
Anëtarja e KLP-së dhe kandidate për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, është pyetur mbi krahasimin mes drejtuesve të mëparshëm, Altin Dumanit dhe Arben Krajës. Ajo tha se një krahasim i tillë është i vështirë dhe mund të jetë i padrejtë, pasi të dy kanë punuar në kushte të ndryshme.
“Në këndvështrimin tim, të bësh një krahasim mes dy drejtuesve që kanë qenë në periudha të ndryshme është e vështirë ta bësh, sepse iu heq ose shton merita kot. Kur u zgjodh zoti Kraja ishim në fillim, ndryshuam godinën, nuk kishim hetuesit, pastaj ishte periudha e Covidit. Të bësh krahasime duhet të jenë kushtet e njëjta. Unë e vlerësoj edhe z. Kraja dhe Dumanin, por nuk kanë punuar në kushte të njëjta dhe nuk bëj dot krahasime sepse do të ishte padrejtësi, dhe unë padrejtësitë nuk i toleroj në veprimtarinë time,” u shpreh Musabelliu.
Ajo shtoi se nuk e krahason veten me të tjerët dhe fokusohet te puna dhe integriteti: “Për të dalë te vetja ime, asnjëherë nuk e krahasoj veten time me një person tjetër. Unë bëj atë që mundem të bëj, bëj të mirën time, maksimumin tim, por nuk krahasoj se e kam bërë si ky, apo do e bëj si ai. Unë respektoj Kushtetutën me paanshmëri, por krahasime nuk bëj.”
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Dhjetor12:20
E vetmja grua kandidate për kreun e SPAK, Musabelliu: Duhet të udhëhiqemi me transparencë dhe frymë në ekip!
Kandidatja e vetme grua për kreun e ri të SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, prezantoi sot, më 11 dhjetor, platformën e saj gjatë mbledhje...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:06
Kuvendi pritet ta shqyrtojë sot/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Rishikoni 'paqen fiskale'
Në ditën kur Kuvendi pritet të shqyrtojë paketën e re fiskale, Dhoma Amerikane, organizata që përfaqëson interesat e k...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:04
Si arriti të dilte nga dritarja e qelisë ‘magjistari’, Taulant Toma?
Në Francë, vendet fqinje si Belgjika, dhe sigurisht në Itali, Mal të Zi, madje edhe në Shqipëri, ku ai lindi 41 vjet më par...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:51
Mjegulla mbulon aksin Korçë–Pogradec, vështirësohet qarkullimi
Mjegulla e dendur ka përfshirë paraditen e kësaj të enjte aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke shkaktuar vështirësi n&e...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:35
Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është liruar nga qelitë e burgut. Koka ishte arrestuar për aferën e inceneratorëve dhe ë...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:24
Doloreza Musabelliu: Sekuestruam 10 milionë dollarë kriptomonedha, por nuk kishim portofol! Ja ku i ruajtëm
Gjatë prezantimit të saj si kandidate për drejtimin e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu ndaloi edhe te një nga dosjet më komplekse...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:22
Mbush motorin e makinës me paketa cigaresh, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Mal të Zi (FOTO)
Shtetasi shqiptar E.A., 55-vjeç u arrestua nga policia e Malit të Zi me dyshimin për tentativë kontrabande të 1.330 steka cigaresh....
AKTUALITET
11 Dhjetor11:15
Kandidon për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu: Ja dosjet sensitive që kam hetuar
Prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu, njëkohësisht kandidate për drejtimin e SPAK, ka bërë një përmbledhje t&eum...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:16
Pjesë e bandës që trafikoi 26 milionë paund kokainë, çfarë deklaroi shqiptari në gjyq (emri)
Dy burra kanë mohuar të jenë pjesë e një bande trafikantësh droge që u përpoqën pa sukses të kontrabandonin ...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:01
Adnan Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj familjes
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, prokurori ...