Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Përkujdesi ndaj të moshuarve nga familjarët po zbehet si një traditë në vendin tonë për shkak të emigrimit të lartë te të rinjve dhe uljes së numrit të lindjeve. Të dhënat e Cens 2023 treguan se gjyma e familjeve kanë persona mbi 60 vjeç, të cilët janë një kontingjent i madh për kujdes në periudhën e afërt.
Nertila Podgorica, nga Departamenti i Shkencës së Infermierisë dhe Gerontologjisë në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Austri kreu një studim “Vështirësitë dhe sfidat e përjetuara nga infermierët në institucionet e kujdesit të të moshuarve në Shqipëri”.
Studimi vuri në dukje se në Shqipëri funksionojnë 39 qendra rezidenciale për të moshuarit, nga të cilat 14 ofrojnë shërbime në qarkun e Tiranës. Krahasuar, 25 të tjerat ofrojnë shërbime në Korçë (6 qendra), Shkodër (5 qendra), Berat (3 qendra), Durrës, Vlorë dhe Elbasan (2 qendra), Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Fier dhe Kukës (1 qendër).
Stafi i këtyre qendrave përbëhet kryesisht nga mjekë dhe infermierë. Në të njëjtën kohë, ka vetëm pak punonjës socialë dhe ndihmës infermiere, edhe pse profesioni i punonjësit social dhe asistentit të infermierit është i parashikuar në strukturën e autorizuar.
Kjo ndodh sepse as kurrikula universitare dhe as institucionet e trajnimit në Shqipëri nuk ofrojnë trajnim adekuat për asistentët e infermierëve dhe punonjësit socialë në kujdesin për të moshuarit.
Infermierët konsiderohen si shtylla kurrizore e sistemit të kujdesit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor për popullatën. Njohuria, trajnimi, sjellja dhe kujdesi i infermierëve ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e kujdesit, pasi studimet tregojnë se perspektiva e ofruesve të kujdesit ndikon në cilësinë e kujdesit të ofruar për individët e moshuar.
Studimi i bazuar në anketë gjeti se Shqipëri infermierët përballen me probleme dhe vështirësi të ndryshme në institucionet e kujdesit për të moshuarit.
Këto sfida lidhen me mjedisin fizik dhe pajisjet teknike të ambienteve, si dhe me nivelin arsimor të infermierëve.
Mungesa e trajnimit të stafit dhe e një mjedisi të përshtatshëm provohet nga faktet se ndikon në cilësinë e kujdesit të ofruar për të moshuarit në ambientet e kujdesit për të moshuarit, vlerësoi studimi..
Gjatë punës në ambientet e azileve, infermierët kujdesen për personat me demencë dhe të moshuar të tjerë me gjendje të ndryshme shëndetësore, të cilët shprehin pasiguri në vendimmarrje në lidhje me terapinë apo vendime të tjera, veçanërisht në fund të jetës së tyre. Si rezultat i përballjes me dilema të ndryshme morale dhe pamundësisë për të mbrojtur të moshuarit, infermierët ndeshen me probleme të ndryshme emocionale.
Këto sfida intensifikohen kur banorët e moshuar shfaqin sjellje agresive në rritje, duke çuar në shqetësime psikologjike tek infermierët, ulje të orarit të punës, largim nga profesioni dhe, në fund të fundit, mungesë infermierësh.
Sipas Cens 2023 në të gjithë vendin u numëruan 755,950 njësi familjare, ku 49% e tyre dominohen nga persona në moshë pensioni.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se 195 mijë familje kishin persona të grup-moshës 60-69 vjeç, të cilët përbëjnë 26 për qind të totalit të njësive familjare dhe është grupi dominues.
122,249 familje kishin persona të moshës 70-79 vjeç dhe përbënin 16 për qind të totalit të familjeve. 53 mijë familje kishin persona mbi 80 vjeç dhe këto përbenin 7% të totalit të njësive familjare. Sakaq, Shqipëria nuk është as në fillesat e ngritjes së infrastrukturës për të përballuar me dinjitet problemet e moshës së tretë./Monitor.al
Aurora Polo TIRANË- Aurora Polo është emëruar si drejtore e komanduar e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Polo ka qenë më p...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zgjatje të hetimeve me 3 muaj të tjerë për grupin e Laert Haxhiut. Nd&eum...
TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese rikthehet sërish shqyrtimi i padisë së opozitës për shfuqizimin e ligjit për mira...
Flamur Vezaj TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka ngritur një shqetësim përsa i përket emisioneve të mbrëmjeve në ...
arrestimi ELBASAN- Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë fu...
kastriot elezaj dhe ronaldo metushi TIRANË- Në platformat e rrjeteve sociale, JOQ ka publikuar një video të filmuar gjatë mbr&eum...
foto ilustruese TIRANË- Rruga e pranimit të Shqipërisë në BE do të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, m...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka përqindjen më të madhe të njerëzve në Rajon që përballen më v&e...
arrestimi TIRANË- Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me arrestimin e djalit të pronarit të ujit të Lajthizës, Edis...
foto ilustruese TIRANË- Pas viteve ’90, Italia dhe Greqia ishin streha e emigrantëve shqiptarë që u larguan në kërkim t...