Anticikloni afrikan sjell valë të forta të nxehti në Europë/ Italia ngre alarmin, edhe Shqipëria përfshihet nga temperaturat e larta
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Prej afro 7 orësh, pasagjerë, kamionë dhe automjete janë bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Bari. Trageti mbërriti ...
Vetëm përpara pak ditësh, Zlatko Dalic u largua nga pankina e Kroacisë pas 9 vitesh. Por Federata Kroate e Futbollit nuk humbi shumë ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe se k&eu...
Përshkallëzohet ndjeshëm konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa Teherani pretendon se ka ndërmarrë sulme nd...
Administrata Doganore e Portit të Durrësit ka bllokuar rreth 110 litra verë të paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuara g...
Këngëtarja Enca ka “trazuar” rrjetin ditën e djeshme me një postim të bërë në rrjetet sociale, kur në...
Vëllai i një prej figurave më të njohura të krimit të organizuar në Ekuador është vrarë nga persona të ...
Ilir Selmanaj, një nga personat e akuzuar për përfshirje në çështjen e bujshme të vrasjes së ish-oficerit të Po...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 shtretër, sipas...
Pedagogu Gert Metani ka mbajtur një fjalim të fortë përpara protestuesve te Kryeministria, duke ndarë përvojën e tij personale si ish-pjesëtar i forcave RENEA dhe duke denoncuar degradimin e sistemit arsimor, policisë dhe mungesën e hapësirave për fëmijët.
Në nisje të fjalës së tij, ai vlerësoi qëndresën e qytetarëve si rrugën e vetme për ndryshim dhe ngriti alarmin për gjendjen në institucionet arsimore dhe ato të rendit.
“Ju jeni njerëz të lirë të një populli të robëruar! Vetëm nga ju mund të vijë shpëtimi dhe nga kushdo që proteston! Kontributi juaj do e çlirojë Shqipërinë nga kjo kastë e korruptuar! E dini se në Shqipëri policia dekonspiron, universitetet shesin diploma dhe nxjerrin mina me sahat! Nuk bëjnë asnjë studim mbi kuotat që lëshojnë diplomat! Në Shqipëri nuk ka asnjë qytet për studentët, nuk mbështesin kërkimin shkencor dhe ka pedagogë që bëjnë mbi 2 punë sepse nuk kanë dinjitet me pagën që marrin!” u shpreh ai.
Më tej, Metani u ndal te jeta si prind dhe te mungesa e infrastrukturës publike për brezin e ri, duke marrë shembull kryeqytetin.
“Nëse po pyesin kush jam, jam një nga ju, një numër këtu në shesh e do jem deri ditën e fundit! Jam babai i një djali 5 vjeç dhe kam fat ta çoj në teatrin e kukullave që është vetëm një në Shqipëri! Po fëmijët e tjerë si po rriten? Në Shqipëri ka vetëm një pishinë publike! Të gjithë fëmijët që nuk janë aty nuk do shijojnë dot pushimet aty!” denoncoi pedagogu.
Në vijim të fjalës, ai tregoi arsyet se pse u largua nga strukturat elitë të Policisë së Shtetit dhe sesi funksionon aktualisht jeta e tij profesionale.
“Në vitin 2013 nisa akademinë e policisë. 10 mijë persona aplikuan atë kohë. E kuptoni shpresën e madhe që kishin dhe pas fillimit mijëra e braktisën sepse kuptuan qasjen reale të kësaj qeverie. Kam punuar në forcat RENEA dhe kur vjen puna kam ikur me dorëheqje për shkak të mediokritetit dhe drejtuesve analfabetë! Kontribuoj si pedagog në dy universitetet dhe bëj punë të tjera për të siguruar një të ardhme dinjitoze!” deklaroi ai.
Në mbyllje, Metani renditi arsyet kryesore se pse çdo qytetar duhet t’i bashkohet kësaj revolte përpara selisë së qeverisë.
“Kushdo që pyet pse protestohet, protestohet për listat e kriminalizuara me zyrtarë që nuk meritojnë te jenë deputetë e kryetarë, protestohet për kanabizimin e vendit, për talljet e vazhdueshme që çdo zyrtar bën me fondet publike! Unë jam thjesht një numër, jam me ju deri në fund!” përfundoi ai.
Policia e Vlorës reagoi pas një sherri me sende të forta në zonën e Syrit të Kaltër, ku një person mbeti i plagosur dh...
Pjesë e protestës së 43-të ishte dhe një turist nga Suedia. Ai deklaroi se protestuesit janë shumica dhe iu kërkoi të m...
Pedagogu Lush Susaj ka marrë fjalën përpara protestuesve te Kryeministria, duke bërë një analizë të shifrave të r&e...
Aktivisti Andi Tepelena ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 43-të kundër qeverisë së Edi Ramës, ku njoftoi një k...
Një 21-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Riminit për dhunë ...
Një fjalim tejet i ashpër dhe plot revoltë ka tronditur sheshin përpara Kryeministrisë, ku një e moshuar e ardhur enkas nga qyteti...
Trafik i rënduar është krijuar pasditen e kësaj të diele në zonën mbi Kaninë në Vlorë, duke shkaktuar radh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar pak çaste më parë në aksin Tepelenë–Gjirokastër, në afërsi ...
Aleksandër Koçeku, mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kiri...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së ...