Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Gjykata Kushtetuese, vendosi të pranojë kërkesën e avokatëve të gazetarit Elton Qyno, për ndryshimin e objektit të kërkesë padisë, ku përveç deklarimin si anti Kushtetues të kontrolleve dhe sekuestrimit të sendeve të punës dhe personale, Gjykata tashmë do shqyrtojë padinë edhe për asgjësimin e kopjimit të të dhënave.
Seanca e sotme ishte planifikuar për dëgjimin e pretendimeve të palëve, avokatëve mbrojtës të gazetarit dhe dy përfaqësuesve të SPAK, por për shkak se këta të fundit nuk ishin përgatitur lidhur me pikën e shtimit të objektit të kërkesë-padisë kërkuan kohë, që prapësimet ti japin me shkrim.
“...për këtë kërkesë për shtim objekti të padisë dhe tani në këtë seancë jemi njohur me këtë kërkesë të re, ndaj kërkojmë shtyrjen e seancën në mënyrë që të na jepet kohë për tu konsultuar dhe mbështetur në praktikat ndërkombëtare...”-tha njëri nga prokurorët e SPAK.
Por nga ana tjetër kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i vuri në dukje prokurorisë se kishte marë dijeni mbi këtë kërkesë për ndryshim objekti ndaj prokuroria kishte kohën e mjaftueshme për të bërë prapësimet.
“...ne bëmë verivikimet dhe për tju vënë në dijeni shkresa është dorëzuar në 03.03.2025, është marë në dorëzim nga Laureta Paparizo. Në shkresën përcjellëse nga ana jonë thuhet konkretisht se bashkëlidhur ju vëmë në dispozicion për dijeni shkresën datën 27 Shkurt 2025 për ndryshimin e objektit të ndryshimit Kushtetues. Kështu që marja në dijeni është e konfirmuar, dhe nuk e di nëse keni pasur mundësi të komunikonit edhe me strukturat tuaja...”-deklaroi Holta Zaçaj.
Por prokurori Maksuti pretendoi se: “...kjo kërkesë është një kërkesë për shkatërimin e kopjeve të imazheve, që përbën në thelb shkatërim të provës material dhe asgjësim të tyre. Është një kërkesë për të cilën ne duhet të konsultohemi dhe me ekspertët përkatës dhe me të gjithë praktikën që është vendosur, qoftë nga gjykatat vendase dhe ndërkombëtare. Për këtë arsye kërkojmë shtyrjen e seancës...”.
Avokati Dorian Matlia i tha gjykatës se: “...nëse shfuqizohet vendimi për sekuestrimin duhet detyrimisht që të mos disponohen as kopjet. Sepse ndryshe, mundësia e organit të akuzës të vazhdojë të jetë e tillë që ti zbulojë gjithë sekretet e gazetarit sa herë të ketë mundësinë teknike. Duke i pasur aty i hapin në çdo moment. Ne dimë gjithashtu dhe diçka tjetër që pavarësisht kërkesës që bëri Komiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për tu pezulluar çdo përpunim i të dhënave, përsëri një gjë e tillë u shpërfill nga subjekti i posaçëm. U morën të dhënat, u hapën, u kopjuan u bënë çdo gjë. Prokuroria e Posaçme nuk ndalohet thjesht me një efekt shfuqizimi, por duhet urdhëruar për të mos e pasur më këto kopje. Unë nuk e shoh si një kërkesë të re, por e shoh si një zgjatim të kërkimit ekzistues...”.
Gjykata Kushtetuese deri më 26 mars palëve iu dha kohë që të paraqesin argumente të tjera nëse do të kenë. Ndërsa më 2 prill pritet të shpallet vendimi.
Gazetari Investigativ i Kronikës së Zezë, Elton Qyno, kishte kërkuar fillimisht shfuqizimin e vendimeve të Shkallës së Parë të GJKKO, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për sekuestron e telefonave, por tashmë Kushtetuesja do të shprehet mbi një objekt të ri, atë të shkatërrimit të imazheve dhe materialeve që SPAK ka marrë nga telefonët sekuestruar gazetarit në zyrë dhe në banesë.
Gazetari u procedua për nxjerrje sekreti hetimor të disa artikujve me informacione nga dosjet e SPAK për krimin e organizuar dhe që të dhënat sipas SPAK konsideroheshin sekrete hetimore.
Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos, i është kërkuar të tregonte burimin sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore.
Por gazetari e konsideroi këtë kërkesë si shkelje ligjore pasi një gazetar nuk mund të tregonte burimin, ndërsa për orë të tëra, iu privua edhe liria duke u shtrënguar të tregonte personin që i dha dosjen.
Seanca e hapur është ndjekur dhe nga përfaqësues të medias, gazetarë të terenit që mbulojnë Kronikën e Zezë në Shqipëri, reporteri i Agjensisë së Investigimit BIRN, dhe Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa.
KOSOVË- Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur të mërkurën aktakuzë kundër të pandehurit M.I, i nacionalitetit ...
Foto ilustruese TIRANË - Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt. Sipas të dhënave ng...
Nikita TIRANË - Kryepeshkopi i Thiatires dhe Britanisë së Madhe Nikita, njëkohësisht edhe kryetari i Konferencës së Kish...
DIBËR- Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë ba...
BRITANI- Shqiptari Erind Koka, i dënuar, i cili u dëbua 3 herë pasi u përpoq të hynte ilegalisht në Mbretërinë e ...
Pamje nga vendngjarja TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua një ditë më pa...
Foto ilustruese FIER - Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin me iniciale A.R i cili akuzohet për ngacmi...
Vëllezërit TIRANË - Personat që shikoni në foton e mësipërme janë dy vëllezërit Shkëlqim dhe Fatmir ...
Shtëpia e Barit TIRANË - Një shtëpi e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga Pol...
TIRANA- Dita e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotë...