Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...

“Kush qëndron realisht pas Lidl, le ta zbulojnë gazetarët. Kjo skemë duhet ndalur,” u shpreh ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, teksa ngriti publikisht shqetësime lidhur me projektin e terminalit doganor të Lidl në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një rast që kërkon hetim të thelluar publik dhe institucional mbi mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike.
Duke i qëndruar pyetjes së Ahmetajt rezulton se “Lidl Shqipëria” SH.P.K. ka qenë duke operuar më herët nën emrin “LVM Real Estate Investments”, me administrator Ermir Bajramin dhe Gzim Sylën.
Ermir Bajrami është prej vitit 2022, zëvendës president i ‘Lidl Kosova’ dhe ‘Lidl Albania’ dhe anëtar bordi në Lidl International. Më herët nga viti 2019-2021, Bajrami ka qenë Drejtor i Operacioneve të Shitjeve në Lidl Zvicër. Ndërsa Gzim Syla rezulton Drejtor i Financave dhe Administratës të Lidl Kosova SH.P.K.

Kalimi i “LVM Real Estate Investments” në “Lidl Shqipëria” SH.P.K. është shoqëruar edhe me ndryshime në poste, ku brenda një periudhe 3-vjeçare, administratorët kanë ndryshuar disa herë. Referuar dokumentit të publikuar nag Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe dhe Inovacionit në lidhje me historikun e regjistrit të pronarit përfitues, rezulton se ‘LVM Real Estate Investments’ u bë ‘Lidl Shqipëria’ në shkurt të vitit 2023.

Asakohe pati ndryshime në drejtim, ku nga Boris Lozic dhe Dalibor Bosnjak, të cilët ishin administratorë, në vend të tyre u vendosën ‘NIKOLAOS Dr. iur. ATHANASIADIS, MBA, PRZEMYSLAW ROBERT PAKULA, Adriatik Dedej, Dragos Ionescu, Marc. Dy vite më vonë në mars të vitit 2025, ‘Lidl’ kaloi në administrim të Ermir Bajramit dhe Gzim Sylës. Në po të njejtën periudhë pati një sërë ndryshimesh në pronarët indirektë dhe në përqindjen e pronësisë.

Në intervistën për “Çim Peka Live”, Ahmetaj deklaroi gjithashtu se kompania “Lidl” ka marrë një koncesion për një terminal doganor me ekskluzivitet 35-vjeçar, me të drejtë rinovimi për 35 të tjerë edhe pse porti i ri ende nuk është ndërtuar. Ahmetaj theksoi se kjo ka sjellë shpronësime masive të pronarëve privatë, jo në funksion të një interesi të gjerë publik, por në favor të drejtpërdrejtë të një subjekti privat, çka sipas tij duhet të jetë objekt hetimi. Ahmetaj deklaroi se shpronësimet janë kryer praktikisht për llogari të Lidl, duke vënë seriozisht në dyshim konceptin e “interesit publik” që përdoret për të justifikuar ndërhyrjen e shtetit.
Por çfarë thotë statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë”
Komiteti i Investimeve Strategjike në mbledhjen e datës 10 prill 2025 miratoi dhënien e statusit investitor strategjik për “LIDL – Shqipëria Qendër Logjistike” me subjekt “Lidl Shqipëria” sh.p.k. Projekti i investimit strategjik parashikon realizimin e investimit mbi 105 milionë Euro. Ai do të zhvillohet brenda gjurmës së Projektit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit me Zhvillues Autoritetin Portual Durrës, sipas Vendimit të KKTKU me nr. 09, datë 27.07.2022. Investimi synon të zhvillohet në një sipërfaqe totale prej 200 mijë m2, e cila ndodhet pranë zonës logjistike portuale në Porto Romano, Durrës.

Lidl është një zinxhir ndërkombëtar gjerman i shitjeve me pakicë me zbritje, me mbi 12,000 dyqane, të pranishme në çdo shtet anëtar të Bashkimit Evropian, Serbi, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Aktualisht Lidl numëron mbi 376 mijë të punësuar në të gjithë botën dhe vitin e kaluar realizoi një xhiro prej 125.5 miliardë dollarësh.
Teksa ardhja e ‘Lidl’ ka ngritur dyshime dhe thashetheme mbi aktorët që qëndrojnë realisht pas tij, deri tani emrat e lartë përmendur janë ata të cilët u takon administrimi./Zëri.al
Një aksident me vdekje është shënuar në fshatin Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnje Berat. Një makinë tip ‘Benz...
Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, do të bllokohet gjatë natës segmenti rrugor Bogë, Qafë Tho...
Autoritetet kanë njoftuar se segmenti rrugor “Bogë-Qafë Thore-Theth” do të mbahet i bllokuar gjatë natës, për s...
Rreziku nga përmbytjet nuk ka ikur, pavarësisht se ka një reduktim të intensitetit të reshjeve. Sipas parashikimeve të Instituti...
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Mareglent Asllani, 43-vjeçari i cili u aksidentua në aksin rrugor Peqin-Elbasan pak dit...
Një situatë problematike është konstatuar pasditen e sotme tek tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit për shkak të reshj...
Kompania arabe Presight AI Ltd themeloi në Shqipëri degën, që do të zbatojë projektin kontrovers Smart City. Presight Al Ltd Alb...
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 ballë goditi brigjet e Ishujve Talaud në Indonezi njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimeve p...
Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike dhe fenomeneve natyrore, aktualisht rezultojnë të evakuuara 5 familje në territorin e...
Janë hapur portat e hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit, duke shkaktuar rritje të prurjeve në lumenj. Nga hidrocentrali i Ulzë...