Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Nëse gjithmonë do i besojmë faktit që ata u qëlluan nga makina ‘Land Rover’ e njëjta me të cilin vetë njëri prej tyre kishte përdorur apo udhëtuar disa muaj para se të ekzekutohej, dhe nëse po, si përfundoi kjo makinë në duart e rivalëve të Licëve dhe Bushatëve?
A e përdorën ata këtë makinë me qëllim që të mos identifikoheshin si të tillë nga shënjestrat e tyre dhe këta të fundit të besonin se në këtë makinë ishin njerëzit e tyre? Një plan i mirëmenduar nga autorët nëse do të ishte i tillë dhe fatal për viktimat që deri në momentin e fundit duhet të kenë besuar të kundërtën derisa tytat e armëve kanë dalë nga xhamat e makinës ‘Land Rover’ dhe kanë qëlluar pa pushim mbi ta, duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi.
Dosja Hetimore
Nga kqyrja e sistemit TIMS Portal e-gjoba mjeti me targa AB 666 KP me të cilin viktimat po udhëtonin në momentin kur ranë në pritë, rezulton të jetë në pronësi të Arlind Bushatit.
Por kush ishin të interesuar të qëllonin mbi Arlind Bushatin dhe Hamza Licin? A ishte kjo një mundësi e artë për t’i eleminuar ata të dy së bashku, gjë që u arrit, apo objektivi fillimisht ishte vetëm njëri prej tyre? Pse grupi hetues beson sot se pas këtij eleminimi të dyfishtë, por që mori edhe dy jetë të tjera të pafajshme, fshihet Izmir Sakica dhe grupi i tij.
Kush është Izmir Sakica dhe çfarë përfaqëson ai për krimin në qytetin e Shkodrës? Dhe cilat janë lidhjet e tij, apo aleancat me grupet e tjera kriminale në Shkodër?
Zbulimet e Hetimeve
Bazuar në të dhënat e marra në rrugë operative, dyshohet se vepra penale mund të jetë kryer nga Izmir Sakica dhe grupi i tij. Për këtë shkak policia kontrolloi jo vetëm shtëpinë e Sakicajt, por edhe të miqve të tij, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, Franko Leka dhe Samet Halluni, por asnjë prej të dyshuarve nuk u gjet në shtëpi.
Por nëse Izmir Sakicaj është kreu i togës së pushkatimit në Masakrën e fshatit Dobraç, cila është ajo e dhënë që e ka bërë grupin hetues të ngrejë dyshimin e arsyeshëm se është ai gishti që shkrepi armët në eleminimin e Bushatit dhe Licit.
Cila është ajo telefonatë që tradhtoi nëse mund të thuhet kështu Izmir Sakicajn, vetëm pak momente pasi në Dobraç ishte konsumuar krimi i përbindshëm? Dyshime që hetuesit i bazojnë mbi një telefonatë që Izmir Sakicaj ka kryer në adresë të një personi të paidentifikuar, ku ai dëgjohet të thotë ‘e hoqa Hard Diskun’.
Izmir Sakicaj, ka marrë në telefon një person të paidentifikuar, i cili nuk e ka hapur telefonin. Por nga përgjimet ambientale është dëgjuar të thotë se ‘e hoqa hard diskun’. Përgjime të cilat kanë ngritur dyshime të forta se Izmir Sakicaj është një ndër ekzekutorët e ngjarjes në fjalë.
Izmir Sakicaj dhe anëtarët e grupit të tij kriminal, nuk kanë qenë të vetmit të dyshuar ndaj të cilëve policia ushtroi kontroll pas atentatit me katër humbje jete në fshatin Dobraç.
Një nga familjet, banesat e të cilave u kontrolluan ishte edhe ajo e Bajrave në Dobraç, një zonë e kontrolluar prej tyre.
Bajrat që siç dihet janë një fis i njohur në Shkodër për lidhjet kriminale, pushtetin dhe aleancat shpesh fluide. Që prej kohësh janë në një konflikt të hapur me Licët, me të cilët dikur ishin miq për kokë, por që një vrasje e ndodhur vite më parë në familje ndryshoi njëherë e mirë kursin e miqësisë midis tyre, duke i kthyer sot në armiq të përbetuar.
Dosja Hetimore
Gjatë hetimeve, njëkohësisht është ushtruar kontroll edhe në banesat e shtetasve Edmond Sakicaj, N.Troshani, Sokol Kajoshi, Gjergj Leka, Ilir dhe Enver Bajri, Enis Bushati, si edhe në atë të Mustafa Lika (Sanxhak Laç), ddërsa u janë marrë faktorët plotësues të qitjes shtetasve Enver, Safet dhe Sead Bajri, Arjet Rustemi, Zamir Cacani dhe Elton Gogaj./ "Në Shënjestër", Balkanweb
viktimat dhe makina e autoreve TIRANË- Edhe pse në fillim u raportua për një aksident tragjik, në fakt plumbat e shumtë ...
foto ilustruese TIRANË- Masakra e Dobraçit ku humbën jetën si pasojë e një atentati, Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura d...
pamje nga emisioni SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është surprizuar teksa po zhvillonte një inter...
foto ilustruese TIRANË- Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashi...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministriave ka miratuar standardet për zonat dhe parcelat e tokës ku do të kultivohet lën...
LUSHNJE- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Bë...
TIRANË- Një protestë është zhvilluar ditën e sotme para godinës së Prokurorisë së Posaçme. Një q...
Itali ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre të rinjë shqiptarë. Të arrestuarit dyshohet se kanë ...
Foto ilustruese TIRANË- Aktori, Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës ...
SHKODËR- Dy persona, të cilët goditën fizikisht dhe me sende të forta një person në Shkodër, janë vetëd...