AKTUALITET

Lejet e ndërtimit nga pushteti vendor “shpëtojnë” buxhetin qendror, rriten 8.1% të ardhurat në janar

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 13:53

Lejet e ndërtimit nga pushteti vendor “shpëtojnë”

Të ardhurat totale, për muajin Janar 2026, arritën në rreth 69.8 miliardë lekë, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave, duke shënuar një rritje prej 8.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ashtu si çdo fillim viti, buxheti ka rezultuar me suficit, teksa shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2026, arritën në rreth 48.1 miliardë lekë.

Sipas të dhënave të detajuara të publikuara në tabelat e Ministrisë së Financave dhe të përpunuara nga Monitor, efektin kryesor në rritjen e të ardhurave e ka dhënë pushteti vendor. Në total, të ardhurat në buxhet u rritën me rreth 5.3 miliardë lekë.

Vetëm të ardhurat tatimore (duke përjashtuar ndihmat që ranë me 1.2 miliardë lekë) shënuan një zgjerim prej 6.9 miliardë lekësh. Nga kjo shumë 1.1 miliardë lekë erdhën nga tatimet e doganat (kryesisht TVSh e tatim fitim); rreth 800 milionë lekë nga sigurimet shoqërore e shëndetësore. Pjesa tjetër e rritjes, ose rreth 5 miliardë lekë ishte nga pushteti vendor dhe konkretisht nga taksat lokale, të cilat u zgjeruan me 4.3 herë, ose 4.9 miliardë lekë më shumë, duke dhënë efektin kryesor në rritjen e totalit të të ardhurave tatimore në vend.

Ndikim kryesor vlerësohet ta kenë pasur lejet e ndërtimit, të cilat akumulojnë volume të mëdha të ardhurash. Kjo shumë e arkëtuar në janar është një rekord historik, teksa në muajin e parë të viteve të kaluar, të ardhurat nga pushteti lokal nuk i kalonin 1.4-1.5 miliardë lekë.

Nëse të ardhurat nga pushteti vendor nuk do të ishin rritur me këto ritme, buxheti do të arkëtonte në total vetëm rreth 1% më shumë të ardhura, nga 8.1% që është fakti, përfshirë pushtetin vendor.

Nga erdhën të ardhurat

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, Të ardhurat totale, për muajin Janar 2026, arritën në rreth 69.8 miliardë lekë, 103.4% e planit të periudhës ose 8.5% e planit vjetor. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 5.2 miliardë lekë ose 8.1% më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për muajin Janar 2026, janë në shumën 43.8 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 2.6% më shumë se muaji Janar i vitit 2025.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për muajin Janar 2026, u realizuan në vlerën 16 miliardë lekë, realizim në masën 92.3% të planit të muajit Janar për të ardhurat doganore, për vitin 2026.

Të ardhurat nga TVSH në import, për muajin Janar 2026, janë 10.1 miliardë lekë.

Të ardhurat nga akciza, për muajin Janar 2026, janë realizuar në shumën 5.2 miliardë lekë, 341 milionë lekë ose 7% më shumë se e Janari i vitit 2025, si dhe realizim në shumën 32 milionë lekë ose 0.6% më shumë se plani i muajit Janar 2026.

Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për muajin Janar 2026, janë në shumën 63 milionë lekë.

Të ardhurat nga taksat doganore, për muajin Janar 2026, janë në vlerën 614 milionë lekë, 28 milionë lekë ose 4.8% më shumë se Janari i vitit 2025, si dhe realizim prej 85.8% kundrejt planit të muajit Janar 2026.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për muajin Janar 2026, u realizuan në shumën 27.7 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë ose 5.7% më shumë se Janari i vitit 2025. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 337 milionë lekë ose 1.2% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 12.3 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 9.5% më shumë se muaji Janar 2025, dhe me realizim në shumën prej 1 miliardë lekë ose 8.8% më shumë se plani i muajit Janar 2026. Rimbursimet e dhëna për muajin Janar 2026 janë në shumën 186 milionë lekë.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 3.4 miliardë lekë, 478 milionë lekë, ose 16.1% më shumë se muaji Janar 2025, si dhe me realizim në shumën 308 milionë lekë ose 109.8% e planit për muajin janar 2026.

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar 2026, janë në shumën 7.6 miliardë lekë, 329 milionë lekë ose 4.5% më shumë se muaji Janar 2025.

Të ardhurat nga taksat nacionale, për muajin Janar 2026, u realizuan në shumën 4.4 miliardë lekë.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, për muajin Janar 2026, u realizuan në shumën 17 miliardë lekë, 758 milionë lekë ose 4.7% më shumë se muaji Janar 2025, si dhe me realizim prej 100.8% të planit të muajit Janar 2026.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2026, arritën në rreth 48.1 miliardë lekë me një realizim në masën 90% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky zë ka rezultuar 3.4% më i lartë ose rreth 1.6 miliardë lekë më shumë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 1 mujorin e vitit 2026 u realizuan në masën 5.4% të planit vjetor./Monitor

Lejet e ndërtimit nga pushteti vendor “shpëtojnë”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan