Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin "Çështjet e Zbatimit të Ligjit/Strategjia Ndërkombëtare e Kontrollit të Narkotikëve". Në raport vlerësohet dhe puna e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave.
DASH shprehet se Shqipëria ka ndërmarrë hapa pozitivë, megjithatë, qeveria duhet të rrisë ende hetimet dhe ndjekjet penale për pastrimin e parave për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës. Po ashtu rekomandohet që të përmirësojë bashkëpunimin ndërinstitucional.
Në raport thuhet se SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe konfiskimet dhe kreu paralelisht hetime financiare dhe të aseteve kur dyshonte për asete të paligjshme, megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta.
Më tej në përfundim thuhet se Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e zbatimit të ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe të prokurorëve për t’u përqendruar në korrupsion, pastrimin e parave dhe krimet komplekse ekonomike. Gjithashtu përmendet se Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformat e kodit penal të vitit 2016 dhe 2017.
PJESË NGA RAPORTI:
Ligjet dhe rregulloret kryesore kundër pastrimit të parave (AML)
Shqipëria ka kërkesa të hollësishme për njohjen e klientit (due diligence) (CDD) dhe raportimin e transaksioneve të dyshimta (STR). Në korrik të vitit 2024, autoritetet miratuan një strategji AML/CFT deri në vitin 2030.
Zyrtarët publikë janë të ndaluar të mbajnë sasi të mëdha parash të thata jashtë sistemit bankar. Ata duhet të deklarojnë pasuritë çdo vit dhe të deklarojnë trajtimin preferencial financiar dhe uzufruktin nga asetet. Kompanitë duhet të regjistrojnë pronarët përfitues (uzufruktierët) dhe llogaritë bankare.
Struktura e Posaçme e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka autoritetin për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve. Agjencitë e zbatimit të ligjit përdorin një ligj anti-mafia për të sekuestruar asetet e lidhura me trafikimin e drogës dhe të korrupsionit. Në maj të 2024, ministri i brendshëm njoftoi krijimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve. Kjo zyrë do t’i japë përparësi gjurmimit dhe sekuestrimit të aseteve dhe fondeve nga aktivitetet kriminale.
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë një traktat dypalësh për ndihmë juridike, megjithëse bashkëpunojnë bazuar në konventa shumëpalëshe dhe në bazë të mirëkuptimit dhe reciprocitetit. Një traktat dypalësh për ekstradimet është në fuqi.
Agjencia Shqiptare e Inteligjencës Financiare është anëtare e Grupit Egmont të Njësive të Inteligjencës Financiare. Shqipëria është anëtare e Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave (MONEYVAL), një organ rajonal në stilin e Task Forcës për Veprim Financiar. Shihni raportin më të fundit të vlerësimit të ndërsjellë të Shqipërisë për më shumë informacion.
Mungesat ligjore, politike dhe rregullatore të AML
Strategjia kundër korrupsionit kërkon mbrojtje për sinjalizuesit dhe korniza ligjore më të mira për të trajtuar korrupsionin, lobimin dhe financimin e partive politike. Autoritetet shqiptare vazhdojnë të përmirësojnë efektivitetin e tyre në përdorimin e sekuestrimit të aseteve dhe shkëmbimin e informacionit ndërkombëtarisht, por ato duhet të forcojnë kapacitetin AML/CFT dhe të zhvillojnë hetime dhe analiza sistematike financiare.
Gjyqtarët dhe prokurorët vazhdojnë të kontrollohen (vlerësimi kalimtar) për pasuritë e pajustifikuara. Në dhjetor të vitit 2024 Qeveria përfundoi një proces të monitoruar ndërkombëtarisht për vlerëismin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe largoi ata me pasuri të pajustifikuara ose në lidhje me krimin e organizuar, megjithëse apelimet vazhduan. Që nga viti 2016, 44 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve të vlerësuar u miratuan për të vazhduar në detyrë. Ligji kërkon që institucionet e tjera të pavarura të drejtësisë të kryejnë rishikime periodike për pasuri të pajustifikuara.
Dispozitat e CDD dhe STR të Shqipërisë nuk zbatohen plotësisht. Proceset për të rishikuar dhe përmirësuar cilësinë e STR-ve mbeten në zhvillim. Inspektimet për bizneset e shërbimeve të parave, noterët dhe tenderët qeveritarë nuk janë të forta. Sfida mbeten në sanksionet për përhapjen, monedhat virtuale, trustet dhe rregullimin e institucioneve jo-bankare.
Çështjet e ligjzbatimit dhe komentet
Shqipëria ka ndërmarrë hapa pozitivë; megjithatë, qeveria duhet të rrisë ende hetimet dhe ndjekjet penale për pastrimin e parave për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës; të përmirësojë bashkëpunimin ndërinstitucional; dhe të integrojë plotësisht SPAK-un në përpjekjet AML/CFT.
SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe konfiskimet dhe kreu paralelisht hetime financiare dhe të aseteve kur dyshonte për asete të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi asete me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi arrestimet dhe konfiskimin e aseteve të ish-zyrtarëve të lartë. Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programevë të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin.
Në nëntor të vitit 2024, SPAK-u dhe policia shqiptare punuan me Europol dhe autoritetet italiane për të arrestuar 29 të dyshuar në një rrjet trafikimi narkotikësh të udhëhequr nga dy vëllezër shqiptarë dhe sekuestroi asete kriminale dhe drogë me vlerë 74 milionë dollarë.
Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e zbatimit të ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe të prokurorëve për t’u përqendruar në korrupsion, pastrimin e parave dhe krimet komplekse ekonomike. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformat e kodit penal të vitit 2016 dhe 2017.
aksioni KORÇË- Dhjetëra persona janë shoqëruar në Korçë, si rezultat i një aksioni policor për goditj...
zjarri VLORË- Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme pranë fabrikës së këpucëve në fshatin Babic, në ...
TIRANË- 47-vjeçarja në foto është kolumbiania, Gabriela Martinez. Ajo së bashku edhe me persona të tjerë në Shq...
IRLANDË- Një luftë tregtare midis SHBA-së dhe BE-së mund t'i kushtojë Irlandës më shumë se 18 miliard&e...
pamje nga protesta DURRËS- Një protestë simbolike është zhvilluar sot nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike në bur...
4 viktimat TIRANË- Katër të rinj kanë humbur jetën ditën e djeshme nga një aksident tragjik që ndodhi në Fush&...
Foto ilustruese TIRANË - Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar të dhënat e llogarive bankare apo të...
Foto ilustruese TIRANË - Në natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke...
Foto ilustruese TIRANË - Një 39-vjeçar me origjinë turke është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet p&eu...
TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar sot një kallëzim kundër Klotilda Bushkës, Nereda Llagamit, Erion Veliajt dhe Ajola Xox&...