AKTUALITET

Maks Haxhia debat me Ols Dadon për Veliajn, Prokurori: Këtu nuk je si Kryetar i Dhomës! Ndreca: Dua të njihem me aktet e dosjes

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Prill 2026, 10:07

Maks Haxhia debat me Ols Dadon për Veliajn, Prokurori: Këtu nuk je si

Seanca në themel për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë është shoqëruar me debate në lidhje njohjen e dosjes nga ana e palës mbrojtëse.

Në fjalën e tij, Maks Haxhia ngriti shqetësimin në cilësinë e kreut të Dhomës së Avokatisë, duke kërkuar të dihet nëse avokatja e caktuar kryesisht është njohur me dosjen.

Ai theksoi se kjo është e rëndësishme për garantimin e një procesi të rregullt ligjor, duke shtuar se kolegia duhet të shprehet qartë mbi këtë çështje, edhe në funksion të përgjegjësive disiplinore.

“Në cilësinë e Kryetarit të Dhomës së Avokatisë, do doja të dija që nëse avokatja e caktuar kryesisht a është njohur me dosjen apo jo?  Ne duhet të bëjmë proces. Kolegia duhet të shprehet nëse është njohur me dosjen, sepse ka edhe një komitet disiplinor”, tha avokati Haxhia.

Ndërkohë, prokurori Ols Dado reagoi, duke i kujtuar Haxhias se “në këtë proces ai paraqitet në cilësinë e avokatit dhe jo si kryetar i Dhomës së Avokatisë”.

Gjykata, pas një konsultimi të shkurtër, vendosi se nuk ka vend për debat mbi këtë çështje në këtë fazë të procesit.

Ndërsa avokati Plarent Ndreca mbështeti qëndrimin e Haxhias, duke argumentuar se ai nuk mund të ndajë rolet e tij.

“Mbështes kolegun Maks Haxhia, i ka të dyja cilësitë dhe nuk mund të dal nga njëra apo nga tjetra. Procesi i rregullt ligjore lidhet dhe me mënyrën si ushtron profesionin avokati”, tha avokati i Veliajt, Plarent Ndreca.

Megjithatë, gjykata ndërhyri, duke theksuar se çdo pjesëmarrës në proces mund të ketë role të tjera jashtë tij, por ato nuk lidhen me shqyrtimin konkret.

“Secili nga ju mund të ketë edhe tagra te tjera por nuk lidhen me këtë proces, Maks Haxhia është legjitimuar si mbrojtës i një prej të pandehurve në këtë proces. Legjitimimi nga gjykata është bërë për një gjë, pra kërkesat lidhini me kërkesat paraprake, që lidhen më këtë gjykim”, u shpreh Gjykata.

Ndërkohë Plarejnt Ndreca kundërshtoi këtë qëndrim, duke theksuar se në një proces me rreth 30 të pandehur, interesat janë të ndërthurura dhe se mënyra si ushtrohet profesioni i avokatit është pjesë e procesit të rregullt ligjor.

Ai paraqiti gjithashtu një kërkesë me shkrim, duke sqaruar se ka kërkuar më herët të njihet me aktet e dosjes dhe oraret përkatëse në gjykatë. Ndreca kërkoi një afat dyjavor për të kryer një shqyrtim paraprak të dosjes, me qëllim përgatitjen e një strategjie të detajuar mbrojtjeje.

“Kam një kërkesë me shkrim është dy faqe, unë kam kërkuar që të njihem me aktet e dosjes, unë kam kërkuar oraret kur unë mund të vij në gjykate për tu njohur me dosjen, më pas kam marrë angazhimin për studimin e dosjes. Në fillim më thanë që do e marrësh në mënyrë elektronike, por kjo nuk u bë e mundur për shkak te kundërshtimit të prokurorisë. Kam ardhur me një grup avokatësh. Kërkoj një afat 2 javorë që unë të realizoi një shqyrtim paraprak të dosjes, që unë të kuptoj si duhet ta realizoj mbrojtjen dhe të paraqes një plan të detajuar sesi une do ta bëj mbrojtjen. Gjykata duhet të sigurojë kohen e nevojshme që të bëjmë një mbrojte efektive. Çdo nxitim i pajustifikuar nuk i shërben drejtësisë. Ky proces ka dhe impakt në publik për shkak të funksionit të të pandehurit Erion Veliaj, si kryebashkiak i zgjedhur disa herë me votë. Pasi të njihemi me aktet mund të bëhet një debat real. Kërkojmë të njihemi me dosjen dhe të merrni parasysh kërkesën tonë”, tha Ndreca.

Nga ana tjetër, i pandehuri Elman Abule kërkoi ndarjen e çështjes, duke argumentuar se ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar dhe se numri i lartë i të pandehurve e bën të nevojshme një ndarje të tillë. Sipas mbrojtjes, vepra penale për të cilën akuzohet Abule bie në kompetencën e një gjykate tjetër.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan