
Këshilli Bashkiak i Tiranë ka miratuar projektvendimin që synon kompensimin e shoqërive të transportit publik, në kuadër masave dhe të paketës për krizën e karburanteve, pas konfliktit në Lindjen e Mesme, që vijon prej muajit mars. Sipas projektvendimit, shoqëritë e linjave qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse do të përfitojnë kompensim në masën 50 lekë për litër karburanti për një periudhë tre mujore. Bëhet fjalë për muajt mars, prill dhe maj 2026.
Mësohet se, kompensimi do të llogaritet mbi bazën e konsumit të kësaj periudhe, por nuk do të tejkalojë sasinë e konsumuar në të njëjtën periudhë të vitit 2025 për secilin operator. Në raport theksohet se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit ka arritur nivele rekord, duke ushtruar presion të madh mbi sektorin e transportit.
Dokumenti evidenton se Shqipëria ka një rrjet rrugor prej rreth 18 mijë kilometrash, ndërsa transporti ndërqytetës realizohet përmes 439 linjave të operuara nga 242 subjekte të licencuara. Po ashtu, çdo muaj përshkohen rreth 9 milionë kilometra nga autobusët, ndërsa fluksi i udhëtarëve arrin në rreth 50 milionë në vit.
Efekti financiar i këtij vendimi parashikohet të jetë rreth 250 milionë lekë dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, si dhe nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për linjat urbane të kryeqytetit. Projektvendimi përcakton gjithashtu kriteret dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin subjektet përfituese, ndërsa kërkesat për kompensim do të pranohen deri më 1 gusht 2026 dhe do të verifikohen nga administrata tatimore.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
22 Prill16:54
E rëndë/ Qytetarja tenton të vetëdigjet në mes të Tiranës
Një tragjedi është parandaluar pasditen e sotme nga efektivët e rrugores në Tiranë të cilët ndërhynë menj&eu...
AKTUALITET
22 Prill16:50
“Ndodhi në gjaknxehtësi e sipër”/ Vrau me çekiç gruan në Greqi, ja çfarë deklaroi shqiptari në gjyq
Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç të sho...
AKTUALITET
22 Prill16:45
EMRI/ Plagoset një 40-vjeçar shqiptar në Itali, pronar i një qendre bastesh
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, 21 prill, në Velletri, në periferi të Romës. Rreth or&e...
AKTUALITET
22 Prill16:40
'Proshutë', 'birrë' e 'bukë' - Si shqiptarët transportonin pakot me kokainë nëpër Itali, vlera 4 mln euro
Dy shqiptarë janë mes personave të arrestuar në kuadër të një operacioni të rëndësishëm antidrogë ...
AKTUALITET
22 Prill16:18
Telashe për ‘One Albania’! Aksionet e 4iG në pikëpyetje, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban
Aksionet e kompanisë 4iG kanë humbur mbi 32 për qind të vlerës së tyre brenda një muaji të vetëm, teksa kompania ...
AKTUALITET
22 Prill16:08
Shqipëria bllokohet për shkak të Ramës/ BE ngre grupin e punës për anëtarësimin e Malit të Zi
Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviç, tha se ky është një “moment historik dhe hapi i fundit drejt a...
AKTUALITET
22 Prill16:03
EMRI/ Aksioni i SPAK për goditjen e Call Center-ave, identifikohet polici i shoqëruar
Argusto Berberi, dyshohet të jetë efektivi i policisë i ndaluar këtë të mërkurë, në kuadër të oper...
AKTUALITET
22 Prill16:00
Sherri me thika në Vlorë/ Prokuroria nis hetimet për 9 persona, mes tyre edhe disa të mitur
Prokuroria ka nisur hetimet për 9 personat të cilët u përfshinë pasditen e djeshme në sherrin me thika të ndodhur në V...
AKTUALITET
22 Prill14:58
Tragjedi në Shkodër, e reja ndërron jetë pak ditë pasi solli në jetë binjaket
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës këtë të enjte, ku një e re ka humbur jetën vetëm pak dit...