Dita e 105-të e protestës/ Protestuesit rrethojnë godinën e Kryeministrisë, bllokohet dhe Unaza
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pran...
Një operacion “nën hije” dhe i paautorizuar, një ndjekje që përfundon me një aksident fatal. Cinikëria e agjent&e...
Banorët e rrugicës “Vlash Papa”, në lagjen Çlirim të Beratit, denoncojnë në redaksinë e “Piranja New...
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Personi i arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokakinës nga Kolumbia përmes trëndafilave është Lulzim Cak...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e GJKKO, Engert Pëllumbi, ka komentuar përplasjen e krijuar mes pushtetit ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...

Tema e matësve inteligjentë të energjisë është rikthyer edhe një herë në vëmendje. Draft ligji i ri “Për sektorin e energjisë elektike” parashikon një nen të veçantë për sistemet inteligjente të matjes duke vendosur edhe piketat e një plani konkret.
Konkretisht në nenin 91 thuhet se vendosja e këtyre pajisjeve nuk do të bëhet menjëherë, por pas një analize të plotë të kostove dhe përfitimeve.
Sipas nenit Enti Rregullator i Energjisë (ERE) do të përcaktojë rregullat teknike të sistemit, ndërsa operatori i shpërndarjes do të bëjë llogaritjet ekonomike për të parë nëse investimi është i leverdishëm për ta zbatuar në shkallë të gjerë.
Nëse analiza del pozitive, parashikohet që të nisë një plan i detajuar 10-vjeçar për instalimin e matësve inteligjentë në të gjithë vendin. Sipas draftit, të paktën 80% e konsumatorëve duhet të pajisen me këta matës brenda 7 viteve nga fillimi i procesit.
Kostoja e projektit do të shpërndahet gradualisht dukë nënkuptuar kështu ndryshim të tarifave teksa ERE do të monitorojë gjithashtu nëse konsumatorët po përfitojnë realisht nga sistemi i ri.
“Nëse promovimi i shtrirjes sistematike të sistemeve inteligjente të matjes vlerësohet pozitivisht si rezultat i vlerësimit të përmendur në pikën 2 të këtij neni, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të kryejë vendosjen e matësve inteligjentë në përputhje me kërkesat teknike dhe funksionale të përcaktuara nga ERE.
Si rezultat i një vendosjeje të tillë, të paktën 80% e klientëve fundorë do të pajisen me matës inteligjentë brenda shtatë viteve nga data e vlerësimit pozitiv.
Në rast të një vendosjeje sistematike sipas pikës 4 më sipër, ERE do të sigurojë që klientët fundorë të kontribuojnë në kostot e lidhura me vendosjen në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese nëpërmjet tarifave të rrjetit, duke marrë parasysh përfitime për të gjithë zinxhirin e vlerës” thuhet në nenin 91.
Nga ana tjetër neni parashikon se nëse analiza del negative, sistemi nuk do të zbatohet në masë, por çdo qytetar do të ketë të drejtë të kërkojë instalimin e një matësi inteligjent, duke paguar vetë koston përkatëse. Operatori i shpërndarjes do të duhet të bëjë këtë rivlerësim çdo katër vjet, në varësi të zhvillimeve teknologjike dhe tregut, ndërsa ERE do të raportojë ndryshimet në nivel rajonal..
Matësit ekzistues do të vazhdojnë të përdoren, por vetëm ata që plotësojnë kërkesat e reja do të lejohen të qëndrojnë në funksion deri në fund të jetës së tyre. Të tjerët do të duhet të zëvendësohen deri në vitin 2031./Monitor
Gjatë muajit mars 2026, 86,5% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve” thuhet në pu...
“O kujtime/ o jeta ime/ Dilni, ashtu siç u regjistruat në shpirtin tim/ Tani ju dua” Dhërmiu, kjo perlë e rrallë e rivi...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 81.9 lekë. Euro do të blihet me 95...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjel...
Vëllai i të dyshuarit për dhunimin e një varri në Lushnjë, një ngjarje misterioze, që bëri bujë në publ...
Vëllai i të dyshuarit për dhunimin e një varri në Lushnjë, ka dhënë një intervistë për emisionin “O...
Ish-prokurori Eugen Beçi tha se pamja e ish-presidentit Ilir Meta sot në sallën e gjyqit tregon gjendjen ku janë sot burgjet shqiptare d...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin që ndodhi të dielën në Balldren të Lezhës, ku u vra ...
Dalin pamjet e para të arrestimit të Ervin Matës në Brazil, të shtunën gjatë një operacioni policor që u zhvillua n...
Ervin Mata është arrestuar në Brazil, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur menjëherë procedurat për rikthimin e tij n...