ITALI- Mëngjesin e 9 qershorit, Policia e Riminit ekzekutoi një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Autoriteti Gjyqësor Shqiptar ndaj një shtetasi me kombësi shqiptare. I riu, me banim me anëtarë të tjerë të familjes në provincën e Rimini, u gjurmua nga Policia italiane dhe u vendos në pranga pasi akuzohet për masakrën e Velipojës. Edhe pse kanë bërë me dije lajmin për prangosjen e tij, mediat italiane janë rezervuar në publikimin e emrit të tij.
Deri më tani dihet se nga Policia shqiptare, të shpallurit në kërkim për ngjarjen janë: Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku dhe Besar Ferracaku, të cilët mendohen të kenë qenë të pranishëm gjatë gjithë kohës në ngjarje. Nga ta nuk dihet se cili është vendosur në pranga në Itali.
Si ndodhi masakra e Velipojës?
Në orët e para të 27 Qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku. Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku. Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli. Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë. Anëtarë të familjes Verracaku bashkë me kushërinjtë e tyre kishin shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh, por të dyja palët debatuan. Debati degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përplasja solli bilancin e rëndë. Viktima më e pafajshme në këtë mes ishte kamarieri Zeneli që e kishte dhe ditën e parë të punës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Qershor17:00
Çmontohet plantacioni i marijuanës në Spanjë, arrestohen tre të rinj shqiptarë
Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një plantacion marijuanë dhe kanë arrestuar tre rinj shqiptarë. Bimët kultivoheshin b...
AKTUALITET
10 Qershor14:00
Parkinson nuk është më sëmundja e të moshuarve në Shqipëri
Parkinsoni është një sëmundje neurodegjenerative e lidhur me moshën, kështu që me rritjen e moshës mesatare, mjeku neu...
AKTUALITET
10 Qershor11:16
Dëshmia - Vrasja e Nikulajt/ Ish-partnerja e Edmond Haxhisë akuzon policinë
Vajza nga Lezha, me iniciale V. D., u konsiderua nga policia dhe Prokuroria e Lezhës si “dëshmitarja e penduar” për ngjarjen e r&eu...
AKTUALITET
10 Qershor11:15
U vra me thikë nga bashkëfshatari i tij në Itali, trupi i pajetë i 33 vjeçarit mbërrin në Kallmet të Lezhës
ITALI- Alfons Kola 33-vjeçari që u vra në Itali nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega në Itali, i është prurë trupi n...
AKTUALITET
10 Qershor08:43
FOTO - Policia e Vuçiçit ndalon drejtorin e Kulturës në Bujanoc, Ismaili lejoi shfaqjen e filmit shqiptar
Policia serbe ka ndaluar sot, Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc të Serbisë, Jetmir Ismailin, pasi ai ka dhën...
AKTUALITET
10 Qershor08:40
Euro vazhdon pikiatën e madhe! Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 9 qershor 2023
Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 9 qershor 2023, sipas Bankës së Shqipërisë.
...
AKTUALITET
10 Qershor08:36
WhatsApp prezanton Channels
WhatsApp ka lançuar Channels, një mënyrë të re për të mbajtur njerëzit në aplikacion.
Funksioni do të tho...
AKTUALITET
10 Qershor08:36
Ambasada ruse në Tiranë i kërkon Policisë shoqërim me eskortë: Po na kërcënojnë në Facebook
Prej disa javësh, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në Ambasadën e Rusisë në Tiranë, pas kërkesës s&eu...
AKTUALITET
10 Qershor08:35
“Janë manipuluar provat”/ Vrasja e Florian Selimit në Fier, flet nëna: Kanë kaluar 4 vite, 25 seanca gjyqësore dhe ende nuk po bëhet drejtësi
FIER- Kur kanë kaluar rreth 4 vite nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Sulaj të Fierit, ende nuk është vendosur...
AKTUALITET
9 Qershor21:41
Korçarja që dashuron Ramën
Piranjat udhëtuan në vendin e ‘serenatave’ pasi atje takuan një vajzë të quajtur Anxhela, e cila ‘cushin’ e s...