Policia kritikohet për kontrollin e telefonave të protestuesve në shkelje të ligjit
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...

Vangjush Dako hyri në politikë, ne vitin 2007. Karrierën e tij suksesshme, Dako e nisi duke fituar zgjedhjet për bashkinë e qytetit Durrës kundrejt kandidatit të maxhorancës Armand Teliti me një diferencë prej vetëm 308 votash
Në vitin 2011, Dako, jo vetëm që arriti të fitojë zgjedhjet përballë kandidatit të maxhorancës Ferdinant Xhaferraj, por arriti të fitojë me gati 3600 vota diferencë. Dako u bë figurë e rëndësishme për socialistët në zgjedhjet vendore të vitit 2013. Në Qarkun Durrës, ku përfshihen edhe bashkitë Shijak dhe Krujë, socialistët fituan 44% të votave, pasi kishin fituar vetëm 39% më 2009. Dhe më 2017, ata arritën të fitojnë 51% të votave. Durrësi u bë në këtë mënyrë qarku që ndikoi shumë në fitoren kombëtare të demokratëve më 2005 dhe në atë të socialistëve më 2013 e 2017 dhe aktori kyç i këtij suksesi dukej se ishte pikërisht Vangjush Dako.
Në vitin 2018, një hetim i nisur nga autoritetet gjermane mbi një organizatë të madhe kriminale që vepronte në fushën e trafikut të drogës, zbuloi, jo vetëm rrjetin kriminal në disa qytete në Shqipëri, por edhe mënyrën e çlirët me të cilën, politikanët në Shqipëri bisedojnë dhe marrin favore nga eksponentët e krimit. Operacioni i titulluar VOL-VO4 solli arrestimin e jo vetëm dhjetëra personave të dyshuar për trafik droge, por edhe të dy ish-deputetëve kontroversë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Emrat e tyre dolën në mënyrë rastësore në hetimin për drogë.
Përgjimet vunë në dukje gjithashtu se trafikantët e drogës, jo vetëm që merren me trafik, por kanë fuqinë të mobilizojnë vota, të blejnë vota dhe, së paku në një rast, të katapultojnë të preferuarin e tyre në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.
Dosja në fjalë quhet 339. Fragmente bisedash të përgjuara nga prokuroria treguan se si, Vangjush Dako, kryebashkiaku, kishte marrëdhënie të shpeshta me anëtarët e grupit të trafikantëve. Njëri prej trafikantëve, Astrit Avdylaj, kreu i grupit, përgjohet duke thënë se do t’i propozojë Edi Ramës një njeri të tijin për kandidat për deputet dhe se në shkëmbim të kësaj, rezultati i socialistëve në Shijak do të ishte i tillë që do të surprizonte edhe vetë Ramën.
Në vitin 2019, socialistët nuk e rikandiduan më atë për kryetar bashkie ndërsa pak muaj pas largimit si kryetar, Departamenti i Shtetit shpalli emërtimin e tij si person i përfshirë në korrupsion madhor dhe sanksionoi ndalimin e tij dhe të familjes nga hyrja në SHBA.
Ekspozimi i lidhjeve të krimit në Shijak me Partinë Socialiste dhe me Dakon vuri në pah edhe atë që u bë më vonë i njohur si makineria elektorale e socialistëve, e cila akuzohet se ka përvetësuar të dhënat personale që qytetarët kanë depozituar nëpër institucione të ndryshme publike dhe i shfrytëzon këto të dhëna, herë për të bërë fushatë, e me raste, për të blerë vota e për të shantazhuar votuesit.
Dako, zyrtarisht pa pushtet politik, vijoi të akuzohet në mënyrë të përsëritur nga opozita se kontrollon Durrësin nga prapaskena, gjë që ai e ka mohuar.
TIRANË- Tregu i komunikimeve elektronike u rrit me 5.4% vitin e kaluar. Mbështetur në të dhënat e raportuara ë Autoritetin ...
Mbrëmja e 6 qershorit duke u gdhirë 7 qershori ishte nata e parë në qeli për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i ...
Qindra tonelata mbetje të ngurta gjenden nëpër grykëderdhjet e lumenjve të Shqipërisë. Mbetjet plastike dhe ato inerte derd...
Kërkesa e depozituar në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë ndaj 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të bash...
Një konflikt me protagonist dy pronar biznesesh është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur n&eu...
Shërbimi i Provës në Tiranë ka marrë kontakt me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në banesën e tij ku dhe ë...
Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino është paraqitur këtë të martë në SPAK,...
Sipas MeteoAlb, Shqipëria vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve t&eu...
Një traget dhe pesë varka të ndërtuara në mënyrë artizanale që ushtronin aktivitetin e tyre në Liqenin e Ko...
Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka paralajmëruar një valë të re emigrantësh shqiptarë q&...