AKTUALITET

Kush është shefi i arrestuar i komisariatit të Sarandës, saga e dështimeve në detyrë

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Maj 2026, 16:52
Kush është shefi i arrestuar i komisariatit të Sarandës,

Një operacion i Policisë së Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 personave dhe ndalimin e 4 punonjësve të policisë, pas zbulimit të një ndërtimi pa leje në një hapësirë plazhi, që dyshohet se është bërë shkak për ngjarje kriminale të ndodhura më herët në qytet. Në kuadër të këtij operacioni ka rënë në pranga shefi i komisariatit të Sarandës Gëzim Bashllari, nën dyshimet për ryshfet, si dhe 7 persona të tjerë.

Sipas informacioneve në media, Bashllari në dëshminë e tij paraprake përpara hetuesve ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit ka qenë i angazhuar intensivisht me hetimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale në Sarandë, dhe se kjo situatë i ka kufizuar mundësinë për t’u marrë me problematikat e ndërtimeve të paligjshme. Sipas informacioneve prona ku po kryheshin punimet ka qenë në emër të Isuf Jaçaj, i cili u vra me shpërthim tritoli në automjetin e tij në tetor të vitit 2025.

Ndërkohë, në këtë pronë, e cila dyshohet se është marrë me dhunë nga ky grup, po ndërtohej një “beach bar”, i cili synohej të vihej në funksion për sezonin veror. Mësohet se për lejimin e kësaj prone dyshohet se është marrë ryshfet nga shefi i komisariatit të policisë Sarandë, Gëzim Bashllari dhe tre vartësit e tij, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj, të cilët u ndaluan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Po kush është Gëzim Bashllari?

Gezim Bashllari ishte në krye të komisariatit të Policisë së Sarandës prej dhjetorit të vitit 2024, i cili gjatë dy viteve të fundit ka dështuar në mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Fokusi i tij ka qenë vetëm tek vendosja e gjobave ndaj bizneseve pa lidhje me autoritetet, ndërkohë që dhuna dhe ngjarjet kriminale përsëriteshin në Sarandë. Vetëm vitin e kaluar Saranda u kthye në skenë “kërcitje armësh”, shpërthime tritolësh, përplasjesh, grushtesh, gjakosjesh dhe arrestimesh, ku “të fortët” qarkullonin me armë, bënin ligjin ndërkohë që nuk ka pasur asnjë masë të marrë nga kreu i komisariatit, Bashllari.

Tritoli në mes të sezonit turistik dhe saga e dështimit të Policisë

Saranda u trondit mëngjesin e 21 korrikut 2025, ku një shpërthim me tritol zgjoi të alarmuar banorët dhe turistët. Nuk bëhej fjalë për një ngjarje kriminale të veçuar, por për krime që pasojnë njëra-tjetrën gjatë këtij muaji korrik, në mes të sezonit turistik në qytetin bregdetar.

Shënjestër e sulmit ishte automjetit në pronësi të shtetasit Klaus Jaçaj 31 vjeç, të cilin e “hodhën në erë” me eksploziv. Jaçaj ishte shpallur në kërkim nga Policia vetëm 4 ditë më parë, pasi dyshohet si i përfshirë në përplasjen mes dy grupeve më 17 Korrik në lagjen numër 4 të Sarandës, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy të rinjtë nga Kamza, Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç.

Klaus Jaçaj akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi dyshohet se ka ndihmuar dy vëllezërit Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj, 43 vjeç, si edhe Erjon Canaj, 36 vjeç, të cilët qëlluan 2 të rinjtë pas sherrit për pronën në bregdet.Ngjarja ndodhi në mes të ditës dhe në sy të qindra pushuesve, teksa dy të rinjtë u dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës. Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një çantë, brenda së cilës kishte edhe një armë, e cila dyshohet se i përkiste njërit prej të plagosurve.

Por, këto nuk janë ngjarjet e vetme kriminale që po tronditin Sarandën në rreth dy javë, pasi në mes të sezonit turistik, persona të armatosur dhe në kërkim duket se po lëvizin lirshëm, teksa nuk kanë munguar as plagosjet e tjera apo sherret e përgjakshme. Më 8 Korrik 2025, në kuadër të operacionit “Impact” u arrestua në Ksamil shtetasi kosovar Sh. M., 31 vjeç, banues në Gjilan. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Range Rover” që drejtonte ky shtetas, uniformat blu gjetën të fshehur në çantën e tij të dorës, 1 armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me një krehër me fishekë.

Më 11 Korrik, Policia ndaloi rastësisht në rrugën “Butrinti” një automjet luksoz tip “Porsche Panamera”, brenda të cilit ndodheshin tre të rinj nga Kamza, një prej tyre i shpallur në kërkim. Më konkretisht shtetasit Endrit Doku (27 vjeç), Ervis Cukali (27 vjeç) dhe Imer Gega (21 vjeç). Endrit Doku ishte i armatosur me pistoletë, ku u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit bashkë me çantën ku kishte armën, por nuk ia doli dot, pasi u kap nga policia kufitare me skaf.

Ndërkohë Ervis Cukali, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rezultonte në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, teksa u arrestua edhe për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ai ishte arrestua më 28 shtator të vitit 2023, së bashku me Albi Mecinin dhe Arafat Manërkollin, pasi u kapën me një sasi prej 21 kg eksploziv dhe dyshohet se do të kryenin në atentat në Fier.

Më 19 Korrik, në Ksamil Albert Pashaj, pronari i “Euro Hotel” në Ksamil u dhunua me sende të forta (hunj) nga Agim Taraj (pronar i “Sunset Beach Bar”), Silvjan Sulku dhe Aldo Zeqiraj. Ngjarja ndodhi sërish në sy të qindra pushuesve, teksa pamjet me rrjedhjen e gjakut në fytyrë bënë xhiron e rrjetit.

Më 20 Korrik, në Sarandë u regjistruan të shtëna me armë zjarri në lagjen numër 4, në rrugën “Mitat Hoxha”. Ngjarja ndodhi sërish në sytë e qindra pushuesve, duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre. Gjatë konflikti, i plagosur mbeti ish-efektivi i Policisë, Adil Veli, 56 vjeç, i cili sipas autoriteve është goditur me tytën e armës së zjarrit pistoletë. Policia në komunikatën e parë për mediat e kishte me shumë rëndësi të thoshte se arma e zjarrit ishte shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, gjatë konflikti. Nuk dihet se si doli në këtë konkluzion Policia, kur nuk dha asnjë inicial të autirit/ëve, por tha se po punon për identifikimin e tyre. Më shumë la përshtypjen e një tentative për të mbrojtur autorin.

Inicialet e autorit të dyshuar, shtetasit E.G., 44 vjeç, banues në Sarandë, u publikuan vetëm një ditë më pas në media. Ai vijon të jetë ende në kërkim, teksa ngjarja bëhet më e rëndë, nisur nga fakti se armët e zjarrit u nxorrën dhe u krepën në mes vetëm për një sherr banal që dyshohet se nisi për fjalët “Pse më shikon ashtu”.

Pra, Saranda, në kulmin e sezonit turistik u kthye në një qytet të pajetueshëm jo vetëm për turistët, por edhe për banorët, pasi mbizotërohej nga ngjarjet kriminale. Ata kanë ngritur shqetësime për mediat, teksa kanë hedhur dhe akuza drejt forcave të Rendit për paaftësi. Nëse situata vazhdon kështu, Saranda rrezikon të humbasë reputacionin e saj si një destinacion turistik dhe të kthehet në një qytet të pasigurt./boldnews

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan