Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi një tjetër, Violand Braçellari u shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...

KOSOVA- Derisa protestat e udhëhequra nga studentët vazhdojnë të tronditin Serbinë, autoritetet e këtij vendi kërkojnë dikë për të fajësuar. Shënjestër e tyre, prej kohësh, është bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por Qeveria e tij i quan të pabaza pretendimet.
“Askush nuk i gëzohet nxitjes së konflikteve në Serbi më shumë se Kurti dhe ustashët”, tha në dhjetor të vitit të kaluar zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe një ish-organizate fashiste kroate.
Atëkohë, protestat e studentëve në Serbi po merrnin hov. Mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë vazhdojnë ende të mblidhen nëpër qytete të ndryshme të këtij vendi, për të kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku, nëntorin e kaluar, nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit vdiqën 15 persona.
Po në dhjetor, Kurti, gjatë një vizite në Kroaci, u pyet për protestat e studentëve në Serbi, për të cilat la të kuptohet se ka mirëkuptim, por nuk shprehu mbështetje për “nxitjen e konflikteve”, siç pretendoi Vulin.
“Sistemi i krijuar në Serbi nuk beson në pluralizmin politik, nuk ka sundim të ligjit, prandaj kemi protesta kaq të ashpra studentore”, tha mes tjerash Kurti më 13 dhjetor.
Po atë ditë, portali Informer në Serbi, i njohur për narrativë kundër Kosovës, publikoi një artikull me titull: “Albin Kurti mbështet protestat e ‘studentëve’ në Beograd: Terroristi shqiptar mbështet me gjithë zemër shkatërruesit e Serbisë”. Pretendime të ngjashme bëri këtë muaj edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
“Ekziston një koalicion i qartë interesash që lidh Albin Kurtin dhe sponsorët e protestave antishtetërore në Serbi”, tha Petkoviç më 16 shkurt, pa specifikuar se për cilët ‘sponsorë’ e ka fjalën dhe pa sjellë ndonjë provë për pohimet e tij.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe zyrtarë të tjerë serbë i kanë akuzuar vazhdimisht studentët protestues se bëjnë përpjekje “për të përmbysur pushtetin”.
Ata i kanë etiketuar protestuesit si “mercenarë të huaj”, “banditë” dhe “huliganë”, ndërsa kanë fajësuar edhe “shërbimet e Perëndimit” për ndërhyrje. Për zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, akuzat e tilla “janë manifestim i një pushteti autokratik, që shkakun e problemeve të brendshme dhe shfajësimin e tij synon ta gjejë e ta bëjë tek aktorët e jashtëm, ashtu që të mos kërkohet përgjegjësia”.
Sipas tij, Serbia është “i vetmi shtet në rajon me të kaluar të dëshmuar të ndërhyrjeve dhe nxitjeve të çështjeve të brendshme në shtetet fqinje”.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha, ditë më parë, se “Serbia e akuzon Kosovën se mbështet protestat në Serbi, pa bazë dhe pa ofruar ndonjë provë”. Rohde e akuzoi vetë Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, duke kërkuar vota për Listën Serbe. Deklarata të ngjashme bëri edhe shefja e misionit të Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau.
“Këto janë metoda e praktika të Serbisë autokratike, jo të Republikës së Kosovës që është demokratike”, thotë Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.
Vëzhguesit e zhvillimeve në Kosovë dhe në Serbi thonë se autoritetet serbe, duke bërë akuza kundër Kurtit, përpiqen ta manipulojnë opinionin vendor dhe ta zhvendosin vëmendjen nga zhvillimet e brendshme. Lulzim Peci, nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) në Prishtinë, thotë se pretendimet e zyrtarëve serbë janë “përpjekje për të gjetur armiq të jashtëm për problemet e brendshme”.
“Kjo nuk është asgjë e huaj për regjimet populiste dhe autokratike çfarë e ka sot Serbia”, thotë Peci për Radion Evropa e Lirë.
Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë se pretendimet e tilla të zyrtarëve dhe mediave serbe nuk janë më të besueshme për opinionin në Serbi.
“Kjo me Kurtin aktualisht nuk funksionon, madje as kur e përmendin në media si një argument serioz. Përveç për ata që i besojnë verbërisht Vuçiç”, thotë Janjiç.
Studentët protestues në Serbi këmbëngulin se janë të pavarur, ndonëse në disa protesta të tyre janë parë edhe pjesëtarë të organizatave dhe partive djathtiste që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Janjiç shpreh bindjen se edhe ajo shumicë e qytetarëve që e mbështesin Vuçiç, me besimin se ai nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet, është duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë.
Dy analistët pajtohen se akuzat e zyrtarëve serbë ndaj Kurtit nuk kanë bazë reale, por nuk ndajnë mendimin se situata e sigurisë në Kosovë mund të cenohet nën dirigjimin e autoriteteve serbe. Peci thotë se sjellja e zyrtarëve serbë sinjalizon se ata po përpiqen ta zhvendosin vëmendjen e opinionit të brendshëm, duke e orientuar drejt Kosovës. Në këtë kontekst, ai thotë se nuk mund të abstrahohen rreziqet për situatën e sigurisë në Kosovë, sidomos në veriun e banuar me shumicë serbe. Ai thotë se rreziku për nxitje të incidenteve në këtë zonë edhe ashtu të trazuar, është real.
Kjo, pavarësisht faktit se Serbia - pas sulmit të armatosur të një grupi serbësh në Banjskë të Zveçanit, shtatorin e vitit 2023 - është vënë “nën llupën e faktorit ndërkombëtar”. Peci thotë pas këtij sulmi, grupet e uniformuara serbe janë tërhequr në brendësi të Serbisë, por shton se nxitja e incidenteve eventuale mund të mos vijë nga persona të tillë. Në atë rast, ata do të ishin të tejdukshëm edhe për faktorin ndërkombëtar, thotë ai.
“Çfarëdo që ndodh aty [në veri], është e ditur se do t’i atribuohet Serbisë, sepse është një përpjekje e saj për të krijuar një problem, për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet që i ka brenda”, thekson Peci.
Ai shton se autoritetet e Kosovës, në këtë kohë, duhet t’i shmangin situatat që, siç shprehet, motivojnë tensione. Në mënyrë specifike përmend mbylljen e disa qendrave për punë sociale në Mitrovicë të Veriut, të cilat funksiononin nën sistemin e Serbisë, javën e kaluar.
“Ne me këto akte e krijojmë një klimë, e cila e rrezikon sigurinë në veri të vendit për çështje krejtësisht jorelevante, siç janë shërbimet sociale”, thotë Peci.
Por, Janjiq nuk sheh rrezik për ndonjë incident sigurie në veri të Kosovës, të motivuar nga autoritetet e Serbisë. Sipas tij, Vuçiç, aktualisht, po ballafaqohet me mungesë vizioni se si të dilet nga kriza e brendshme.
“Rreziku që ekziston, e që mund të ketë të bëjë me Kosovën, është fakti se në këtë kaos të institucioneve [në Serbi], krimi i organizuar, e sidomos narko-mafia, mund të fillojnë të marrin pjesë të territoreve”, thotë Janjiq, duke iu referuar edhe veriut të Kosovës.
Për Kosovën, Serbia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë dhe stabilitetin e saj. Sulmi në Banjskë vetëm se e ka forcuar bindjen e Prishtinës se Beogradi nuk e ka braktisur strategjinë e destabilizimit të vendit fqinj - edhe pse autoritetet serbe kanë mohuar se kanë gisht në atë ngjarje.
Në deklaratën dhënë Radios Evropa e Lirë, Qeveria e Kosovës thekson se autoritetet e vendit “janë gjithmonë në krye të detyrës, për të siguruar ruajtjen e rendit e sigurisë publike, për të respektuar ligjshmërinë dhe për t'u shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim”.
Analistët thonë se përkundër përpjekjeve të Serbisë për ta zhvendosur fajin jashtë kufijve të saj, e ardhmja e këtij vendi do të përcaktohet nga zhvillimet e brendshme. Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka dhënë dorëheqje, Vuçiç thotë se kërkesat e studentëve janë plotësuar, por protestat e tyre nuk kanë të ndalur./ REL
pamje nga vendngjarja SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka në fshatin &ld...
TIRANA- GJKKO ka shpallur fajtor për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim , ...
Pamjet TIRANË - Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë që u raportua të Tiranë, ku një 30-vjeçare e huaj ...
Foto ilustruese TIRANË - Shqipëria do të jetë shteti i ftuar special në panairin e sivjetshëm të Tregtisë dhe Udh&e...
Foto ilustruese SHKODËR - Paulin Preka 20-vjeç, është i riu që u gjet pa shenja jete mesditën e sotme në Shkodër....
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në fshatin Guci e Re në Shkodër. Mëso...
TIRANA- Seanca për dosjen “Metamorfoza”, për Pëllumb Gjokën dhe të dyshuarit e tjerë është shtyrë...
SHKODËR- Personi i cili u plagos me thikë në Shkodër ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci e Re të...
TIRANA- 30-vjeçarja e cila u raportua pak më parë se ishte gjetur e vrarë me thikë në Tiranë dyshohet se ësht&e...
SHKODËR- Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Guci e Re të Shkodrës. Bëhet e ditur se një...