Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

SHËNGJIN- Anija e Marinës Ushtarake italiane "Cassiopea" me 49 emigrantë në bord, ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në ujërat e Shëngjinit. Ndërkohë, rreth orës 8 anija pritet të ankorohet në port. Emigrantët do të zbresin dhe nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse. Pas këtyre proceduarave do të transferohen drejt Gjadrit.
Ky është grupi i tretë dhe më i madh që pritet të vijë në qendrën e pritjes në Shëngjin. Mediat italiane raportojnë gjithashtu se 53 emigrantë të tjerë kanë dorëzuar pasaportat në mënyrë që të shmangnin transferimin në Shqipëri. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare.
Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
TIRANA- Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese duket se i ka dhënë fund dilemave për skemën e ripërtëritjes së rregullt...
TIRANË- Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja ka dhë...
TIRANË- Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja ka dhën&eum...
TIRANË- Lorenc Rapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja ësht&eu...
BUTRINT- Dikur e njohur si "Koreja e Veriut e Evropës", Shqipëria po i drejtohet vendeve të saj mijëravjeçare dhe trashëgimis&...
Arben Dosti, avokatja Romina Zano TIRANË - Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtari i Gjirokastrës, Arben Dosti paraqit&eu...
TIRANA- Këshilli Drejtues i RTSH-së ka votuar sot për drejtor të Përgjithshëm në fazën e parë pa diskut...
ANGLI- Një 27-vjeçar shqiptar në Nottinghamshire përdori një patentë të rreme për të aplikuar për leje q&e...
ATHINË- Personat në foto janë Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli të cilët janë arrestuar nga policia greke për vrasjen e shqipta...
TIRANA- Këshilli Drejtues i RTSH-së ka votuar për drejtor të Përgjithshëm në fazën e parë pa diskutuar ...