Terapia hormonale/ ‘Protokolli, i përkthyer online’, Dasho: Britania dhe Suedia i kanë ndaluar rreptësisht
Një skandal i vërtetë duket se ka përfshirë sistemin e shëndetësisë në vend, lidhur me udhëzimin e ri mjek&e...
Një skandal i vërtetë duket se ka përfshirë sistemin e shëndetësisë në vend, lidhur me udhëzimin e ri mjek&e...
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në fshatin Cerrujë pas ...
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Mund të mos ketë një supertifoz më simpatik të Kupës së Botës se ai që endet rrugëve të ...
Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 mi...
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur n...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkoh&e...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësisht zbritjes ...
Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish sot në shesh e rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë kritikat se lufta me Iranin zbuloi kufijtë e aftësisë së tij për të ush...
Dhjetëra nëpunës civilë që kanë fituar betejat në gjykatë për largime të padrejta nga puna vijojnë të mbeten në listë pritjeje, edhe pasi kanë siguruar vendime të formës së prerë për rikthim. Sipas të dhënave të disponueshme, edhe pse administrata kishte 1,760 vende vakante, 134 punonjës që kanë fituar gjyqin për rikthim vijojnë të mos sistemohen, duke krijuar një faturë të fshehur për buxhetin.
Të dhënat e publikuara nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil tregojnë se problematika nuk lidhet më me mungesën e vendimit ligjor, por me paaftësinë e administratës për të gjetur pozicione të rregullta në organikë për ekzekutimin e tyre.
Sipas raportit, për periudhën 2023–2024, në administratën shtetërore janë regjistruar 189 vendime gjyqësore të formës së prerë për rikthim në detyrë.
Nga këto, institucionet kanë arritur të ekzekutojnë vetëm 55 raste, ose 29.1%, ndërsa 70.9% e vendimeve, pra 134 raste, mbeten ende të paekzekutuara. Sipas tyre, 134 nëpunës civilë vijojnë të mbeten në listë pritjeje, ndërsa administrata shtetërore raportoi 1,760 pozicione të lira pune vetëm gjatë vitit 2024.
Kjo krijon një kosto të dyfishtë për shtetin. Nga njëra anë, institucionet mbeten të ekspozuara ndaj pagesave të prapambetura, dëmshpërblimeve dhe kostove të proceseve gjyqësore.
Nga ana tjetër, vendet e punës mbeten të bllokuara për rekrutime të reja, pasi organikat duhet të lënë hapësirë për ekzekutimin e vendimeve ekzistuese. Kjo e kthen listën e pritjes së gjyqfituesve në një pengesë reale për qarkullimin normal të administratës publike.
Raporti e evidenton këtë çështje si një problematikë të veçantë në sistemin e shërbimit civil, duke e ndarë në një aneks më vete për rastet e nëpunësve që aktualisht presin sistemimin në një pozicion pune.
Përtej aspektit individual të secilit rast, kjo sinjalizon se administrata vijon të vuajë nga mungesa e fleksibilitetit në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe nga vështirësia për të absorbuar rikthimet pas proceseve gjyqësore të zgjatura.
Për tregun e punës në sektorin publik, efekti është zinxhir: konkurset e reja shtyhen, lëvizjet paralele ngadalësohen dhe vendimmarrja për strukturat e reja bëhet më e kujdesshme, pasi çdo pozicion vakant mund të duhet të përdoret për një gjyqfitues në pritje.
Në terma buxhetorë, kjo përkthehet në një faturë që nuk shihet menjëherë në paga, por reflektohet në eficiencë më të ulët dhe në kosto të fshehura administrative./ Monitor
Drejtoresha ekzekutive në JP Morgan, Lorna Hajdini, e cila akuzohet se ka përdorur pushtetin e saj për të ngacmuar dhe abuzuar seksualisht m...
Pas kontrolleve të kryera me urdhër të SPAK në zyra, banesa, vila luksoze në jug të vendit apo kompani të ndryshme në ...
Sipas specialistit te zonave te mbrojtura Nexhip Hysolakoj, vetëm gjatë 2-3 muajve të fundit janë regjistruar tre raste kapjesh, me nj&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Udënisht, ku një mjet ka ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ka kërkuar faktorit ndërkombëtar që të monitorojnë seancën në Gjykatën...
Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët e tij, duke tronditur komunitetin artistik dhe të gjithë dashamirësit e muzik&eum...
Policia e Durrësit ka vijuar operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, duke vënë në pranga dy shtetas ...
Mesdita e kësaj të premteje është shoqëruar me një situatë të rënduar trafiku në aksin kombëtar që...
Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi ishte zhdukur prej rreth dy vitesh pas lejes që k...
Një aksident rrugor është shënuar në dalje të tunelit në aksin Skërficë – Sarandë. Një kamion ka ...