
Pas vrasjes së Endrit Alibejt, rrjeta e intrigave u përshkallëzua. Të gjithë akuzonin njëri-tjetrin. Alibejt u rrethuan nga armiq të panjohur. Grupi Çapja në konflikt të hershëm me Suel Celën ja faturonin masakrën këtij të fundit. Sipas Alibejt, ditën e varrimit të Endritit, Bledar Muça që ishte krahu i djathtë i Çapjave i tha se “Vetëm ai i bën këto masakra”. Pra, një intrigë që synonte të fuste në luftë Alibejtë me Suel Çelën. Nga ana tjetër vëllezërit Çopja vijuan lojën e dyfishtë duke e lidhur Suelin me ngjarjen për shkak se Erjon Alibej kishte plagosur kushëririn e tij.
Vetë Suel Cela në një takim kokë me Erjon Alibejn, i jep atij emrat e saktë të vrasësve të vëllait.
“Nuk kisha ngacmime sepse edhe nga ana e Suelit, edhe nga ana familjes tjetër ishte diçka që ne e kishim mbyllur. Ishte konflikt i mbyllur gjithçka. Problemi ishte i mbyllur gjithçka, në lidhje me Xoni Rustën. Më plagosi dajën, unë plagosa atë, edhe pse ky ishte në faj”.
Pas vrasjes së vëllait, Erjon Alibej shndërrohet në një personazh të frikshëm. Ai nis të mbledhë provat, emrat dhe lidhjet që çonin tek vrasësit. Çdo detaj, çdo lëvizje, çdo mik që kthehej në armik, u regjistrua nga mendja e tij. Erjoni nuk i besonte më askujt, përveç vetes dhe familjarëve. Investigonte dhe kryente hetime vet në terren. Duke u maskuar si shpërndarës picash, ai dilte nëpër qytet ku mblidhte informacion për atentatorët e vëllait.
“Dua të them që 90% unë i kisha të zbardhur të gjithë historinë e familjarëve të mi. Vetë, me mundësitë e mia, dhe mundësitë e familjarëve, jo nga shteti.”
Vrasësit e të vëllait, ishin miq të e dikurshëm. Ishin vëllezërit Çopja….Franci, më i vogli i vëllezërve Çopja, shkoi edhe për ngushëllim pas vrasjes së Endritit, duke lënë 50 euro mbi arkivol… Një akt i heshtur që Erjon Alibej nuk e harroi në dëshminë e tij. Madje, kujtonte se “Dari”, më i madhi i vëllezërve Çopja dikur e nisi rrugën e errët të trafikut me ndihmën e viktimës së tij, Endritit…
“Shkoj në Holandë të takoj Endritin. Ditën që kam shkuar në Holandë, në Roterdam, jetonte në një pallat, GOLD quhej ai pallati. Atë ditë që kam shkuar në shtëpi, atë ditë kam gjetur në shtëpi Hajdar Çopjan. Një njohje e hershme, sepse
Elbasani i vogël është. E takoj normalisht. Në një moment, kap veç Endritin, po ky i them ç’do këtu? Sa ka ardhur më thotë, gjynah. Dua ta ndihmoj, sa ti gjej edhe një shtëpi”.
Teksa Erjon Alibej ishte në kërkim të ekzekutorëve të familjarëve të tij, kundërshtarët nuk rrinin duarkryq…..Ata eliminonin një nga një të afërmit e tij.
6 muaj pas vrasjes së Endrit Alibej, pre e një atentati mafioz bien vëllezërit Baho, njerëzit më të afërt të Erjonit. Objektiv ishte Sandër Baho, i njohur me nofkën “Sakati”. Por, viktimë mbeti vëllai i tij i vogël Klevi…..
Dy vëllezërit u zunë në pritë në fshatin Broshkë, shumë pranë banesës së tyre. Sipas dosjes hetimore, mjeti i atentatorëve drejtohej nga Talo Çela ndërsa ekzekutorë ishin Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia.
Pas të shtënave të para Klevi Baho, doli nga mjeti dhe u kundërpërgjigj me pistoletë. Pas këtij momenti, kallashnikovët drejtohen drejt tij. I gjendur në këtë situatë Klevi hidhet nga një urë aty pranë ku u gjet i vdekur 30 minuta më vonë.
Disa muaj pas atentatit ndaj vëllezërve Baho, gjaku u derdh sërish për familjen Alibej. Andi Zylyfi, djali i dajës së Erjon
Alibejt u zkekutua në fshatin Përparim. Faji i tij i vetëm ishte afrimiteti me kushëririn…
“I bëjnë atentat djalit të dajës tim, një djalë 25 vjeçar, një djalë që s’kishte marrë kurrë në jetën e tij gjobë me makinë. E vranë vetëm se ishte pranë meje, pranë familjes time që më shërbente”.
Erjon Alibej, i njohur ndryshe si “Krymi”, u shndërrua në hije. Ai u ruhej jo vetëm kundërshtarëve, por edhe drejtësisë.
Plani i tij ishte hakmarrja…Këtu, nis rrugëtimi i tij i përbashkët kriminal me vrasësin e frikshëm Nuredin Dumani. Parimi ishte i njohur: “Armiku i armikut tim është miku im…”/Tch
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Shtator23:48
“Aman vëlla, jo sonte se do ta nxjerr unë në pritë Talo Çelën”, kush e tradhtoi ‘Momën’ dhe vdekja e mistershme e informatorit
Në këtë histori gjakatare, nuk ekzistonte besa. Të gjithë i shisnin të gjithë. Tradhtia ishte mjeti kryesor i mbijetesë...
AKTUALITET
17 Shtator23:24
“Do i filloj eliminimet nga Dorjani që të vijë…”, dëshmia me zë e Dumanit që zbulon intrigën me Alibejn për të futur në kurth Talo Çelën
Dumani u ndje i mashtruar dhe i futur në kurth nga miku i vjetër. Pas dyshimeve që lindën me kontrollin policor në banesën e tij...
AKTUALITET
17 Shtator23:11
Zjarr i madh në Gjirin e Lalëzit, digjen rreth 50 hektarë sipërfaqe! Rrezikohen banesa
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Gjirit të Lalëzit mbrëmjen e sotme, ku janë djegur rreth 50 hektarë sip&eum...
AKTUALITET
17 Shtator22:45
“Mos na fusin në kurth këtu…” Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sanxhaktarin…
Çapjat të zhytur në hasmëri me grupin Çela, kishin dyshime se Dumani ishte paguar ti eliminojë me antitank. Kjo ngjarje duke...
AKTUALITET
17 Shtator22:21
Projektligji për gjininë/ Xheni Karaj e LGBT: Të përfshihen edhe transgjinorët, të cilët nuk përputhen me seksin e tyre të lindjes
Xheni Karaj nga Aleanca LGBT+ ka sqaruar pozicionin e saj dhe të organizatës që përfaqëson në lidhje me projektligjin “P&e...
AKTUALITET
17 Shtator22:01
Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament: Do të mbyllet “ishulli” i fundit që na ka mbetur për të bërë pyetje
“Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar akses...
AKTUALITET
17 Shtator21:39
Skandali/ Katër muaj nga zgjedhjet e 11 Majit, 3300 numërues nuk kanë marrë ende pagesat
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga zgjedhjet e 11 Majit ,3300 numërues nuk kanë marrë pagesat e tyre për punë...
AKTUALITET
17 Shtator21:29
Aksident në Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i motorit
Një aksident ndodhi këtë mbrëmje, mbeti i plagosur drejtuesi i një motori. Drejtuesi i një motori gjendet në rrugë i r...
AKTUALITET
17 Shtator20:22
Fondacionet e Sorosit u dhanë 80 milionë dollarë grupeve terroriste dhe ekstremiste
Nga Ryan Mauro, Capital Research
Që nga viti 2016, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF) të George Soros-it, që tani drejto...
AKTUALITET
17 Shtator20:16
Me fermë kanabisi në Britani/ ‘Më shkatërrohet martesa nëse kthehem në vendlindje’, shqiptari i shpëton deportimit
Një shqiptar, trafikant droge, arriti t’i shpëtonte për momentin deportimit në Sqhipëri, falë pezullimit të vendimit t&...