 300 biznese që kanë aktualisht marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve tatimore me këste, duhet të tërhiqen nga kë...
Gjatë ditës së sotme priten reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Sipas parashikimeve të Institutit t&e...
Një burrë shqiptar i cili u gjet i fshehur në çatinë e një apartamenti në Paisley kur policët gjetën kanabis me v...
Në ditën e tretë të protestave për Zvërnecin janë intensifikuar përpjekjet për ta greqizuar zërin e qytetar&eu...
Gjykata e Posaçme, dënoi sot me 18 vite burg në total dy njerëzit e afërt të biznesmenit të lojrave të fatit, Ervis Ma...
Janë publikuar pamjet e momentit kur 48-vjeçari shqiptar Edmond Tafa arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Korydallos, nj&e...
Me mesazhe të mprehta, thumbuese dhe shpeshherë të ndërthurura me humor të zi, protestuesit kanë gjetur mënyrën origjina...
Prej mbrëmjes së 1 qershorit, rrjetet sociale shqiptare janë mbushur me një fotografi ku shfaqet një radhë autobusësh pran&...
Mes qindra qytetarëve të mbledhur këtë të martë para Kryeministrisë në protestën kundër projektit turistik n...