Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

TIRANA- Pavarësisht se optimizmi ndër qytetarët e Shqipërisë ishte në nivelet më të larta në Rajon, sërish vendi ynë bashkë me Kosovën kryesojnë për nivelin e lartë të emigrimit. Sipas rezultateve të anketës nga Barometri i Ballkanit, 16% e qytetarëve të anketuar më 2024 (1000 gjithsej) deklaruan se janë në proces përgatitje për t’u larguar nga vendi, duke lënë pas vetëm Kosovën, ku 20% e qytetarëve të saj janë në përpjekje për të ikur dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë e Veriut.
Serbia shihet të ketë nivelin më të ulët të qytetarëve, rreth 6%, që po bëhen gati për lënë vendin nëpërmjet kontratave të punës apo mënyrave të tjera të emigrimit. Duket se emigrimi po vjen duke u stabilizuar edhe në Bosnjë, në të cilën vetëm 8% e personave të anketuar kanë pohuar se janë në përgatitje për t’u larguar. Gjithashtu në Malin e Zi 12% janë duke përgatitur për t’u larguar nga vendi.
Kosova shihet të ketë numrin më të lartë të qytetarëve që planifikojnë të largohen për shkak të hapjes së vonë të regjimit të vizave. Ballkani Perëndimor ka njohur valë të forta të emigrimit vitet e fundit, duke krijuar mjaft problematika në ekonomitë e vendeve. Shqipëria dhe Bosnja kryesojnë për ritmet e larta të largimit, por teksa në Bosnjë ka një lloj qetësimi, në Shqipëri emigracioni vijon të jetë një plagë që sa vjen e thellohet.
Emigracioni i lartë dhe plakja e popullsisë do të çojë popullsinë e Shqipërisë në rënie pa kthim në të gjithë skenarët. Më herët gjatë muajit korrik, Kombet e Bashkuara në projeksionet e reja “Rishikimi i Perspektivës së Popullsisë Botërore 2024” e renditën Shqipërinë si vendin me rënien më të madhe të popullsisë ndërmjet 2024-2054 në rang global.
Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia do të përballet me rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme. Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë. Gjithashtu OKB e renditi Shqipërinë si vendin me rënien më të fortë të normave të lindshmërisë (fertilitetit) për grua me rreth 15% deri në vitin 2054 në rang global.
Një nga strategjitë që rekomandon OKB është që vendet me rënie të popullsisë duhet të bëhen gjithëpërfshirës, duke futur në tregun formal të punës grupe që tradicionalisht janë përjashtuar, si gratë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Një qasje tjetër që rekomandohet është rritja e produktivitetit të punonjësve duke investuar në formimin e kapitalit njerëzor dhe trajnimin e vazhdueshëm, duke përdorur teknologjisë, duke përfshirë robotikën, automatizimin dhe inteligjencën artificiale (AI). imigrimi (prurjet e emigrantëve) mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e mungesës së fuqisë punëtore të lidhur me plakjen e popullsisë, të paktën në afat të shkurtër.
Migrimi ndërkombëtar nuk mund të kompensojë rënien e popullsisë ose plakjen e popullsisë në terma afatgjatë, por nuk duhet parë si një “zgjidhje” për atë që në fund të fundit është një proces universal dhe i pakthyeshëm: tranzicioni demografik./Monitor
BERAT- Një i moshuar nga Berati është shpëtuar nga punonjësit e policisë pasi ishte duke u mbytur në lumin Osum. Pas d...
Foto ilustruese KLOS- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Burrel-Klos. Mësohet se një auto...
SERBIA- Kryetari i Asamblesë Supreme të Islamistëve të Serbisë, myftiu i Beogradit Muhamed Jusufspahic ka reaguar ndaj planeve t...
TIRANË- 395 trupa nga Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut me 58 mjete dhe një togë nga Forca e Sigurisë së Kosov&eu...
foto ilustruese ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nëRomë, pasi akuzohet për grup të strukturuar ...
Foto ilustruese TIRANË- Një listë e publikuar së fundmi është kthyer në temë diskutimesh. Kjo për faktin se li...
pamje nga vendngjarja KAVAJË- Një turist anglez ka rënë nga një lartësi mbi një kabinë elektrike. Turisti anglez n...
TIRANË- Gjykata e Apelit ka dënuar sot dhe gazetarin Jetmir Olldashi për dosjen 'Babale'. Gjatë vendimit të sotëm, Apeli ka...
TIRANË- Përkujdesi ndaj të moshuarve nga familjarët po zbehet si një traditë në vendin tonë për shkak të...
Aurora Polo TIRANË- Aurora Polo është emëruar si drejtore e komanduar e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Polo ka qenë më p...