Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

Policia e Sarandës ka arrestuar një 49-vjeçar nga Tirana, i cili dyshohet se është përfshirë në një aktivitet mashtrues, duke u prezantuar si prokuror për të përfituar shërbime dhe dokumente në mënyrë të paligjshme. Shtetasi A. M. u ndalua nga forcat e rendit, edhe pse gjatë ndalimit ai iu prezantua punonjësve të Policisë si përfaqësues i Prokurorisë.
Ky individ ishte shpallur në kërkim pasi kishte shkelur masën e sigurisë "arrest në shtëpi", të caktuar më herët nga Gjykata, për të njëjtën vepër penale, mashtrim dhe paraqitje të rreme si funksionar publik.
Gjithashtu, A. M. rezulton të ketë një histori të mëparshme kriminale, duke qenë i dënuar për mashtrim të disa shtetasve, të cilëve u ka marrë para duke u premtuar punësime ose zgjidhje ligjore në emër të institucioneve shtetërore. Aktualisht, ai është në pranga dhe po hetohet për veprat penale në fjalë.
Njoftimi i policisë:
Sarandë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Deceiver”.
Prezantohej si prokuror, për të përfituar shërbime dhe dokumente, arrestohet 49-vjeçari, i cili dhe në momentin e ndalimit, iu prezantua punonjësve të Policisë, me këtë detyrë.
Ky shtetas ishte në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale. Ai ka qenë i dënuar dhe më parë, për mashtrim të disa shtetasve, duke u prezantuar si funksionar publik.
Vihet në pranga dhe një shtetas që strehonte 49-vjeçarin, pasi posedonte në banesë, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, si dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se i ka përdorur 49-vjeçari, në këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë, pas marrjes së informacionit se një shtetas prezantohej si funksionar publik, për qëllime përfitimi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Deceiver”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;
-E. Ç., 19 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga hetimet dyshohet se duke u prezantuar si prokuror dhe duke i premtuar se do të paguheshin nga institucioni i Prokurorisë, shtetasi A. M. ka punësuar disa shtetas në shërbim të tij, të cilëve ia ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm ekonomik. Gjithashtu, ka kërkuar favore në institucione dhe subjekte të ndryshme.
Nga verifikimet e kryera, rezultoi se 49-vjeçari ishte në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi është paraqitur në institucione dhe iu ka marrë para qytetarëve, duke u prezantuar si prokuror.
Në vijim të veprimeve hetimore për dokumentimin e rastit, u krye kontroll në banesën e shtetasit E. Ç., në Sarandë, ku qëndronte shtetasi A. M. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik tip “Shars”, municion luftarak dhe dokumente të ndyshme zyrtare, radio si të Policisë dhe një kompjuter të cilat dyshohen se janë përdorur nga shtetasi A. M., për mashtrime.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Në një intervistë për Syri Tv, gazetari investigativ sicilian Giuseppe Bascietto zbërthen një rrjet kriminal ndërkombë...
Një ngjarje dhune ka ndodhur në Fier, ku një 49-vjeçare nga fshati Mbrostar Ura është arrestuar në flagrancë nga polic...
Lodrat dhe produktet për fëmijë, që prindërit i blejnë me besimin se janë të sigurta, kanë qenë sërish ...
Një 49-vjeçare mësohet se ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kërcënuar dhe goditur një avokat në ...
Institucionet financiare jobanka të huadhënies e kanë mbyllur edhe gjysmën e parë të këtij viti me rezultat financiar pozit...
Katër shtetas, tre grekë të moshës 27, 35 dhe 21 vjeç dhe një shqiptar 19-vjeçar, anëtarë të një gr...
Në mbledhjen e posaçme të gjyqtarëve, zëvendëskryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvorani, ngriti s...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Çërravë të njësisë administ...
Policia ka gjobitur pesë shoferë, të cilët bënin manovra të rrezikshme në rrugë. Pas publikimit të videove n&eum...
Më datë 8 tetor 2025 Kyeministri Edi Rama është kthyer në pronarë të vendit dhe informacionit, me justifikimin e mbrojt...