Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
TIRANË- Në Tiranë, Kuvendi miratoi sot ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese në ligjin për trajtimin e studentëve të mjekësisë, që synon të frenojë largimin e mjekëve të rinj nga vendi. Gjykata kërkoi uljen në 1 deri në 3 vjet për shërbimin e detyruar mjekësor brenda vendit pas studimeve, nga 2-5 vjet që parashikonte ligji më parë. Studentët e mjekësisë shprehen se ligji nuk duhej miratuar, sepse thjesht kufizon studentët, por nuk zgjidh shkaqet e largimit të mjekëve nga vendi, duke mos rregulluar kushtet e punës së tyre.
Shumica socialiste i miratoi me 73 vota në Kuvend shtesat dhe ndryshimet në ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë së përgjithshme sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ndryshimet ulin afatet e shërbimit të detyruar mjekësor brenda vendit nga 5 në 3 vjet për studentët e vitit të parë, nga 3 në 2 vjet për studentët e viteve të dyta, treta dhe të katërta dhe 1 vit për studentët e vitit të pestë dhe gjashtë.
Po ashtu, ndryshimet parashikojnë punësimin brenda 3 muajve në shëndetësinë publike të mjekëve të sapodiplomuar, në të kundërt ata mund të punojnë në institucione private, ose të trajtohen me 80 për qind të pagës së një mjeku të përgjithshëm, gjatë 9 muajve të pritjes së detyruar, derisa ministria e Shëndetësisë t’u sigurojë një vend pune brenda kësaj periudhe.
Studenti i mjekësisë në vitin e gjashtë, Trevor Xhixha, ishte një nga ata dhjetëra që protestuan gjatë vitit të kaluar kundër këtij ligji. Ai tha për Zërin e Amerikës se ky ligj nuk duhej miratuar dhe duhej rrëzuar krejtësisht nga Gjykata Kushtetuese, sepse shkel të drejtat e studentëve përmes shtrëngimit, ndërsa sot vetëm ulen vitet e masës së detyrimit për t’u punësuar, por "ligji nuk zgjidh shkaqet që shtyjnë mjekët të largohen nga vendi, si pagat e ulëta, mungesa e meritokracisë, pajisjeve profesionale diagnostikuese, pasiguria në vendin e punës".
Gjykata Kushtetuese e rrëzoi pjesërisht ligjin në fillim të këtij viti, ndërsa krahas uljes së afateve, kërkoi të plotësohej vakuumi ligjor në punësimin e këtyre mjekëve të rinj si dhe pagat apo trajtimin financiar të tyre gjatë pritjes për punësimin e detyruar nga institucionet e shëndetësisë publike.
Deputetja Etilda Gjonaj, një nga nismëtaret e këtyre ndryshimeve ligjore, tha në seancë se, krahas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në janar të këtij viti, ligji është me rëndësi, sepse “sistemi ka nevojë për afro 1 mijë mjekë, mes të cilëve edhe shumë mjekë që kanë dalë apo pritet të dalin në pension në afatet e caktuara”.
Nga burime zyrtare mësohet se aktualisht në sistemin shëndetësor punojnë ende rreth 250 mjekë, që e kanë mbushur moshën e pensionit, po aq sa edhe pritet të diplomohen rishtas mjekë të rinj në vitin pasardhës.
Statistikat tregojnë se mjekët që largohen nga Shqipëria janë mbi 28 vjeç, dhe i marrin këto vendime pasi ndeshen me vështirësitë e sistemit shëndetësor dhe për një jetë më të mirë, ndërsa ligji i ri synon të frenojë largimin e mjekëve të sapodiplomuar.
Studentët e mjekësisë propozuan masa të tjera për mbajtjen e mjekëve në Shqipëri, si shpallja e mjekësisë si degë me përparësi, pagesa për specializimet si dhe për mjekët e rojes gjatë specializimit, si dhe politika të tjera nxitëse në dobi të mjekëve.
Ligji i miratuar nga Kuvendi mbi një vit më parë synon sipas socialistëve të frenojë largimin e mjekëve të rinj nga Shqipëria, duke i detyruar studentët të nënshkruajnë një marrëveshje në fillim të vitit akademik, për punësim të detyruar disa vite pas studimeve ose në të kundërt, ata duhet të paguajnë tarifat e parashikuara nga universiteti për ndjekjen e studimeve.
Studentët protestuan dhe lobuan gjatë kundër ligji, ndërsa shumica e miratonte në Kuvend, derisa ndërhyri Gjykata Kushtetuese me një pezullim në nëntor dhe me një vendim në janar, ku ulen e afatet e këtij punësimi të detyruar./VOA
foto ilustruese KUKËS- Është zbardhur skema e mashtrimit që kanë përdorur 22 efektivët e "Rrugores" në Kukës, ...
TIRANA- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se shantazhonte një vajzë dhe familjen e tij p&...
TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, do të dëshmojë sot në Komisionin Hetimor Parlamentar t&e...
TIRANË- Ish-deputeti i ndjerë Gerti Bogdani u përcoll ditën e djeshme në banesën e fundit. Paraditen e djeshme Kuvendi hapi...
TIRANA- Punësimi i mjekëve të institucioneve publike edhe pranë institucioneve shëndetësore private do të zbatohet n&e...
VELIPOJA- Katër të huaj janë shpëtuar nga efektivët e Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare mes Velipo...
SHKODRA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin &ldq...
TIRANA- Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme p...
Foto ilustruese TIRANË- Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në...
landfilli ne vlore VLORË- Për vite me radhë gjatë sezonit turistik, Vlora gdhihet e mbuluar nga tymi i plehrave që digjen në ...