VIDEO/ Tension në mitingun e Ramës në Vlorë, punonjësit e sigurisë i grisin pankartën qytetares
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot (5 qershor) kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bër...
Dhjetë organizata të shoqërisë civile kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, duke shprehur shqetësimin e tyre mbi vendimin e sotëm të Kuvendit, i cili rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në deklaratë, organizatat e cilësuan rastin “Balluku” si një provë për funksionimin e institucioneve demokratike, respektimin e parimit të barazisë para ligjit dhe besueshmërinë e reformës në drejtësi.
Deklarata e plotë:
Grupi ynë i organizatave të shoqërisë civile shpreh shqetësimin për vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë për të mos miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kufizimin e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Kjo çështje ka qenë për më shumë se tre muaj në qendër të debatit publik, shoqëruar me vonesa të dukshme nga ana e Kuvendit në ndryshim nga precedentët e mëparshëm, duke u shndërruar në një test të rëndësishëm për funksionimin e institucioneve demokratike, për zbatimin e parimit të barazisë para ligjit dhe për besueshmërinë e reformës në drejtësi.
Vendimi i sotëm vjen në një moment kur pritshmëritë e publikut shqiptar janë të qarta: qytetarët presin që çdo dyshim për vepra penale veçanërisht në nivelet më të larta të qeverisjes, të hetohet me shpejtësi, pa pengesa dhe në mënyrë të paanshme nga institucionet e drejtësisë, në respekt të parimit, të gjithë të barabartë para ligjit.
Në këtë kontekst, organizatat e shoqërisë civile theksojnë se imuniteti parlamentar nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si mburojë ndaj zbatimit të masave të sigurisë, në kuadër të një procesi penal. Ai është konceptuar për të garantuar lirinë e fjalës dhe votës së deputetit, e jo për të penguar organet e drejtësisë për një hetim të plotë, të gjithëanshëm dhe efikas të dyshimeve të lidhura me kryerjen e veprave penale.
Parimi i barazisë para ligjit kërkon që çdo zyrtar publik, pavarësisht funksionit politik, të jetë i hapur ndaj verifikimit të drejtësisë.
Ndjekja efektive e korrupsionit, përfshirë rastet e nivelit të lartë, është një kusht i domosdoshëm për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Organizatat e shoqërisë civile rikujtojnë se procesi i integrimit europian i Shqipërisë është i lidhur drejtpërdrejt me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe me besimin e qytetarëve se drejtësia vepron pa standarde të dyfishta. çdo pengesë institucionale ndaj drejtësisë vonon rrugëtimim drejt BE-së.
Ne i bëjmë thirrje institucioneve që:
a. të garantojnë që çdo proces hetimor dhe masat që janë të nevojshme përgjatë tij, të mund të zhvillohet pa pengesa institucionale;
b. të shmangin çdo interpretim politik të proceseve të drejtësisë që I japin atribute gjyqësore Kuvendit në tejkalim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteve;
c. të forcojnë standardet e transparencës dhe të llogaridhënies në jetën publike.
Kerkojme nga organet e drejtesise të vijojnë punën me vendosmëri dhe profesionalizëm, duke dëshmuar se pavarësia e tyre është e pacenueshme nga vullneti i mazhorancave politike.
Publiku shqiptar pret që institucionet të dëshmojnë se askush nuk është mbi ligjin dhe se reforma në drejtësi mbetet një proces i pakthyeshëm në rrugën europiane të vendit.
Shoqëria civile mbetet e angazhuar në monitorimin e këtij procesi dhe në mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës, duke kërkuar që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë, pavarësisht fuqisë apo pozicionit politik.
Nënshkruesit
1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
2. Albanian Woman in Audiovisual (AWA)
3. Qendra Shqiptare për Kërkim Ekonomik (ACER)
4. Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCIDEV)
5. Qendresa Qytetare
6. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
7. Instituti për Studime Politike (ISP)
8. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA)
9. Together for Life
10. Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS)
Një 28-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë dhe është rrahur nga tre të rinj në Tiranë. Sipas s...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjes, Armelin Meta.&nbs...
Një qytetar shqiptar që jeton dhe punon në Kuvajt, shtet i pavarur që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, në...
Kandidatët, sipas rendit alfabetik, janë: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Ejona Gurbardhi, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan...
Aksidenti me pasojë vdekje në një gurore në zonën e Dajtit, ka çuar pas hekurave një 56-vjeçar të dyshuar. P...
Në bregdetin e Vlorës gjuetia me dinamit mbetet një problem. Sipas specialisteve kjo mënyrë dëmton faunën dhe largon peshku...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen shqetësuese në varrezat e Tufinës, ku mbeturinat janë bër&eum...
Shqipëria ka ndërtuar një kuadër ligjor relativisht të fortë për të drejtat ekonomike të grave. Megjithatë, ...
Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dh...
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë, zbardhet ekspertiza paraprake mjeko-ligjore për vdekjen Xhuana Nikol...