Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KORÇË- Një magazinë me drogë dhe armë është zbuluar në fshatin Voskop në Korçë. Lidhur me këtë ka reaguar edhe policia e Korçës dhe bën me dije se 7 persona u kapën në flagrancë, ku 4 prej tyre u arrestuan, 3 të tjerë u proceduan penalish dhe 1 është shpallur në kërkim.
Në pranga gjatë operacionit antidrogë të koduar “Voskopi” janë vënë Gentian Guri, i akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”; Andon Demirshan, i akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”; Anesti Burda dhe Redion Hamitaj të cilët akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në magazinë janë sekuestruar 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa (bimë në proces tharjeje) dhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje, Po ashtu janë sekuestruar edhe 1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Voskopi”.
Zbulohet një magazinë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku thaheshin bimë narkotike dhe përgatitej lëndë narkotike për t’u shitur.
Kapen në flagrancë në ambientet e magazinës, 7 shtetas.
Arrestohen pronari i magazinës dhe bashkëpunëtori i tij.
Në pranga edhe 2 shtetas, si dhe në hetim 3 shtetase, për moskallëzim të krimit.
Shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa (bimë në proces tharjeje), që u gjetën në ambientet e magazinës dhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje.
Sekuestrohen edhe 1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, gjatë kontrolleve intensive në territor dhe në ambiente të mbylluara, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë siguruar informacion për përshtatjen e një ambienti për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Voskopi”, kanë ndërhyrë menjëherë në ambientet e magazinës në pronësi të shtetasit A. D., në fshatin Voskop, ku kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit:
A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Voskop, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”;
G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;
A. B., 43 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe R. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu, në ambientet e magazinës, u kapën në flagrancë 3 shtetase për të cilat nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në vijim të hetimeve u identifikua si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe u shpall në kërkim shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në fshatin Voskop. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën të kultivuara 2 bimë narkotike, si dhe sasi të vogla të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.
Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkimin të të pandehurve: Besjan Ramaj, Leona...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga tendenca e nearshoring (delegimi i prodhimit në tregje t&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë vit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i...
foto ilustruese TIRANË- Kredia për ekonominë në euro shënoi një rritje të fortë në muajin gusht. Sipas statist...
TIRANA- Një nga themeluesit e "Diasporës për Shqipërinë e Lirë", Florian Haçkajn, një lëvizje e angazhuar inten...
Andi Cera dhe Eringlen Cani ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Angli. Mësohet se Eringlen Cani, 32 vjeç u...
SHKODËR -39-vjeçari i cili u plagos me motorsekë mbasditen e sotme në Malsinë e Madhe ka ndërruar jetë. Mondi Makaj ...
SHKODËR- Dy persona kanë mbetur të plagosur aksidentalisht me motorsekë. Siç raportohet dy personat teksa po prisinin dru ...
KORÇA- Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar në fshatin Voskop në Korçë ...