AKTUALITET

Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve 6-fishon gjobat maksimale ndaj bizneseve

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Tetor 2026, 07:34

Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve 6-fishon gjobat maksimale

Projektligji i propozuar nga qeveria shqiptare “Për mbrojtjen e konsumatorit” parashikon një rritje të ndjeshme të gjobave ndaj bizneseve. Sipas projektligjit, gjoba maksimale e parashikuar rritet në 600 mijë lekë, nga 100 mijë lekë që është vlera më e lartë në ligjin aktual.

Sipas projektligjit, Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit (AKMK) mund të vendosë gjobë administrative, nga 300 mijë deri në 600 mijë lekë për shkeljet e dispozitave, lidhur me praktikat e padrejta tregtare, publicitetin çorientues dhe krahasues, kushtet e padrejta në kontrata ose shkeljen e të drejtave të konsumatorëve.

Sipas projektligjit, një praktikë tregtare vlerësohet si e padrejtë kur është në kundërshtim me kërkesat e përkujdesjes profesionale dhe deformon ose ka gjasa të deformojë materialisht sjelljen ekonomike, në lidhje me produktin, të konsumatorit mesatar, të cilit i drejtohet ose që

ndikohet prej saj, ose të anëtarit mesatar të grupit, kur praktika tregtare u drejtohet një grupi të caktuar konsumatorësh.

Në vlerësimin e një praktike tregtare si të padrejtë do të cilësohen si rrethana rënduese rastet kur praktika çorientuese ose agresive e shitjes ose e marketingut është kryer gjatë një vizite të tregtarit në banesën e konsumatorit, pa kërkesën e shprehur të këtij të fundit, ose gjatë një ekskursioni të organizuar nga tregtari me qëllim ose efekt promovimin apo shitjen e produkteve te konsumatori.

Praktikë tregtare agresive, mes të tjerash, do të konsiderohet rasti i krijimit të përshtypjes së rreme se konsumatori ka fituar, do të fitojë ose nëse kryen një veprim të caktuar do të fitojë një çmim apo përfitim tjetër të njëvlershëm, kur në fakt nuk ka asnjë çmim apo përfitim tjetër të njëvlershëm.

Gjithmonë sipas përkufizimit të ligjit, publicitet çorientues është çdo publicitet, që, në çdo mënyrë, përfshirë dhe paraqitjen e tij, mashtron ose ka mundësi të mashtrojë personat, të cilëve u

adresohet ose të cilët i prek dhe që, për shkak të natyrës mashtruese, ndikon ose ka mundësi të ndikojë në interesat dhe sjelljen ekonomike të konsumatorit dhe, për këto arsye, dëmton ose ka mundësi të dëmtojë një konkurrent.

Shembuj mund të jenë pretendimi se një tregtar do të ndërpresë tregtimin apo do të ndërrojë

mjedisin e punës, kur ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë; pretendimi se produktet kanë aftësi të lehtësojnë fitimin në lojërat e fatit; pretendimi i rremë se një produkt ka aftësi të kurojë sëmundje, mosfunksionim apo deformim të organeve; përçimi i informacionit materialisht të pasaktë për kushtet e tregut ose për mundësitë e gjetjes së produktit, me synimin e nxitjes së konsumatorit të blejë produktin në kushte më pak të favorshme sesa kushtet normale të

tregut; përshkrimi i një produkti si “gratis”, “falas”, “pa pagesë” ose në një mënyrë të ngjashme, kur konsumatorit i duhet të paguajë sadopak përmbi koston e paevitueshme të përgjigjes ndaj praktikës tregtare, si dhe pagesës për dërgesën apo marrjen e artikullit.

Kushte të padrejta në kontrata, mes të tjerash, do të konsiderohen rastet kur ato autorizojnë tregtarin të zgjidhë lirisht kontratën, kur një lehtësi e tillë nuk i është dhënë konsumatorit; kur i lejojnë tregtarit të mbajë shumën e paguar për shërbimet ende të pafurnizuara nga ai, në rast se kontrata zgjidhet nga vetë tregtari; kur i mundësojnë tregtarit të zgjidhë kontratën pa afat, pa njoftim të arsyeshëm, me përjashtim kur ka bazë të rëndësishme për ta bërë këtë; kur tregtarët zgjasin automatikisht një kontratë, që ka një afat kohor të caktuar, kur konsumatori nuk është shprehur ndryshe, kur afati i fundit kohor, që i lihet konsumatorit për të shprehur dëshirën për moszgjatje të kontratës, është i paarsyeshëm; kur i mundësojnë tregtarit të ndryshojë kushtet e kontratës në mënyrë të njëanshme, pa një arsye të vlefshme, që specifikohet në kontratë;

kur i mundësojnë tregtarit të ndryshojë, në mënyrë të njëanshme, pa një arsye të vlefshme, çdo karakteristikë të mallit ose shërbimit, që është për t’u ofruar; kur i japin tregtarit të drejtën ekskluzive për të interpretuar çdo kusht të kontratës; kur ndryshojnë kushtet e kontratave të kredisë, veçanërisht metodologjinë e përllogaritjes së normës së interesit dhe elementet e saj, pa marrë më parë pëlqimin e konsumatorit, etj. / Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë